Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Guest2

Antarë i Respektuar
narciso-e1476024855836 (1).jpg

Historinë e Narcizit që pa veten të pasqyruar në ujë dhe u dashurua marrëzisht pas imazhit të tij dhe duke u zgjatur për ta prekur dhe shtrënguar ra në ujë e u mbyt; besoj se e kujtoni të gjithë. Aty në breg ku i riu humbi jetën , mbiu një lule që mori emrin e tij.

Në psikologjinë e epokës dixhitale një nga temat më të shpeshta ështe ajo e Narcizismit. Që nga fundi i viteve 70 Christopher Lasch spjegoi se si jeta jonë do të kthehej në një individualizëm të përhapur në të gjitha nivelet; e vetmja gjë që nuk parashikoi dot ishte “sindroma selfie apo Instagram”. Në 2007 Jean Twenge psikologe e Universitetit San Diego , i pagëzoi të rinjtë e Amerikës me emërtimin “Gjenerata e Unit” . Që nga 1980 e deri më sot “epidemia narcizisëm” është shtuar me të njëjtin ritëm si obeziteti. Edhe në Europë një numër i madh studimesh e përshkruan Narcizismin si një lloj metafore bashkëkohore. “Unë , unë , unë”,… është një triumf ngado, në TV, në gazeta, në web, në jetën e përditëshme.

Eshte një alarm social

Eshtë tërësisht e dukshme që teknologjia funksionon si instrument për vetevleresimin personal dhe sasia e “like” – ve dhe e “follower” mat shkallën e kënaqësisë për të interesuarin. Psikologët janë të shqetësuar sepse kjo “epidemi Narcizismi” pengon zhvillimin korrekt të ndjenjave dhe emocioneve. Kemi të bëjmë me një proces ç’personalizimi që duket sikur nuk i vë fre limiteve njerëzore. Po ushqehet një botë iluzioni dhe joreale e karakterizuar nga një preokupim i ekzagjeruar për imazhin dhe përdorim të trupit si fetish.

Pikërisht në pamundësinë për të përcaktuar limite të rinjtë modern , si Narcizi i gjorë mbeten në kurthin e imazhit të vetes, të hipnotizuar nga “bukuria” e tyre , të përhumbur mes selfie – ve dhe like – ve pa mundur dot të njohin thellësisht veten.

Për të shtuar këtu dhe faktin që identitetin tonë e ndërtojme vetëm nëpërmjet kontaktit me tjetrin. Duke patur vetëm raporte virtuale dhe me instrumenta teknologjike ndërtojmë një identitet të bazuar në iluzion, identitet të thyeshëm, ndoshta të bukur , por të zbrazët….

Psikologji.org
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

E tmerrshme! S'i kane thene qe sasia nuk eshte cilesi, se s'do hynte ne gjynah kot!
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Na cane Koken. Po te mos kesh profile ne mediat sociale thone qe ke.probleme mendore, tip antisocial etj etj. Tani po te kesh je prap me probleme.
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Citim; kjo “epidemi Narcizismi” pengon zhvillimin korrekt të ndjenjave dhe emocioneve. Kemi të bëjmë me një proces ç’personalizimi që duket sikur nuk i vë fre limiteve njerëzore. Po ushqehet një botë iluzioni dhe joreale

Plotesisht dakort!
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Nuk eshte thjeshte narcizem..eshte modeli..duhet ti ngjajme me te mirit qe te kemi sukses..pyetini femijet ke adhurojne?! Ronaldo Mesi...pyet vajzat?! Rihana Rita Ora etj etj... pra eshte modeli dhe nuk eshte aq individual sac ja kan ven emrin narcizem...Normal qe ndjenjat ndrydhen dhe sfumohen per arsye se duhet te sforcohesh per ti ngjare V.I.P-ve ... Ka humbur cdo kuptim rrenjesor i ndjenjes se perjetimit shpirteror!
 
Shpirtin n'a e perveloi DANGEROUS tek nje teme tjeter. "S'ka dashuri me zemer, vetem me tru" - tha. Na rrofshin VIP-at e njerezit qe logjikojne me tru. (ironike kjo fjalia e fundit, se mos e merrni serjozisht)
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Dhe une jam narciziste ppr jo ne social.
Keshtu madje jam serioze fare ueee.
 
E vlersoj shum citimin qe me ben..eshte privilegj kur e ben ti!
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Po na jane bere djemte si zoçka, :P
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Dhe une jam narciziste ppr jo ne social.
Keshtu madje jam serioze fare ueee.

Per mua si psikolog pa shkolle qe jam, ti ke shenja narcizmi, te duket sikur ti je me e drejta, me e sakta, me e paperlyera, ti ke gjithmone te drejte dhe gjithe te tjeret jane gabim. Ndoshta je dhe me e bukura, ku i dihet. Nuk eshte vetem vecori e jotja kjo, eshte huq ballkanas si njerez qe ju duket vetja si me te mire se te tjeret pa patur asgje te vecante qe mund tii bente vertete me te mire, por ti e ke te theksuar persa i perket anetareve te ketij forumi.

Ndoshta prinderit nuk te kane qortuar asnjehere dhe sa here ke bere gabime te kane ferkuar koken me dashamiresi, por jeta ka edhe kritika edhe kritizere dhe kerkese llogarie. S'ke ci ben. Ky eshte vetem mendimi im, s'ka nevoje te kerkosh ne wikileaks per simptomat e narcizmit se te thashe, gjindja pa shkolle une :)

Darius
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Kjo semundje e ka prekur duke filluar prej te parit te shtetit e deri tek puntorkahu . Sidomos ne shqiptaret ne dallim me popujt tjere jemi me narcizoid .
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Asnjehere si kam pelqyer njerezit qe kerkojne te jene qendra e vemendjes. Kta qe jane gjithmone 'une, une, une' e kane te veshtire te krijojne ndonje lloj connection/lidhje me te tjeret.
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

studimet mbi te qenit narcizt kan nisur nga frojd e vazhdojne te jene ... ajo qe bie ne sy eshte dydegezimi narcizmi primar dhe dytesor.. ajo qe me ka pelqyer nga studimet e fundit eshte narcizmi digital .. ai i perdoruseve web ku Jean Baudrillard pasqyron nje faqe tjeter te narcizmit ate te mungeses ne jeten jashta ekranit... te jete narcizmi jo vetem vetshkaterrim ,egocentrizem, apo vetpelqim, por edhe nje thirrje per te permbushur ate qe individi ka nevoje te shikoje,te degjoje ti thone, te plotesoj ne jeten e perditeshme?? !! ......
 
Titulli: Narcizismi ka arritur kulmin ! Sa “followers” kam ?

Per mua si psikolog pa shkolle qe jam, ti ke shenja narcizmi, te duket sikur ti je me e drejta, me e sakta, me e paperlyera, ti ke gjithmone te drejte dhe gjithe te tjeret jane gabim. Ndoshta je dhe me e bukura, ku i dihet. Nuk eshte vetem vecori e jotja kjo, eshte huq ballkanas si njerez qe ju duket vetja si me te mire se te tjeret pa patur asgje te vecante qe mund tii bente vertete me te mire, por ti e ke te theksuar persa i perket anetareve te ketij forumi.

Ndoshta prinderit nuk te kane qortuar asnjehere dhe sa here ke bere gabime te kane ferkuar koken me dashamiresi, por jeta ka edhe kritika edhe kritizere dhe kerkese llogarie. S'ke ci ben. Ky eshte vetem mendimi im, s'ka nevoje te kerkosh ne wikileaks per simptomat e narcizmit se te thashe, gjindja pa shkolle une :)

Darius

Ahaaa ke te drejte ne 99%. Ne nje pike gabohesh. Qortimet e prinderve.
Madje te them qe jam aq rebele sa kam bere gjera pikerisht vetem kunder ketyre qortimeve.

Dhe ia ku dua te dal, qe duke ecur me koken tende, vendos vete.
Gabon ska rendesi ama cf ndjen e ben, cdo gje ne jete e arrin me forcat e tua
madje aq sa kam bere une ne moshe time se ka bere asnje person

E di si Hajdut? Cazzo si che sono narcisista , e nn me ne frega piu' di tanto degli altri
te mos mungoje dhe kjo jam dhe teper egoiste.

Keshtuqe je gabim 100 % :P une jam perfekte lol
 
Me ditet e sotme kjo dukuri verehet shume.Aq me teper ne rrjetet sociale ku narcizistet marrin vemendjen e duhur.Per te tille persona eshte e veshtire te flasesh apo te krijosh komunikim dhe marrdhenie me ta.Per ata nuk ekziston nje bashkebisedues i dyte.Jane acaries dhe aspak empatike per ti dash.Ndoshta shume mund te thone qe kujt i prish pune se ata duan te jene ne qender te vemendjes,por personat e tille jane manipulues sepse e kane domosdoshmeri UNIN e tyre.
 
Back
Top