Namazi ilaç trupor e shpirteror

Kresha

A pretty face can never trick me
Për namazin flitet shumë, dhe siç dihet është obligim për besimtarët islam. Por, a kemi menduar dhe pyetur ndonjëherë sa është rëndësia e namazit për organizmin tonë, duke e shikuar nga aspekti medicinal, nga këndëvështrimi shkencorë, i cili namazin e paraqet si domosdoshmëri dhe nevojë për organizmin tonë, si nga aspekti shpirtëror por edhe nga aspekti i shëndetit trupor.

Falja e pesë kohëve të namazit është obligim i shkallës së parë dhe detyra e parë e obliguar për çdo musliman dhe muslimane, dhe bëhet në emër të All-llahut të Gjithmëshirshëm. Dhe siç dimë namazi paraqet besimin dhe bindjen e plotë ndaj All-llahut të Madhërishëm.

Gjatë namazit, falësi, mesatarisht është i obliguar t’i bëjë afro 25 lëvizje të ndryshme, precize dhe sistematike, dhe nga aspekti medicinal, ai i cili falet rregullisht kryen 1,5 orë aktivisht lëvizje të sistemit lokomotorik dhe boshtit kurrizor.



RثNDثSIA E ABDESTIT



Uji i ftohtë paraqet ngacmim të fuqishëm për lëkurën, gjegjësisht receptorët për ftohtësi të cilët janë të përhapur në tërë lëkurën. Nëpërmes këtyre receptorëve lëkura është e lidhur me sistemin nervor qëndrorë dhe sistemin vegjetativ. Fërkimi me një të ftohtë ne fytyrë, duar dhe këmbë, me ndryshimet e temperaturës, vie deri te reaksioni i fuqishëm i enëve të gjakut - kapilarëve, të cilët tëkurrën, e pas kësaj faze ata zgjërohen, dhe kështu qarkullimi i gjakut është më efikas.

Veprimi i shkurtër i ujit rritë numrin e rruzave të kuqe dhe të bardha të gjakut si dhe sasinë e hemoglobinës. Më tej nën ndikimin e ujit të ftohtë, rritet ngacmimi i nervave senzitiv dhe motorik dhe kontraksionet e muskulaturës tërthorovijore. Kështu, uji gjatë marrjes së abdestit stimulon trupin, vepron si freskues, redukton lodhjen, vepron duke stimuluar sistemin qendror nervor dhe psikën, duke shkaktuar ndjenjën e freskisë për ndërrmarjen e aktiviteteve fizike dhe mentale.

Ky është i ashtuquqjturi reaksion hydro-termal i organizmit tonë në ndikimin e ujit të ftohtë gjatë marrjes së abdestit.





RثNDثSIA E LثVIZJEVE GJATث NAMAZIT Nث ORGANIZثM DHE PSIKث



Nga qëndrimi në këmbë, duart e falësit “shkojnë” në pozitën e hapjes së pjesërishme përpara me gjunjë të lakuar në amplitudë maksimale në 135%, me shuplaka të zgjeruara dhe të drejtuara përpara me prekjen e gishtit të madh laprën e veshit.

Nga kjo pozitë falësi lëshon duart duke i ofruar kah krahërori dhe me dorën e majtë kapë të djathtën në nivel të diafragmës. Më tej falësi lakohet përpara në pozitën kur segmenti i boshtit kurrizor në pozitën 90%, ndërsa duart janë në gjunjë. Më tej falësi ngritet në pozitën e drejtë, duke rënë në gjunjë me fytyrë në sexhde. Shikimi i falësit në këtë pozitë përkujton shkronjën “Z”. Kjo formë mundëson dhe begaton përbërjen më të mirë të statusit funksional të tërë sistemit lokomotorik dhe boshtit kurrizor. Duke u ngritur nga sexhdeja vendoset në pozitë specifike të uljës me gjunjë të lakuar maksimalisht, me shputën e djathtë të lakuar dhe i ulur në shputën e majtë.

Boshti kurrizor komplet në krahasim në krahasim me ekstremitetet e poshta merrë pozitën nën këndin 90%. Lëvizja e pjesës qafore të boshtit kurrizor djathtas dhe majtas (dhënja e selamit) mundëson lëvizjen dhe elasticitetin më të mirë të qafës.

Të gjitha këto lëvizje në tërësi rrisin lëvizjen e nyjeve, fuqinë e muskujve, koordinimin e lëvizjeve, rrisin qarkullimin e gjakut local dhe proceset metabolike, mobolitetin, zvoglojnë dhembjet dhe rrisin procesët oksidative në organizëm.

Në të gjitha këto lëvizje marrin pjesë muskujt (që paraqesin 40% të masës trupore). Dhe të gjitha këto lëvizje me kohë automatizohen, kryhen lehtë pa harxhim të madh të energjisë.

Gjatë faljes lëvizjet i përcjellë leximi i Kur’anit Fisnik, që i jep ritëm shpirtit dhe trupit. Gjatë leximit të Kur’anit në namaz, futen në përdorim muskujt e qafës dhe kokës,tempero-mandibular, muskujt përtypës, dhe muskujt e dyshemesë së zgavrrës së gojës.

Me aktivitet trupor përmirësohet puna e eshtrave dhe muskujve.

Gjatë namazit lëvizjet nuk janë parciale por përbëjnë një tërësi të sinkronizuar në sferën e aktivitetit fizik, ndërsa ajo që ndodhë në sferën shpirtërore mbetet e pa vërejtur.

Por, energjia shpirtërore gjatë faljes së namazit harmonizon të gjitha funksionet e njeriut (trupor, mental dhe shpirtëror).

Sistemi kardiovaskular është i angazhuar dukshëm gjatë namazit. Qarkullimi lokal rritet për 10-20 herë me qëllim të sigurimit të oksigjenit për muskuj, si dhe në fushën e menjanimit të produkteve të metabolizmit. Sasia e gjakut që e përdorin muskujt gjatë lëvizjeve në namaz rritet 4-5 herë. Rritet qarkullimi i gjakut periferik dhe qarkullimi i gjakut në tru. Pulsi rritet 2-3 herë. Rritet aipërfaqja prekëse në mes gjakut dhe indeve dhe në këtë mënyrë rritet kalimi i materieve ushqyese në qeliza. Mirëfilli dihet se për shkak të joaktivitetit (aktiviteti muskular) vie deri te ngecja e gjakut venoz dhe limfës, e cila manifestohet në të enjtur, sklerozë, trombozë të venave dhe krijimin e kushteve për embolinë e mushkërive me përfundim fatal.

Mu për këtë gjatë faljes rritet ventilimi i mushkërive si dhe vëllimi respirator minutar.

Lëvizjet e kafazit të krahërorit dhe diafragmës rriten.

Falja e namazit vepron në mënyrë positive në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe metabolizmin e purineve, kështu që përmirësohet funksioni sekretor dhe motorik i lukthit dhe rrugëve biliare (tëmthit).



PثRFUNDIM



Nuk ekziston kufiri se kur fillon pleqëria, por dihet se një pjesë e aftësive motorike fillon të bie pas moshës 30 vjeçare. Por, mbi të gjitha një thënie e urtë thotë:

“Nuk ka rëndësi veç me jetuar por me rëndësi është me jetua”

Falja e namazit është aktivitet i cili vepron në tri aspekte të qenies njerëzore-fizike , mentale dhe shpirtërore.

Joaktiviteti i fëmiut është i dëmshëm për zhvillimin e tij, për të rriturin është i dëmshëm për shëndet, ndërsa për pleqërit fatale.

Falësi me lutjen e tij mundohet ta njohë veten. Me lutje ai është i izoluar nga bota e jashtme. Lutja e shpie në një gjendje të vlerës relevante-depërtimin në qenjen e tij.

Mund të thuhet se pasuria dhe cilësia e shpirtit të muslimanit gjatë namazit vërehet në filozofinë e tij, ndërsa filozofia e shpirtit nuk ekziston e ndarë nga trupi. Falja e namazit është traditë shpirtërore dhe obligim i ummetit (popullit) musliman e thurrur në kulturë dhe fe. Ajo është një disciplinë e gjallë e lëvizjeve rituale bashkëkohore. Namazi, si dhe agjërimi, janë metodë e zotërimit mbi egon impulsive, gjendje kur fshihet ndryshimi në mes trupit dhe shpirtit.

GJatë namazit zhduket egoizmi ndërsa muskujt dhe shpirti relaksohen. Duhet përkujtuar se fëmijët duhet t’i mësojmë me namaz nga mosha shtatë vjeçare, ndërsa nga mosha dhjetë vjeçare duhet obliguar në faljen e namazit, dhe dihet se atëherë fëmiu është më së shumti duke u zhvilluar në pikëpamje fizike por edhe shpirtërore.

Në SH.B.A. metoda më e re për menjanimin e stresit është e ashtuquajtura teknikë e meditimit transshendetal. Po ta përkthejmë fjalë për fjalë kjo do thotë meditim i thellë abstrakt. Kjo metodë burimin e vet e ka në Indi dhe paraqet një formë të jogës, dhe si çdo risi tjetër, gjeti hapësirë dhe kusht për t’u pranuar masovikisht në perëndim e sidomos në Amerikë. Për këtë metodë u botuan libra të tërë, u organizuan shumë tubime shkencore dhe kongrese në të cilat u përfshinë me miliona emisarë dhe misionarë. Kjo metodë kërkon nga ithtarët e saj që brenda ditës të lirohen disa minuta nga preokupimet dhe brengat ditore, duke i mbyllur sytë në gjendje të qetësisë së plotë dhe duke i përsëritur disa formula.

Mjekët kane konstatuar se gjatë këtyre seancave normalizohet tension ii gjakut, ngadalësohet pulsi dhe arrihet harmonizimi dhe barazpesha e sistemit neuroendokrinë. Në revistat e tyre hasim në të dhënë të thukta statistikore të cilat dokumentojnë se shumë njerëz duke zbatuar këtë metodë janë shëruar me sukses nga tensioni i lartë i gjakut, nga sëmundjet kardiovaskulare, nga çrregullimet hormonale, nga dhembjet kronike të kokës dhe nga sëmundjet psikike. Këtë metodë kaq të popullarizuar sot në botë muslimanët e kane njohur që para 1400 vjetësh, duke bërë namaz pesë herë në ditë. Namazi ynë është i lidhur me përgaditje trupore e shpirtërore. Besimtari i sinqertë në namaz lirohet plotësisht nga dëshirat, lakmitë, nga mendimet e ulëta të tij, kur i thotë fjalët All-llahu Ekber (Zoti është më i madhi).

Namazi dallon shumë nga teknika e meditimit transshendental, sepse është hyrje në prezencën e All-llahut të Madhërishëm, hyrje në kuvendim me Të.

Ne nuk shërbehemi me formula induse dhe talismane të pakuptimta, por e lartësojmë dhe madhërojmë Krijuesin Absolut, duke e thirrur me emrat e Tij më të bukur: Rrahman, Rrahim, Malik, Rabb. duke e ndier dhe duke përjetuar prezencën e Fuqisë dhe Bukurisë absolute.

Namazi nuk është pushim i mendjes, por rilindje e zemrës dhe shpirtit, hapje e horizonteve të reja gjatë të cilave besimtari merr dritë të re, nektare të freskët, valë të reja të mëshirës dhe qasje të re nga afërsia hyjnore. Nëse besimtari e fal namazin me përkushtmëri të plotë, me prezencën e fuqishme të zemrës dhe të shpirtit duke u zhytur në pastërtinë e plotë, siç kërkon All-llahu i Madhërishëm prej nesh, ai namaz shërben edhe si ilaç i fuqishëm kundër sëmundjeve trupore e shpirtërore.

Zoti xh.sh. urdhëroi: Faleni (kryeni) namazin! e nuk tha: Lutuni në namaz, sepse namazi i vërtetë është ai në cilin marrin pjesë të gjitha organe së bashku me shpirtin.

Namazi është burim i fuqisë dhe i vullnetit mineral shpirtëror që e frymëzon njeriun për të ngadhënjyer mbi vështirësitë e jetës dhe për ta fituar betejën me peripecitë e jetës.

Ja çka thotë për namazin Dr. Kissis Karel, fitues i çmimit Nobel:

“Nga të gjitha metodat e njohura deri më sot, namazi është burimi dhe fuqia më e madhe për rivendosjen e shkathtësisë së njeriut. Këtë e vërtetova personalisht si mjek i shumë pacientëve të cilët nuk patën sukses të shërohen me medikamente, por të cilët i shëroi intervenca e namazit.”

Sikur gjatë kohës sa zgjatë namazi të bëhëshin analizat laboratorike të gjakut, të qendrave akopunkturale të punës së zemrës, të lëvizjes së gjymtyrëve të boshtit kurrizor të likuarit cerebrospinal, të tensionit të gjakut, pulsit, bioritmit të trurit do të shënoheshin rezultate të shkëlqyera.

Namazi është institucion për edukim trupor e shpirtëror. ثshtë motor i fuqishëm që e vë njeriun në lëvizje pesë herë në ditë. ثshtë fuqi nga e cila buron adhurimi, pastërtia, kultura, civilizimi, edukata, morali. ثshtë arma më e fuqishme kundër nxitimit në punë të këqija dhe kundër stresit.

Duke cituar pjesë nga Kur’ani, besimtari i lutet Zotit xh.sh. për lumturi dhe shpëtim, angazhon maksimalisht fuqinq mendore dhe energjinë intelektuale, ushtrohet dhe lartësohet duke u ngritur mbi qenien shtazore, duke u bërë vetëm rob i All-llahut të Madhërishëm e i askujt tjetër. Në fund të konkludojmë se namazi është pasuri e jonë e depozituar në bankën e All-llahut xh.sh. dhe mbetet depo e fshehtësive complete, për të cilat dimë pak, ndërsa fjalët për të nuk kanë fund.

Porosia hyjnore është e përhershme dhe vlen për të gjithë brezat njerëzorë, duke nxitur intelektin për meditim të thellë:



“Ka shpëtuar ai që pastrohet, që e përkujton madhërinë e Zotit dhe falet”

(El A’ela, 14-15)
 
Allahu na e pranoft dhe na shperbleft per namazin tone... inshAllah
 
Amin Insha-Allahu Teala t'gjitheve :)
 
Ina, Amin insha-Allah edhe ju merrni pjese ne shperblim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top