Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

Kresha

A pretty face can never trick me
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

All-llahu ta paste pranu namazin duate o vella i dashur e i nderuar. All-llahu ta paste mundesu me taku naten e Kadrit dhe me arrite shperblimin e saj
 
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

Na e perktheni te pakten se c'thote lool
 
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

Na e perktheni te pakten se c'thote lool

Kam recituar 4 faqe nga 6 qe i ka Kaptina e quajtur "JASIN" ne Kur'anin Famelarte, pra, 54 ajete te recituara.

Ja perkthimi:


1. Ja, Sinë!
2. Pasha Kurيanin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë.
3. Sيka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
4. Je në një rrugë të drejtë.
5. (Kurيani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit.
6. Për tيia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar.
7. Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë.
8. Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart.
9. Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.
10. Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
11. Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kurيanin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.
12. Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh).
13. Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit.
14. Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: ىNe jemi të dërguar te ju.
15. Ata (fshatarët) thanë: ىJu nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
16. Ata thanë: ىZoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
17. Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç tيju kumtojmë ashtu qartë.
18. Ata (fshatarët) thanë: ىNe parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do tيju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh.
19. Ata (të dërguarit) thanë: ىFati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!î
20. Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: ىO populli im, dëgjoni të dërguarit!î
21. Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
22. E, çيkam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.
23. A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë.
24. Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
25. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!î
26. Atij i është thënë: ىHyn në Xhennet! e ai tha: ىAh, sikur ta dinte populli im,
27. për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!î
28. Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,
29. përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).
30. O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.
31. A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen.
32. Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh.
33. Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë.
34. Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji).
35. Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë.
36. I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.
37. Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr.
38. Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit.
39. Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë).
40. As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion.
41. Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot.
42. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që tيi hipin.
43. E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin.
44. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.
45. E kur u thuhet atyre: ىKini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do tيju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë).
46. Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën.
47. Dhe kur u thuhej: ىJepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: ىA ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!î.
48. Dhe thoshin: ىPo qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?î
49. (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete.
50. E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre.
51. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre.
52. E thonë: ىTë mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?î E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit.
53. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.
54. Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat.
 
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

Fml Lover, shume i sjellshem!! do ta lexoj sa te kem pak kohe..
 
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

shume bukur, edhe zerin e paske shume mire :)
Zoti te bekofte ty dhe familjen tenden!
 
Titulli: Namazi i nates (VIDEO): Imam: Kreshnik Syla

Rrofsh Kreta, flm !
Amin te gjitheve :)
 
Back
Top