Nacionalizmi dhe identiteti shqiptar

Love

βeℓℓe â๓e
Identiteti shqiptar perthyhet ne nje shumesi (nen)identitetesh ose identitetesh nenkombetare, por njekohesisht ngelet bllok monolitik.

Si çdo njesi qe nuk eshte grimce elementare ne vetvete/absolute, edhe identiteti shqiptar perbehet nga nje shumesi.
Grimce elementare (por jo absolute), qe nuk shperbehet dot ne mjedisin e shkencave sociale, eshte identiteti biologjik si njeri, ‘homo sapiens sapiens’.
Nderkaq identiteti shqiptar eshte produkt i nje shumesie identitetesh, duke nisur qe nga grimca elementare e identitetit biologjik.

Historia na sherben per ta zbuluar kete shumesi identitetesh, natyrisht s’kemi nevoje ta nisim nga pohimi se shqiptaret jane homo sapiens sapiens.
Perndryshe do shikojme qe ka dy dialekte, ka dhjetera fise e krahina me te folurat perkatese, ka 4 ndarje fetare e me radhe.
Kjo shumesi identitetesh jep identitetin shqiptar, pra kemi kalimin nga shumesia tek njesia.
Njesia shperbehet ne abstrakt per nevoja studimi, por mund te shperbehet ne praktike edhe per arsye te brendshme e te jashtme.
Persa kohe qe njesia shperbehet per nevoja studimi nuk do te thote qe s’eshte bllok monolitik, meqenese kjo shprehje nuk lidhet me kerkimin e se vertetes rreth perberesve identitare, por me sjelljen e njesise ne raport me faktoret e brendshem dhe te jashtem.

Nqs njesia u reziston si forcave qenderikese ashtu edhe atyre te presionit nga jashte, duke qendruar e paperkulur ne paraqitjen e saj (nuk shkon nga fryn era), atehere perfaqeson nje bllok monolitik.
Por, kurrsesi nuk mund te pohohet qe s’perben nje bllok monolitik per arsye se shqipja ka dy dialekte, kultura ka shenja te 4 feve, prandaj ky diversitet ia heq natyren monolitike.

Kush e kupton bllok monolitik ( qe ne fakt eshte koncept i retorikes) si mungese totale e diversitetit te brendshem, s’di asgje rreth shqiptareve.
Nacionalizmi eshte zbuluesi i njesise dhe jo krijuesi, dmth identiteti shqiptar nuk ka nevoje per krijues, persa kohe qe perbehet nga nje shumesi identitetesh historike qe lidhen mes tyre me ane te fijeve, pavaresisht nacionalizmit, gje qe e tregon fakti i thjeshte i vetepercaktimit etnik si shqiptare, nje shekull para daljes ne skene te nacionalizmit.
Nacionalizmi ka meriten ose pergjegjesine qe e mori kete njesi dhe e ngriti ne nivelin politik, e beri themelin e shtetit, ne kuptimin qe para tij identiteti shqiptar nuk ishte themeli i shtetit.

Ne aspektin e historise boterore (aq sa mund te flitet per nje histori universale), nacionalizmi eshte nje nga tre shtyllat e modernizmit, bashke me kapitalizmin dhe demokracine. Madje, po ta duam sa me ‘boterore’, duhet te heqim demokracine dhe te leme vetem nacionalizmin dhe kapitalizmin.
Shteti modern si idealtip, te pakten ne Perendim, eshte shtet komb, demokratik dhe kapitalist.
Ky i kundervihet shtetit paramodern, i cili mbeshtetej, tek aristokracia, feja dhe autoritarizmi ( i monarkut apo feudaleve).

Persa i perket historise se shqiptareve, po te hiqet nacionalizmi gjen nje lemsh fisesh e krahinash qe kacafyten me njera-tjetren e me te huajt, si te jete moti.
Pa nacionalizem s’ka unitet, i cili per momentin ne rang mbarekombetar eshte vetem shpirteror e jo fizik, meqe shqiptaret jane te ndare ne 6 shtete.
Historia boterore na thote se unitetin ne pergjithesi e ka pase krijuar feja dhe shteti, feja ate shpirteror dhe shteti ate fizik.

Ne s’kemi pase as fe e as shtet unik qe te krijohej uniteti e t’i jepej nje paraqitje politike identitetit shqiptar.
Kapemi pas Skenderbeut e Lidhjes se Lezhes ose me vone Rilindjes e Lidhjes se Prizrenit, se i shohim si perjekje te bashkimit dhe krijuese te unitetit.
Keshtu, per historine tone, te thuash qe nacionalizmi eshte efekt anesor, do te thote ta shikosh bashkimin e shqiptareve si diçka ontologjikisht te pamundur, pra se shqiptaret jane qenesisht te ndare e te perçare, keshtu qe nacionalizmi i cili ka krijuar njefare uniteti, s’eshte veçse nje aksident historik.

Por nga ana logjike nuk mund te pajtohet ekzistenca e nje etnie me pamundesine ontologjine e te sjellurit si nje komunitet. Pra e kunderta eshte e vertete, shqiptaret si etni historike jane ontologjikisht te prirur per unitet, por jane rrethanat te cilat kane kushtezuar paraqitje te njepasnjeshme te ndarjes e perçarjes.
Pikerisht ndarjet fetare dhe mosekzistenca e nje shteti unik, kane bere te pamundur per shqiptaret qe te kene unitet e te sillen si nje komunitet.

Ne kete kendveshtrim shihet sa i rendesishem eshte impakti historik i nacionalizmit per shqiptaret, sepse edhe pse entitet etnik prej shekujsh, per here te pare e paten mundesine t’i flasin botes shqiptarisht, pra te subjektivizohen e te mos jene thjesht nje grumbull material fisesh e krahinash, qe eshte gjendja primitive ose arkaike e shoqerise, ne kuptimin qe s’ka arritur ende ate nivel ndergjegjesimi qe te sillet si subjekt.
hyllin.blogspot.fr
 
Titulli: Nacionalizmi dhe identiteti shqiptar

Braktisja e identitetit kombëtar hap dhe thellon te caren për te varrosur një popull, një komb.
Kultura është një thesar, por jo te gjithë e shohin si te tillë ndaj dhe e humbasin. E je ne gjendje ta shtosh me vlera te reja kete thesar? Nese jo, ruaje pra ate qe ke.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top