Myftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla

Ado

FISEBILIL-LAH
Rastet e përdorimit të dhunës fizike ndaj nxënësve në shkolla nga ana e mësuesve në Egjipt, ka bërë që çështja të shkojë deri në gjykatë. Madje, një prind është paraqitur para myftiut të përgjithshëm të Egjiptit, Ali Xhumua, për të nxjerrë një fetva për ndalimin e dhunës në shkolla.

Prindi në fjalë, Muhamed Izzedin, u shpreh se duke dëgjuar çdo ditë vuajtjet e nxënësve nga mësuesit, u përfshiva nga një ndjenjë frike dhe paniku për fëmijët e mi që mësojnë në shkollë fillore.

Të enjten e shkuar, Myftinia e Egjiptit nxori një fetva, sipas të cilës çdo formë dhune fizike në shkolla, e cila lë pasoja në shëndetin e fëmijëve, është haram (e ndaluar), ndërkohë që autori konsiderohet si gjynahqar.

Sipas fetvasë, fëmija që nuk ka mbushur moshën e pubertetit është i papërgjegjshëm dhe nuk zbatohet ndaj tij kodi penal i sheriatit. Trajtimi i tij bëhet nëpërmjet formave të edukimit, të cilat nuk përfshijnë ndëshkimin. Sipas sheriatit, është e ndaluar çdo formë lëndimi dhe se profeti Muhamed a.s, i cili është mësuesi ynë më i mirë, nuk ka prekur fëmijë me dorë gjatë gjithë jetës së tij./radiodituria/
 
Pe: Myftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla

Tani e zbuluan keta?Se deri tani ishte e ligjshme eee
 
Titulli: Myftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla

ndoshta ska pas raste te meparshme qe tu shpallte.. tani qe hasen dicka te tille dhan dhe vendimin, edhe pse mudn te ksih ekzistuar qe me pare.....
 
Back
Top