Organizatorët e festivaleve të muzikës serioze që realizohen në Kosovë, do të ndjekin shembullin e Filarmonisë së Kosovës. Institucioni më i lartë i muzikës serioze në vend ka marrë vendim që hyrja në koncertet që do të organizojë në vitin që vjen, të jetë me pagesë. Kjo u ka hapur udhë festivaleve që të praktikojnë të njëjtën gjë për koncertet e tyre.
Koncertet që “servohen” në kryeqytet në kuadër të festivaleve “DAM”, “KamerFest”, “Prishtina Chopin Piano Fest” e “Tingujt e flautit”, nuk do të jenë më falas. Në edicionet e ardhshme, organizatorët paralajmërojnë se do të fillojnë të aplikojnë pagesën. Një hap i tillë, sipas tyre, do të duhej të merrej qëmoti. Megjithatë, organizatorët e festivaleve thonë se do të ketë kategorizim të çmimeve.
Marr nga news-al.com