Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Dielli ka qenë frymëzim për qindra këngë, por tani shkencëtarët kanë zbuluar se ylli në qendër të sistemit tonë diellor prodhon muzikën e vet.

suno.png


Astronomët në Universitetin e Sheffield kanë arritur të regjistrojnë për herë të parë harmonitë muzikore të prodhuara nga fusha magnetike në atmosferën e jashtme të diellit.Ata gjetën se unazat e mëdha magnetike që janë vënë për të observuar rrezet që dalin nga shtresa e jashtme e atmosferës së diellit, i njohur si unaza kurorë, lëkundet (me vibracion) si vargjet në një instrument muzikor.

Në raste të tjera këto vibracione janë më tepër si dallgë tingujsh dhe sikur ato udhëtojnë brënda një vegle muzikore frymore.
Duke përdorur imazhet satelitore të këtyre unazave, të cilat mund të jenë mbi 96,561 kilometra të gjata, shkencëtarët janë në gjendje të rikrijojnë tinguj duke kthyer vibracionet e dukshme në zhurmë dhe duke i shpejtuar frekuencat që kjo zhurmë të jetë një tingull i dëgjueshëm për veshin e njeriut.

Profesor Robertus von Fay-Siebenbürgen, kreu i grupit të kërkimit të fizikës diellore në Universitetin Sheffield, tha: "Ishte çuditërisht e bukur dhe emocionuese të dëgjoje këto zhurmat për herë të parë nga një burim i tillë të madh dhe të fuqishm. Kjo është si lloj muzike pasi ka harmoni. Kjo na ofron ne një mënyrë të re për të mësuar për diellin dhe na jep një pamje të re të fizikës në shtresat e jashtme të diellit, ku temperaturat arrijnë miliona gradë."

Unazat kurorë mendohen të jenë të përfshira në prodhimin e zjarreve diellore të cilat dalin ne hapsirë dhe janë të ngarkuara nga grimca të vogla, këto krijojnë fenomenin i njohur si moti kozmik. Kur aktiviteti i diellit, dhe prodhimi i zjarreve diellore rritet, rezulton në "stuhi kozmike" që mund të kenë rezultate katastrofike këtu në tokë, duke shkatërruar pajisjet elektronike, dhe dëmtime të satelitëve. NASA paralajmëroi javën e kaluar se aktiviteti i diellit ka nisur të rritet pas një periudhë të gjatë aktiviteti të ulët që do të rezultojë në nivele të papara të energjisë magnetike në sistemin diellor deri në vitin 2013.

Profesor Fay-Siebenbürgen tha se studimi i "muzikës së diellit" do të sigurojë mënyra të reja për të kuptuar dhe parashikuar zjarret diellore para se ato të ndodhin. Unazat kurorë lëkunden nga një anë në anën tjetër për shkak se ato sikur tërhiqen si telat e një kitareje për shkak të shpërthimtt të valëve në sipërfaqen e diellit. Shkencëtarët gjithashtu gjetën se unaza lëkundet edhe prapa dhe përpara në një mënyrë që imiton valët akustike të një vegle muzikore frymore.Shkencëtarët nuk mund të rregjistrojnë drejtpërdrejtë tingujt e prodhuar në atmosferën e diellit pasi tingulli nuk mund të udhëtojë nëpër zbrazëtinë e hapësirës.

Megjithatë, ata janë në gjendje të përdorin observimet vizuale të frekuencës në të cilën unazat kurorë lëkunden për të rikrijuar tinguj për këtu në Tokë. Me anë të studimit të Profesor Fay-Siebenbürgen, Universiteti i Sheffield nis një projekt të ri, të quajtur "Projekti Sunshine", që kanë për qëllim gjetjen e mënyrave të reja për të kuptuar fuqinë e diellit. Ai tha: "Këto unaza janë lëkundëse si telat në një kitarë apo ajr në një vegël muzikore frymore. Me kalimin e kohës valët shuhen dhe kjo na tregon ne gjëra të reja rreth fizikut së atomosferës së diellit."

Për të dëgjuar tingujt e diellit, klikoni këtu.

Për FV nga telegraph.co.uk.
 
Titulli: Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Woooow. Tingulli i pare me pelqeu jashte mase. Thnx per kete postim.
 
Titulli: Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

K'to fenomenet e natyres te len per tu habitur ,bravo shkenctarve .
 
Titulli: Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Edhe dielli po e rrit aktivitetin kohet e fundit...ska mbetur me gje brenda dhe jashte tokes pa ndryshuar kete shekull :lol:
 
Titulli: Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Dielli esht Dirigjenti At,, ne sistemin ton planetar,, prandaj kjo sesht per tu habitur shum,,
 
Pe: Muzika e diellit e regjistruar nga shkencëtarët

Jo vetem dielli por edhe Jupiteri kur eshte ne krahun e afert te tokes mund te degjohet ose mund te nderhyje te valet e radiove ne makina .
Kjo gje ndodh vetem ne shkretetirat e amerikes , te pakten nga aty kan dal momentalisht dhe keto vale.

Ju pershendes
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top