Muslimanët kërkojnë të vazhdojë padia kundër qytetit të Nju Jorkut

Muslimanët kërkojnë të vazhdojë padia kundër qytetit të Nju Jorkut

E hëne 28 Janar 2013 18:01
Muslimanët e New Xhersit kanë paditur qytetin e Nju Jorkut për shkak të mbikqyrjes policore ndaj muslimanëve.
Në Procesverbalin e së premtes, thuhet se programi i mbledhjeve të informacionëve dhe të dhënave ka për qëllim muslimanët, posaqërisht në bazë të besimit, pa asnjë dallim të sjelljeve. Ata thonë se padia federale është dashur të vazhdojë, duke thënë se programi policor i Nju Jorkut ka diskriminuar dhe ka reduktuar mundësinë e vizitës së xhamive.
Paditësit, janë individë muslimanë dhe organizata muslimane. Kjo është padia e parë e cila drejtëpërsedrejti sfidon programin policor të Nju Jorkut, e cila ka vënë në përkujdesje lagjet muslimane, duke marrë të dhëna të aktivitetëve të përditshme si psh, ku ushqehen, ku falen, ku i qethin flokët etj.
Avokatët e qytetit, pohojnë se programi është i ligjshëm, dhe prokurori shtetëror i Nju Xhersit ka thënë se nuk janë shkelur ligjet e shtetit.
/mesazhi/Sh.Hulaj
 
Back
Top