Muslimanët e organizuar në mbrojtje të Londrës

Kresha

A pretty face can never trick me
Anëtarët e bordit për mbrojtjen e qytetarit u detyruan të dalin në rrugë natën e mbrëmshme për t’i mbrojtur shtëpitë e tyre dhe ndërtesa tregtare, pasi policia nuk arriti të parandaloj dhunën dhe grabitjet që janë përhapur në të gjithë Londrën

Pasi policët humbën kontrollin e rrugëve, banorët u detyruan të marrin ligjin në duart e tyre duke u armatosur me shkopinj për t’i dëbuar grabitësit nga pronat e tyre.
Në Dalston dhe Hackney, veri të Londrës, tregtarët turq dhe familjet e tyre u përleshën me grabitësit e tërbuar duke i dëbuar nga rrugët e tyre. Ata qëndruan gjithë natën në patrullë për t’i penguar sulmet e mëtejshme. Derisa në Whitechappel, muslimanët janë organizuar dhe kanë mbrojtur Bankën Islame të Britanisë.
Incidente të ngjashme ndodhën edhe në rrugën Old Kent, ku muslimanët e rinj e kaluan natën në rrugë në mënyrë që të parandalojnë sulmet dhe tentim vjedhjet., Ueb sajti i muslimanëve të Londrës, LM, u bën thirrje muslimanëve të Londrës të dalin dhe t’i mbrojnë pasuritë dhe pronat e muslimanëve dhe të fqinjëve – pasi policia nuk mund ta kontrollojë anarkinë në rrugë.
Gjithashtu, ata apelojnë tek të gjitha xhamitë e Londrës në të cilat falet namazi i teravive t’i bashkohen forcave policore dhe komuniteteve tjera për ta parandaluar kriminalitetin. //islamgjakova
 
Back
Top