Muslimanët dhe të krishterët e Irakut luten për paqe

Kresha

A pretty face can never trick me


Udhëheqësit muslimanë të Irakut i janë bashkuar homologëve të tyre të krishterë gjatë lutjeve në një kishë në Kirkuk, në përpjekje për të zbutur tensionet në këtë qytet

Rreth 1.500 njerëz, duke përfshirë arabët, kurdët dhe turkmenet, janë mbledhur në Katedralen Chaldean të martën mbrëma, duke kënduar vargje nga Bibla dhe Kurani.
"Të krishterët dhe muslimanët janë mbledhur së bashku këtu në Kirkuk, qytet i cili javët e fundit ka vuajtur nga dhuna vdekjeprurëse. ثshtë mirë t’i shikosh duke u lutur së bashku për paqe dhe stabilitet në vendin tonë dhe qytetin tonë, i cili ka qenë i tronditur nga ngjarjet e fundit", tha Louis Sakho, kryepeshkop i Kirkukut.

Ai shpreson që në të ardhmen lutjet e ngjashme të mbahen edhe në xhami. “Që të ketë një harmoni, që e vërtetë vëllazërore për paqen, stabilitetin dhe sigurinë të qëndrojë në qytetin tonë", tha në fund Sakho

Kreu i fisit kurd Kakiyah, Adnan Sayid Fattah Agha, tha se kjo ngjarja na solli përsëri në realitet origjinal, që muslimanët, të krishterët, arabët, kurdët, turkmenët të jenë së bashku. Jeta e tyre dhe fati i tyre janë një, duke jetuar së bashku."

Javët e fundit, nga një valë sulmesh me bomba që goditi qytetin Kirkuk, dhjetëra persona gjeten vdekjen, dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.
//islamgjakova
 
Pe: Muslimanët dhe të krishterët e Irakut luten për paqe

Spom pelqen ky gjest .
Jo qe kan bo naj gje te keqe qe jan bashku por vendi ku jan bashku spo me pelqen .
Eshte desht Muslimant ne Xhami te tyre te luten per paqe jo ne kisha ku behet shirk e para gjith atyre fotov e statujav .
 
Pe: Muslimanët dhe të krishterët e Irakut luten për paqe

Spom pelqen ky gjest .
Jo qe kan bo naj gje te keqe qe jan bashku por vendi ku jan bashku spo me pelqen .
Eshte desht Muslimant ne Xhami te tyre te luten per paqe jo ne kisha ku behet shirk e para gjith atyre fotov e statujav .

Sa kontradiktor me veten
Te lutesh per paqe ska rendesi se ku mjafton te behet.
Mua me pelqeu shume

Të krishterët dhe muslimanët janë mbledhur së bashku këtu në Kirkuk, qytet i cili javët e fundit ka vuajtur nga dhuna vdekjeprurëse

Ehh sikur te kete nje bote pa gjakderdhje per motive koti.
 
Titulli: Muslimanët dhe të krishterët e Irakut luten për paqe

por vendi ku jan bashku spo me pelqen .

Nuk prish pune. Shumica e dijetareve e kane lejuar nje gje te tille, madje edhe namazin brenda ne kishe. Ata qe s'kane pelqyer kete, e kane argumentuar me faktin se ka fotografi apo ikona, gje qe ne Islam s'ben te falemi para fotografive. Kemi rastin e Profetit Muhammed a.s. kur eshte falur ne Qabe (Mekke), e ne te kishte fotografi, para qlirimit te Mekes. Zoti e din me se miri.
 
Back
Top