Muslimanët dhe dyfytyrësia e Perëndimit

Muslimanët dhe dyfytyrësia e Perëndimit


Lutfi Muaremi

ثshtë për t’u çuditur si mund që muslimanët dhe Islami të akuzohen për terrorizëm ndërkaq libri i Shenjtë i tyre përmban tekste me përmbajtje të këtilla: “Kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve…”

Gjendja histerike kundër Islamit, morali dyfytyrësh dhe standardet e dyfishta janë bërë përditshmëri e udhëheqësve dhe medieve perëndimore. Standardet e dyfishta ndaj muslimanëve mund të vërehen në gjithë botën. Por, ku duhet kërkuar fajtorin e kësaj gjendje të mjerë të Islamit; tek udhëheqësit, të cilët mund t’i kategorizojmë në: mbretër, diktatorë ushtarak, demokrat apo lloj-lloj emërtimesh; ose fajin duhet ta kërkojmë tek populli i paorganizuar i cili me dorën e vete zgjedh udhëheqës të tillë; apo organizimi i mirëfilltë Perëndimor në dëm të Islamit dhe muslimanëve?!

ثshtë e vërtetë që të gjithë udhëheqësit musliman nuk mund të identifikohen me të njëjtin nivel krimi, por deri sa ata nuk motivohen nga historia e artë e Islamit sikur që ishte Omeri i biri i Hattabit i cili në një hutbe të namazit të xhumasë tha këto fjalë të arta:

“(deri sa filloi ti gurgulloj barku i tij nga uria) Omeri iu drejtua barkut të tij me këto fjalë të arta: ‘o barku im, gurgullo ose mos gurgullo, vallahi unë nuk do të ngopem deri sa t’i shoh të ngopur fëmijët e muslimanëve’.” A thua, ku janë sot udhëheqësit tonë që ta pasojnë në veprime të tilla, duke e ditur gjendjen e vëllezërve tonë anembanë rruzullit tokësor?!

Shembull bashkëkohorë të daljes nga kjo situatë mund ta marrim dhe nga aktivisti i shquar egjiptas, Sejjid Kutbi i cili i likuidua nga udhëheqësia pro-perëndimore në vitin 1966. Kutbi ishte njeri i ashpër kundër padrejtësisë, meqë rreth vetes shikonte se si shoqërinë muslimane e udhëheqin mbretër të korruptuar apo diktator ushtarak. Ai një kohë qëndroi në Amerikë, dhe nga andej u kthye me një qëndrim refuzues ndaj kulturës perëndimore, e cila sipas tij paraqiste burim global fatkeq. Ndërsa formimi i shtetit izraelit në tokën palestineze akoma më tepër e revoltoi atë.

Sejjid Kutbi kulturën burimore Islame e shikonte si rrugëdalje të vetme nga moçalet në të cilën gjendet bota Islame; dhe së bashku me bashkëmendimtarët e kohës së tij formuan vëllazërinë e cila kishte rregulla të qarta në përmirësimin e gjendjes: disiplinë e rreptë, komunikimi i fshehtë dhe i besueshëm, nënshtrimi ndaj udhëheqësisë së drejtë dhe gatishmëria e sakrifikimit maksimal në rrugën e Krijuesit.

Në anën tjetër kemi popullin i cili nga mosnjohja e përgjegjësisë para Allahut, me dorën e vet të lirë voton njerëzit të cilët janë treguar dhe dëshmuar se janë kundërshtarë të burimeve fetare.

Nuk e kemi besimin e plotë deri sa nuk e duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij m tepër se veten; nuk jemi pasues të mirëfilltë të Islamit deri sa nuk bëhemi dijetarë, nxënës të mirë, dëgjues të mirë ose përndryshe të heshtim.

Tek njeriu i mençur, gjuha qëndron pas zemrës; kur dëshiron diçka, ai mendon dy herë para se ta thotë apo veproj. Në të kundërtën ai duhet të zgjedh heshtjen meqë ajo është më e mirë se biseda dhe vepra e kotë.

Xhafer el Mensuri këshilloi birin e tij: “Unë të jap dy këshilla: Mos thuaj gjë deri sa të mendosh mirë, dhe mos vepro diçka deri sa t’i vëresh pasojat e saj.”

Ne nuk duhet mallkuar errësirën e prapambeturisë ku jemi, por thjesht duhet ndezur llambën e diturisë e cila çon drejt një ardhmërie me të cilën do ta arsyetojmë të qënit pasues të Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të); ndërsa diturinë tonë do ta dekorojmë me modestinë dhe moralin që kishte i Dërguari i Allahut.

Unë e di që të gjithë ne nuk mund të bëhemi mjek, inxhinier apo zanatçi të shkëlqyer. Mirëpo, është e vërtetë se të gjithë ne duhet të japin maksimumin tonë psiko-fizik në përsosmërinë e gjithanshme, ndërsa i Madhërishmi i jep kujt do.

Të gjithë ne duhet me hapa të guximshëm ta ndërtojmë personalitetin tonë me cilësi të zgjedhura me të cilat është i kënaqur Krijuesi.

Porosia e të Dërguarit të Allahut është si vijon:
“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se i dobëti, por çdonjëri është i dobishëm. Shpejto në atë që ke dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo).”

(Islampress)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top