Muslimane e sinqertë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Muslimane e sinqertë


o ti Besimtare e ndritshme, o ti Muslimane e sinqertë, bëhu si Palma e lartë që nuk dëmton të tjerët: nëse e gjuan me Gurë i lëshon Frytet. Përherë e gjelbëruar dhe dobiprurës, Dimër e verë rri ne Pozitë të lartë, Shërbyese e Vlerave te larta e të përsosura.


Le të jetë Fjala jote Adhurim, Shikimi yt Shëmbëlltyrë dhe hjeshija yte Ide. Kësisoji do të jesh e lumtur dhe e rehatshme. Do të hapen Dyert kudo që të shkosh, do të lavdërohesh dhe ngrihesh lart nga Njerëzit. All-llahu do ti largojë Retë e Ngushtësisë, Frikës dhe Dëmit.


Ti me Bukurinë tënde je më brillante se Dielli. Me Moralin tënd je më e paster se Parfumi. Me Modestinë tënde je më e lartë se Kodra e Bedrit. Dhe me Dhemshurinë tënde më e dobishme se Shiu. Pra, ruaje Bukurinë tënde me Iman, Lumturinë tënde me Bindje dhe Nderin tënd me Hixhab.


Dije se Stolia jote nuk është Ari, argjendi as Diamanti, porse Namazi i Natës, Agjërimi, Lëmosha e fshehtë që nuk di askush përveq All-llahut subhanehu we teala. Pastaj, Loti i nxehtë që fshin Mëkatet, Sexhdeja e gjatë me besim të lartë, Turpi nga All-llahu ne Momentet e Nxitjes së Epshit dhe Djallit.


Pra, vishe Petkun e Devotshmërisë se ti je më e bukura ne Botë, edhe pse Teshat mund ti kesh të grisura, mbuloje Trupin me Mbulesë se TI je më e Shkëqyera në Botë -edhe sikur te jesh Këmbëzbathur dhe Largohu nga Imitimi i Femrave imorale (që janë të zhveshura apo me tesha te ngushta), dhe lavire, sepse ato do të jenë Materiali i Zjarrit të Xhehennemit.

All-llahu xh.sh. thotë në Kuran: "Dhe aty (në zjarr) nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri" Kuran, 92:15.


Lumturia yte nuk qëndron ne Llogarite bankare, por në Adhurimin e Mëshiruest, Qetësia nuk qëndron në Teshat e shtrenjëta moderne, por në Adhurimin ndaj të Plotfuqishmit All-llah.


" Nëse i ruhesh ndonjë Vepre të ndaluar,
All-llahu do të sjell një tjetër të lejuar".


Mos i humb Shpresat nga Vetvetja asnjëher. Në Jetë do të përballesh me shumë Pengesa që të izolojnë Vullneti, por mos lejo asnjëher që Njerëzit tjerë të mposhtin ty, përderisa Ti beson All-llahun Një, sepse ti Motër je Besimtare e sinqertë -Ti je më e ngritura!


Besimtare e sinqertë muslimane:

Mos ngurro të buzëqeshësh, se në Brendinë tënde ekziston Energji e madhe që aktivizohet me Buzëqeshje, prandaj mos e fsheh atë. Kudo ne Botë Buzëqeshja ka një Domethënije, ajo i jep bukuri Jetës, shton Optimizmin dhe lufton Zymëtinë ne Fytyrat e Njerzëve.


Buzëqeshja është Detyrim shoqëror, pra buzëqesh ti o Besimtare e sinqertë dhe trego Mirësjelljen tënde ndaj Njerëzve...


Besimtare e sinqertë muslimane:

Mos prit të jesh e lumtur për të buzëqeshur,
por buzëqesh që të jesh e lumtur!






Autor: Aid el-Karni
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top