Murgeshat trafikojnë femijë

Ado

FISEBILIL-LAH





Spanja tronditet nga një skandal: Për më shumë se 30 vjet murgeshat kanë trafikuar me foshnje!
-------------------------------------------
Në hetimin e quajtur "Operacioni i fshehtë", garda civile spanjolle ka arrestuar 31 persona, për të cilët besohet se janë të përfshirë në rrjetin kriminal të trafikimit të foshnjave.

Në mes të të arrestuarve ka punëtorë të shëndetësisë, si dhe dy murgesha.

Policia beson se këta persona ka trafikuar me foshnje për 30 vite. Për disa të të akuzuarit për të cilat janë ngre padi, ndoshta edhe nuk do të mund që të dalin të gjalla nga burgu pasi që janë shumë të moshuara.

Ky rrjet kriminel është krijuar në vitin 1970, ndërsa gjithë anëtarët e këtij grupi tani jetojnë në qytetin spanjoll të Valencisë.

Foshnjat bliheshin nga gra të varfra në Maroko, me një çmim prej 1.200 deri 6.000 euro, ndërsa shiteshin në Spanjë, ku edhe u rregullonin dokumente të rrejshme./FB/
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Njerzit me te besuar, qe duhet te ndihmojn popullin e thjesht, te pambrojturit etj. e mbi te gjitha njerizt qe sherbejn e hapin qendra dhe institutucione ne emer te Zotit.....kjo gje eshte jo vetem skandaloze por eshte indinjuese...dhe fakti qe per kaq vite ky trafik ka vazhduar eshte dukshem nje tregues se keta persona jan njerzit me pak te dyshimte per te bere keq e aq me shume nje femije. Burg shume mire edhe pse ne moshe te madhe.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Keto raste nuk jane rastet e para....Per fat te keq, ndonjeher ndodh qe tek ato qe ste shkon mendja ata mund te jene persona qe keqperdorin besimin e njerezve...Me kujtohet tek ne ku tregojn keto me te moqmet, se kur u eshte semur femija ose kur kane lind kane shku neper spitale ku me pare maqedonje kan punue... U kane thene motrat shpesh here se u ka vdek femija shkoni ne shtepi, dhe kufomen sua kane dhene... keto raste jane te dyshimta sidomos nje periudh.at kohe skan mund te kerkojn asgje, sepse shqipetaret kan pas shume pak te drejta....dhe kane heshte, dhe kush e din cfare kan bere ato me foshnjat ose femijet..... per fat te keq, ekzistojn njerez te atill...Mjere ato te mjeret
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

edhe ne qe i mbanim murgeshat per shenjtore , zhgenjim total....epo ca mund te prisnim tjeter kur vet prifterinje na kane dal pedofila manjak...normal qe kto sdo kishin ngel mbrapa prifterinjve . dhe e qujane veten njerez te zotit, nderkoh qe gjithkush ne bote eshte njeri i zotit...nuk eshte veshja fetare qe te ben njeri te zotit.
 
Pe: Murgeshat trafikojnë femijë

c'te komentoj?
Vazhdoj te jem e mendimit qe njerzit e kishes jan te semure nga trut... kan ber dhe vazhdojne te bejn poshtersira te tilla dhe me keq..

Ska gjo per to, boll ti falen zotit edhe cdo gje ok.
:vje:
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

C'fare lemerie! Keto lajme te japin dhimbje koke te menjehershme.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Zoti i falte, keq shume s'di cte them ! Me vjen keq qe keqperdoret feja nga njerez te caktuar.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

burimi Fb?
tek cila faqe e Fb-s esht marre islami yne apo kundra katolikeve?
qe kur po i besoni FB-s ju o te uruar?
kerkoni artikuj te tjere kundra fes qe perfaqsoni dhe te besuara te pakten jo te shkrujt nga fb-ja ku vetem idjotlliqe shkruhen
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

burimi Fb?
tek cila faqe e Fb-s esht marre islami yne apo kundra katolikeve?
qe kur po i besoni FB-s ju o te uruar?
kerkoni artikuj te tjere kundra fes qe perfaqsoni dhe te besuara te pakten jo te shkrujt nga fb-ja ku vetem idjotlliqe shkruhen

Mos u nxej si spec i djegst !

Ja ku e ke psh ne kete web lajmin e tille:

Spain: Baby trafficking network from Morocco uncovered - Spain - ANSAMed.it

Ja tjetri burim:

Spain: Baby trafficking network from Morocco uncovered

Burim tjeter:

Spain Unveils Morocco Baby-Trafficking Ring ? Naharnet

Tjeter:

Morocco to Spain Baby Trafficking Ring Uncovere...



p.s. perpara se tkercejsh si kendus, dhe te akuzosh te tjeret, ben mire t'kerkosh pak ne internet.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Njerz te semuer ka kudo ,por nuk do thot tani te shajm fen pse behen gjera brenda kornizes se fes.sepse cdo fe ben thirrje per paq dhe dashuri sa me te madhe mes njerzve ,,,mir do ishte te ket me shum siguri ne ato vende .
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Nuk mund te shash te gjithe fene pse nje grup i caktuar njerezish te veshur me petkun fetar vepron ne kete menyre, ashtu sikurse sna pelqen kur na shajne muslimanet vetem pse nje grup personash jane terrorista. Mire keto e kan bere kete veprim, po ato prinder qe i kan shitur? Une ato po qe i shaj.. cprind eshte ai/ajo qe shet femijen per nje grusht para? Fundja keto si rrembyen femijet... Mbase kan nje jete shume me te mire se mund te kishin me ato palo prinder qe i shiten kollaj.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Nuk mund te shash te gjithe fene pse nje grup i caktuar njerezish te veshur me petkun fetar vepron ne kete menyre, ashtu sikurse sna pelqen kur na shajne muslimanet vetem pse nje grup personash jane terrorista. Mire keto e kan bere kete veprim, po ato prinder qe i kan shitur? Une ato po qe i shaj.. cprind eshte ai/ajo qe shet femijen per nje grusht para? Fundja keto si rrembyen femijet... Mbase kan nje jete shume me te mire se mund te kishin me ato palo prinder qe i shiten kollaj.

Murgeshat e punetoret e shendetesise jane per te denuar sepse nuk behet biznes me jete njerzish! Jeta nuk ka cmim.
Per prindrit qe thua ti, disa nuk e dine kuptimin e ketij roli.... Disa behen gabimisht prinder edhe si pasoj perfundojne ne mbrekulli te tilla, qe ven cmim mbi koken e nje femije. Nje njeri normal, qe ka ndjenja, asnjehere sdo mund te jepte femijen....e varferia s'eshte justifikim, sepse sa njerez nuk po i risin sot femijet ne kushtet e vogla qe mund te kene? Ama kane dinjitet dhe moral dhe ndjenja....


Sa per jeten qe kane ata femije, hmm skemi nga ta dim se jane me mire apo me keq. Per kete ekziston ligji adopcionit, qe te kontrollohet sado pak e ardhmja tyre, mos pernfundoj nga keq ne me keq, te kene nje stabilitet.
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Absolutisht nuk po i shfajsoj murgeshat, keto kan bere shume faj(jo gabim) dhe per kete do denohen por dhe prinderit nuk shfajsohen dot sado te papasur apo te paditur, edhe kafsha e mban prane te voglin e saj jo me ne njerzit.. Ku eshte dashuria e nenes?
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Normal te mbuluar nen petkun e nje feje kush do besonte se do benin nje gje te till.....Ndo nje habi sme duket jo qe feja perdoret dhe perqelli`mbulimin e dickaje tjeter.....kan zgjedh fen ti perkushtohen fes ku askush nuk do dyshonte se kta njerez jan te afte te bejen te tilla veprime c`njerzore.......
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

ska pyll pa derra o njerz :(
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Po sjan murgesha ato thjesht femra koti te veshura si murgesha !
 
Titulli: Murgeshat trafikojnë femijë

Ndoshta dikujt i ka konvenu ky rast ....sidomos sot edhe ato qe duhet te na mbrojn marrin pjese ne felliqesira te tilla..
 
Back
Top