LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Një murgeshë e mbyllur në manastir është dërguar me urgjencë në spital e shoqëruar nga motrat me të cilat jetonte, pasi kishte pasur kriza të forta në bark. Pasi është ekzaminuar nga mjekët, ata e kanë futur në sallën e lindjes, ku ka sjellë në jetë një fëmijë. Sipas mjekëve gjinekologë në spitalin “Bartolomeo Eustachio”, në San Severino, Marche, të Italisë, ka qenë një lindje normale dhe pa komplikacione. E veçanta e kësaj lindje qëndron në faktin se nëna e re nuk është një femër e çfarëdoshme, por një murgeshë, e cila rreth një vit më parë, është betuar për dlirësi, pastërti e shërbim të përjetshëm ndaj Zotit, me dëshirën e saj. Mjekët kanë konfirmuar se murgesha kishte mbërritur në urgjencë me dhimbje të forta në bark dhe pas një ekografie të thjeshtë, është zbuluar për shtatzëninë e saj. Murgesha është një vajzë shumë e re në moshë, me origjinë nga Amerika e Jugut, e cila kishte mbërritur në manastir në qershorin e vitit të shkuar. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj gjatë natës së ditës së martë, duke gdhirë e mërkura. /a.s/noa.al