Mungojnë dëshmitë për sigurinë e e-cigareve

G@M3-0V3R

Antar Aktiv
DSE901A_PLUS_BATTERY.jpg

Ekziston shqetësimi për sigurinë e cigareve elektronike, me gjithë popullaritetin e tyre në rritje në publik, paralajmëruan dy hulumtues grekë.
Në “British Medical Journal”, ata thanë se pa më shumë prova është e pamundur të dimë nëse produkte të tilla të dëmtojnë apo bëjnë mirë.
Disa studime kanë ngritur frikën e sigurisë, por shitësit me pakicë argumentojnë se cigaret elektronike janë një alternativë e shëndetshme.
Përdoruesit mund të thithin nikotinën pa katran, duhan apo monoksid karboni.
Departamenti i Shëndetësisë sugjeron konsumatorët të “kenë kujdes”.
Raporti i autorëve thotë se konsumatorët duhet të ndalin përdorimin e këtyre cigareve deri në përfundimin e studimeve të sigurisë, të cilat do të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është në mesin e atyre që ngritën shqetësimet për sigurinë e këtyre zëvendësimeve të cigareve.
Në vitin e kaluar rregullatorët amerikanë kanë ndaluar dhe bllokuar një numër ngarkesash me e-cigare në kufij, për shkak të mos aprovimit të tyre.
Në Britani të Madhe është e jashtëligjshme shitja e cigareve elektronike, si një ndihmës “për të lënë duhanin”.
Ato gjenden gjerësisht për blerje si “alternativa të cigareve” në internet dhe shiten në disa vende, duke përfshirë disa bare dhe klube.
 
Back
Top