Muhamedi (a.s.) - Krenaria e njerezimit

Ado

FISEBILIL-LAH
Rresh tij tuboheshin mbarë njerëz, engjëj e xhindë, largoheshin urrejtjet, shtohej vëllazëria e lidheshin miqesitë, lulëzonte harmonia, zhdukeshin mëritë.

E shtune 14 Maj 2011 11:18
nga Esmeralda اaça

La-ilahe-il-Allah, Muhamedun Resulullah!
Dëshmuan fuqishëm Toka, qiejt, e gjithë çka mes tyre, thanë njëzëri shpirtrat që nga krijimi i Ademit, pëshpëritën gurët, kafshët, zogjtë, u tund universi me mijërat botë të tij, nga fuqia e fjalës, e së vërtetës pa kufij.
Kur terri botën mbanë kishte kapluar, e qoshet e mendjeve të mbytura në marrëzinë e idhujtarisë thellë i kishte pushtuar, e kur shikimi ishte terur, e fjalët zvetënuar, zbehur nga vjershat e oratorëve hipokritë. Kur i varfëri, i shtypuri, i ziu e i ngrati ngrysnin ditët nën padrejtësitë dhe vrazhdësinë e më të fortit, zullumqarit, atëherë kur drita ibrahimike po zhdukej e tërë, e në pak shpirtra e strukur thellë lëngonte, kur zemrat ngurtësuar ishin nga ligësia e duarve mëkatare, që foshnjat varrosnin për së gjalli... Atëbotë shpirtrat për shpëtim po çirreshin, për dritën që po agonte, për atë, për hatrin e të cilit bota ishte krijuar, për të dashurin, të vetmin, për Ahmedin e Inxhilit, dritën e pashuar.
Për ty ishin të etur o Profeti im, o Habibullah, o Muhamed Mustafa.
Më i dashuri i “ebdall-it”, i të zgjedhurve të Allahut, më i larti ndër pejgamberë, vula e profetësisë, u dërgua si mëshirë për botët mbarë, për ti treguar njerëzve rrugën e drejtësisë, të vërtetën e qartë.
Ja Habibullah, ja Resulallah, ja Nebijallah, ja Mukaf, ja Shefi, ja Muhtar, ja Jasin, ja Hatim, ja Muhamed El-Emin, emrat më të bukur, më të plotë e më të shtrenjtë i mbarti veç ai, i Dërguari i mëshirës, i faljes, i pendimit, i shpresës, i paqes, i udhëzimit e shpëtimit.
اdo virtyt e çdo cilësi vlerën mori tek ai,
çdo mirësi, çdo fjalë e mirë tek ai u përjetësua.
Të gjitha urtësitë, fshehtësitë e mrekullitë hyjnore, të sjella prej frymësh qiellore, tek ai qenë tubuar, tek ai gurgullonin virtytet më të larta, ishte deti ku ato derdheshin, kishte moralin më të çmuar.
Ishte vetë Kur’ani që ecën mbi tokë, kështu e patën cilësuar.
Ja Allah, ai vetëm Ty të deshi më shumë në këtë botë, asgjë tjetër nuk e trazoi shpirtin e bekuar të tij, përveç një fjale të vetme, të së vetmes fjalë “La-ilahe-il-Allah”, veç ajo të ngrihej lart, e të kthehej fuqishëm në shpirtrat e harruar, të mbytur, të vetmuar nga mohimi i Krijuesit të Madh.
ا’do fjalë e tij në zemra mbeti shënuar, e ruajtur në mendje të pastra, nga njerëz të besuar.
اdo vepër menjeherë u pasua, kaloi e u përcoll mes brezash ndërmjetësuar, duke u bërë kusht për parajsën e premtuar, e gjersa tek ne arriti, oh ç’lumturi e parrëfyer, ç’gëzim pafund që të njoha ty o i Dërguar.
اdo pikë uji e abdesit të tij të kulluar, nuk binte përdhe, por mbi faqet e njomura nga lotët të sahabëve, shokëve të ndershëm, që krenoheshin e mbanin si gjë fort të çmuar edhe qimen e flokut të tij të bekuar.
Kush e kush të merrte nga një çikë, prej nurit të fytyrës hënëplotë, prej bujarisë së tij, prej begatisë,
prej fisnikërisë, prej moralit më të mirë, thjeshtësisë, besnikërisë, mençurisë e diturisë, prej njeriut më të drejtë, prej halifit të vërtetë.
Buzëqeshja më e bukur e sinqertë tek ai merrte jetë, mirësia e shikimit të tij të ëmbël jepte fryte të shpejtë,
fryte të besimit, imanit, adhurimit, ndaj të Vetmit, Krijuesit, Sunduesit të drejtë.
Ai ishte modeli, të tjerët e ndiqnin, kurrë nuk tha “jo” për diçka, por vetëm “insha’Allah”.
Aroma e tij erë misku kundërmonte, sikur ardhur nga flladet parajsore, jo nga bota tokësore.
Ishte më i bukuri mes njerëzve, më fisniku më njerëzori, fytyrëshndritur e gazplotë, më i hijshmi ndër njerëzit që njohu kjo botë.
Në luftë kur luftonte, për kauzën e madhe, të zhdukjes së errësirës, së keqes që harbonte,
asgjë nuk e ndalte, as frika nga vdekja, as hordhitë e armiqësitë e të pafeve, munafikëve zemërplasur, xhahilitë. Trupin e tij të bekuar e mbronin me mish e me shpirt, shokët e nderuar si Omeri e Alitë.
Madje edhe për të të vdisnin, për ta ishte më mirë, se atij t’i lëndohej qoftë edhe një qerpik.
Ah, se vdekja për ta ishte më e ëmbël, gati të flijoheshin për të ishin të gjithë, edhe njëmijë shpirtra t’i kishin patur, për të do t’i jepnin pa ngurruar asnjë çikë.
Për ta ai ishte më i dashur se gruaja edhe fëmijët, sepse askush nuk do të ketë besuar vërtet, derisa ta dojë atë më shumë se familjen, madje edhe mbi veten e vet.
Rresh tij tuboheshin mbarë njerëz, engjëj e xhindë, largoheshin urrejtjet, shtohej vëllazëria e lidheshin miqesitë, lulëzonte harmonia, zhdukeshin mëritë.
Botën nën këmbë ai e kishte, po të donte sakaq bëhej e tij, por me modesti gjithnjë refuzonte, ahiretin kërkonte me më shumë dëshirë.
Thoshte, kjo botë le ti mbetej më mirë arrogantëve mizorë, e kryelartë, Haxhaxhëve me Hamanë që mohuan Zotin, e mbi tokë bënë zullum e derdhën gjak.
I ashpër në luftë, trim e guximtar në beteja, i butë me familjen, i mëshirshëm me jetimin e me gratë e veja, shpirt të fisnikërisë e kishte karakterin,
shembulli më i lartë ishte për të gjithë umetin, për të varfët e të pasur edhe për vetë mbretin.
E tillë ishte jeta e tij, ai vetë qe dhuratë prej Allahut për njerëzimin mbarë.
zëvendësi i Tij mbi tokë, kumtuesi i fjalës, shembulli më i gjallë.
Për të fjalët s’mbarohen, e kurrë s’do të shterojnë, gjersa të ekzistojë kjo jetë, e frymë të mos mbesë,
gjersa qiejt të bashkohen e botët të ngrihen, e vërteta e fshehur të pushtojë,
e ai të bëjë shefat në ditën e fundit, për njerëzimin tek Allahu falje të kërkojë.
Ai ishte Profeti i Fundit, dielli i njerëzisë, pishtari që ndriçoi me dritën e mirësisë, i vetmi ku soditen cilësitë, emrat e Madhështisë hyjnore, aq bukur ndërthurur në jetën e tij njerëzore.
E në fund edhe unë po them me modesti, ashtu siç një i ditur tha dikur me urtësi:
“Me fjalët e mia Muhamedin nuk e lavdërova, por fjalëve të mia me të lavdi u përftova.”
Paqja, shpëtimi dhe salavatet qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij. /kmsh/
 
Back
Top