Mrekullitë ekzistojnë! Babai bashkohet pas 1 viti me fëmijët, i dinte të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mrekullitë ekzistojnë! Babai bashkohet pas 1 viti me fëmijët, i dinte të vdekur

mirr.jpg


Një baba sirian i puth fëmijët e tij në mënyrë të dëshpëruar, pasi ata janë ribashkuar në një kamp refugjatësh.

Ammar Hammasho, i cili jeton në ishull, arriti të takojë fëmijët e tij përmes gardës së kampit në Qipro, në perëndim të kryeqytetit Nikozisë.

Ammar Hammashos, është një nga mijëra e mijëra sirianë, që humbi çdo gjë në ”Pranverën arabe”, që nisi në marsin e 2011-s si një protestë paqësore kundër presidentit sirian Bashar al-Assad dhe u shndërrua në një luftë të vërtetë civile.

Skenat emocionale erdhën pasi dy anije të mbushura me 305 refugjatë sirianë mbërritën brenda natës që nga shpërthimi i Luftës së Sirisë në vitin 2011, shkruan the mirror.

Anijet mbanin shumë të mitur, të cilët u dërguan në qendrën e pritjes në Kokkinotrimithia.

sdf.jpg


“Për sigurinë e tyre ata u tërhoqën në port,” tha një zëdhënës i policisë.

Një nga anijet po merrte ujë, shtoi zëdhënësi.

kolp.jpg


Në rastin e Ammar , ai thotë se gjithmonë ka besuar që ata ishin gjallë dhe një ditë do t’i shihte. Kur mori vesh se në kampin e Kokkinotrimithias të Qipros ishin strehuar 250 refugjatë, shpresonte se do të takonte familjen e tij.

Policia i dha vetëm 30 minuta kohë për të kontrolluar për të afërmit e tij, ndërsa arriti të gjente 4 fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.

Të miturit 7,5,4 vjeç dhe 18 muajsh, kishin udhëtuar me nënën e tyre në det të hapur për 24 orë.

Fotot e tij teksa puthte dhe përqafonte fëmijët përmes një rrjetë teli kanë bërë xhiron e botës.
babai1.jpg


b.konica.al
 
Back
Top