Mrekullia matematikore ne Kuran

Kresha

A pretty face can never trick me
Ndër 10 vjeçarët e fundit shumë dijetarë muslimanë janë ballafaquar me shkencëtarë perendimorë të fushave të ndryshme për t’u treguar se për zbulimet e tyre të arritura edhe me mjete shumë të sofistikuara të kohës, Kur’ani ka folur hapur
apo në mënyrë indirekte, para më shumë se 1400 vjetësh.​






Vërtet Allahu i madhëruar i shpalli Muhammedit a.s. Kur’anin me dijen e Tij dhe i premtoi njerëzimit se gjatë zhvillimit të tij, do të vertetohet se Kur’ani është libër i Zotit. Ja si thuhet në Kur’an:


'“ E ju gjithsesi, më vonë do ta kuptoni vertetësinë e Kur’anit”
(Sad, 8 )

Dhe:

“ Ne do t’ua bëjmë atyre të mundëshme që të shohin shenjat Tona në horizonte dhe në vetën e tyre derisa t’u bëhet e qartë se Kur’ani është I vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë”
(Fussilet, 53).​

Ne do te perpiqemi t'ua paraqesim juve edhe këtu, disa fakte më interesante, që me gjuhën e matematikës, provohet se Kur’ani është një mrekulli hyjnore.



Celësi i mrekullisë gjendet në ajetin e parë të Kur'anit.


Bismilahirr- Rrahmanirr- Rrahim


Arfet ( germat ), që e formojnë ate, janë gjithsej 19 ( në arabisht).
S’do të ishte asgjë interesante deri këtu, që janë 19 germa në këtë ajet. Por, në ajetin e fundit, I 30 -ti I sures “Al-Mud-dath-thir”, thuhet:

“ Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetëshi”.

Profeti Muhammed a.s. nuk ka sqaruar se kujt i referohet ky numër, prandaj shumë komentues të njohur të Kur’anit, me kohë, kanë supozuar se numri 19 i referohet 19 ëngjujve që do të mbikqyrin njerëzit në Xhehenem; disa të tjerë thonin se numri 19 ka të bëjë me aftësinë e njeriut; disa të tjerë thonin se numri 19 tregon shtyllat dhe urdhëresat e fesë islame.Me gjithate, çdo komentues supozimin e vet e vazhdonte me fjalët: “ por Allahu e di më së miri”.

Pikërisht, këtë e zbuloi Dr. Reshit Halifa :
Në Kur’an është përdorur sistemi matematikor me bazë numrin 19. Numri 19 është numër pa pjestues ( pjestohet vetëm me 1 dhe me 19), ndryshe nga numri 18 që ka pjestues 2, 3, 3, 9 apo 20 me pjestues 2, 4, 5, 10.
Le të shohim disa fakte me të vërtetë interesante :

- Sureja e parë e shpallur “Al-Alak” përbëhet prej 19 ajetesh dhe është e vendosur në Kur’an në vendin e 19 nga fundi.

- Xhebraili herën e parë që u paraqit, shpalli vetëm pesë ajetet e para që përbëhen prej 19 fjalësh dhe këto fjalë kanë 76 shkronja : 76 = 19 x 4.

- Në herën e dytë Xhebraili shpalli ajetet e para të sures “Al-Kalem” që përmbajnë 38 fjalë : 38 = 19 x 2.

- Herën e tretë Xhebraili shpalli 10 ajetet e para “Al-Muz-zem-mil” që përmbajnë 57 fjalë : 57 = 19 x 3.

- Në herën e katërt Xhebraili shpalli 30 ajetet e para të sures “Al-Mud-dath-thir” dhe ajeti I fundit është “Mbi të vigjëlon 19-ta”

-Herën e pestë Xhebraili shpalli shpalli suren e parë të plotë “Al-Fatiha”, e cila fillon me deklarimin e parë të Kur’anit “Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, me 19 shkronja arabe. Kjo vulë gjendet në të gjitha suret, të tilla ka 114 = 19 x 6.

- Vetë ky verset përbëhet gramatikisht nga katër emra: Ism, Allah, Rrahman, Rrahim. Duke përdorur kompjuterin, është llogaritur se secila prej këtyre fjalëve është përdorur një numër herësh që është i plotëpjestueshëm me numrin 19; kështu:

- Fjala “Ism” është përdorur në Kur’an 19 herë.

- Fjala “ Allah” përmendet 2698 herë dhe 2698 = 19 x 142.

- Fjala “ Rrahman” përmendet 57 herë dhe 57 = 19 x 3.

-Fjala “Rrahim” përmendet 114 herë dhe 114 = 19 x 6.

Deri këtu do të ishte e mjaftueshme për shumë persona, madhështia e arritjes së përdorimit të një numri pa pjestues dhe të shumëfishave të tij, gjatë shtjellimit të ideve në një libër jo matematik. Por, le ta shohim më poshtë, ky ishte vetëm fillimi.

Kur’ani është i vetëm libër në botë që ka në krye të disa sureve disa “iniciale” ose “ shkronja të shifruara”, të cilat quhen arabisht Mukatta-at ( shkurtesa). Këto duket sikur nuk kanë kuptim. Nga 28 shkronjat e alfabetit arab, gjysma e tyre 14, gjenden në këto iniciale. Me to janë formuar vetëm disa nga kombinimet e mundëshme dhe pikërisht 14 të tillë: 3 njëshe ( Kaf. Nun, Sad), 4 dyshe ( Ta Ha; Ja Sin; Ta Sin; Ha Mim), 4 treshe (Elif Lam Mim; Elif Lam Ra; Ta Sin Mim; Ajn Sin Kaf), 2 katërshe ( Elif Lam Mim Ra; Elif Lam Mim Sad) dhe 1 pesëshe ( Kaf Ha Ja Ajn Sad).

Inicialet e treguara janë përdorur në krye te 29 sureve, atëherë, duke mbledhur 14 germat + 14 inicialet + 29 suret = 57 dhe 57 = 19 x 3.

Duke përdorur kompjuterin, është konstatuar se çdonjëri inicial përmbahet një numër herësh që është I plotëpjestueshëm me 19. Le t’i shohim me redhë:

- Inicialia Kaf. Gjendet në krye te sureve 42 dhe 50. Në suren 42 ajo gjendet 57 herë dhe 57 = 19 x 3. Edhe në suren 50 ajo shfaqet 57 herë, dhe 57 = 19 x 3.

- Inicialia Nun. Gjendet në krye të sures 68 dhe shfaqet aty 133 herë dhe 133 = 19 x 7.

- Inicialia Sad. Me të fillojnë suret 7, 19 dhe 38 dhe shfaqet në to 152 herë dhe 152 = 19 x 8.

- Inicialia e dyfishtë Ta Ha. Me to fillon sureja 20. Shkronja Ha përdoret 314 herë, ndërsa shkronja Ta përdoret 28 herë. Vërehet se këto dy shkronja përdoren pra, 314 + 28 = 342 herë dhe 342 = 19 x 18.

- Inicialia e dyfishtë Ja Sin. Me to fillon sureja 36. Shkronja Ja përdoret 237 herë, ndërsa shkronja Sin përdoret 48 herë, pra të dyja shfaqen 237 + 48 = 285 herë dhe 285 = 19 x 15.

- Inicialia e dyfishtë Ha Mim. Me to fillojnë suret 40, 41, 42, 43, 44, 45, 46. Shkronja Ha përdoret 304 herë, kurse shkronja Mim 1862 herë. Shuma 304 + 1862 = 2116 dhe 2116 = 19 x 114.

- Inicialia e dyfishtë Ta Sin. Në suret që i përmban cilindo nga këta shkronja si iniciale (suret 20, 26, 27, 28 36, 42) këto shkronja shfaqen 494 herë dhe 494 = 19 x 26.

- Inicialia e trefishtë Ta Sin Mim. Në suret ku përdoren këto shkronja si iniciale, ato shfaqen 1444 herë dhe 1444 = 19 x 76.

- Inicialia e trefishtë Elif Lam Mim. Këto shkronja, në suret 2, 3, 7, 13, 29, 30, 31, 32 përdoren 26676 herë dhe 26676 = 19 x 1404.

- Inicialia e trefishtë Elif Lam Ra. Këto shkronja, në suret 10, 11, 13, 14, 15 përdoren si iniciale dhe shfaqen ndër to 9709 herë dhe 9709 = 19 x 511.

- Inicialia e trefishtë Ajn Sin Kaf. Këto shkronja në suret e përdorura si iniciale ( 26, 27, 28, 36, 42, 50 ) shfaqen 722 herë dhe 722 = 19 x 38.

- Inicialia e katërfishtë Elif Lam Mim Sad. Këto shkronja në suret e përdorura si iniciale shfaqen 38114 herë dhe 38114 = 19 x 2006.

- Inicialia e katerfishtë Elif Lam Mim Ra. Me te fillon sureja 13 dhe aty shkronjat përbërëse shfaqen 1501 herë dhe 1501 = 19 x 79.

- Inicialia e pesëfishtë Kaf Ha Ja Ajn Sad. Me te fillon sureja 19 dhe aty shkronjat përbërëse shfaqen 798 dhe 798 = 19 x 42.

Me anën e kompjuterit është treguar se shumëfish të numrit 19 janë edhe tregues të tjerë brenda ketyre inicialeve të marra më sipër. Më pas është llogaritur se:

shkronja Elif përdoret 17499 herë dhe 17499 = 19 x 921;

shkronja Lam përdoret 11780 herë dhe 11780 = 19 x 620;

shkronja Mim përdoret 8683 herë dhe 8683 = 19 x 457; etj.

Gjithashtu, me anën e kompjuterit është konstatuar se numrat ( p.sh. kemi krijuar 7 qiej,etj) përmenden 285 herë dhe 285 = 19 x 15. Bile, në qoftë se i mbledhim të 285 numrat sipas vlerës së tyre numerike merret shuma 174591 = 19 x 9189. Ka raste që i njëjti numër përsëritet disa herë. Nëqoftë se këta i marrim vetëm nga një herë, merret shuma 162146 dhe 162146 = 19 x 8534.
Dhe me këto të dhëna të marra me kompjuter, mund të vazhdohet akoma më gjatë.

Kush vallë mund të krijojë një mrekulli të tillë ?

Me anën e kompjuterit u muarr edhe përgjigja e pyetjes : Cfarë mundësishë ka të shkruhet një libër i tillë, që përmban sistemin matematikor me bazë 19, me lidhjet dhe kombinimet konkrete dhe që kjo të jetë rastësisht. Përgjigja qe:

Mundësia që kjo të ndodhë rastësisht është 1 me 626 septilion dhe 1 septilion = 10000... 0 ka 42 zero. Bile, kjo mundësi që konsiderohet nga çdo shkencë e pamundur, vjen gjithënjë duke u zvogëluar sepse gjithnjë e më shume zbulohen argumente të reja me po këtë bazë. E kush përveç Allahut, mund të jetë autor i këtyre mrekullive ?

“Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit me xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin një si ky, sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin”
( 17 : 8).

Pastaj, a mendojmë se po të kishte humbur gjatë 14 shekujve një sure do të kishim 113 të tilla, shifër kjo që nuk plotëpjestohet me 19. Jo një sure, po edhe sikur një inicial të hiqej, të shtohej apo të ndryshohej, do të prishej pjestueshmëria me 19. Pra, do të shkatërrohej sistemi matematikor i përdorur. Por, edhe kjo ka përgjigjen e vet:

“Ne me Madhërinë tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të Tij”​
(15: 9).​
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Numri 19 eshte numri qe hena e shkencetareve tuaj,qe asht e rendesishme per ju ne kalendare e festa,ben nje rotullim te plote reth diellit NE LIDHJE ME TOKESN.Cdo235 muaj sinodike ose 19 vjet fazat e henes perseriten.Ky cikel quhet cikli Aureo dhe njihej nga greket 1200 vjet para kuranit.Kjo lejon te parshikohet dhe data e pashkeve sepse festohet ne te dielen e mepasshme ne te parin plenilunio(faza e ,kur hena ndodhet me pjesen e ndricuar nga ne,ose kur toka eshte midis henes nga njera ane dhe diellit nga ana tjeter,Ne kete rast ne shikojme pjesen e ndricuar te saj e cila ndodh pas ekuinocit te pranveres (21 MARS).
Por sidoqe edhe ky nuk edhe aq i veshtire per tu mature.Majat e Amerikes mund te talleshin me keto lloj matjesh,si dje edhe sot.
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Orakull, per ty dhe ata qe thua ti mund te tallen me keto lloj matjesh:

“Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit me xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin një si ky, sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin”


Urdheroni, thirresni kend te deshironi. Merreni per ndihme kend te deshironi.

Pastaj te shohim kush me kend do te tallet.:lexim:
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Po,nuk mund te behet.Nuk lejohet nga ligji i mbrojtjes se te drejtave te autorit.
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

ja edhe disa mrekulli te tjera kuranore:
Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur’anin e
madhërishëm se një gjë është e barabart me tjetrën p. sh. burrat janë të
barabartë me gratë. Edhe pse kjo ka kuptim vetëm gramatikor, një e dhënë mahnitëse e fjalës burrë në Kur’an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua, kështuqë jo vetëm që kjo frazë është e drejtë nga kuptimi gramatikor, por është edhe një e vërtetë
matematikore. P. sh. 24 = 24.

Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka
zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur’anin, ku thuhet se një gjë është
e njejtë me tjetrën. Shiko më poshtë rezultatet mahnitëse të fjalëve të
përmendura dhe numrin se sa herë është përmedur në Kur‘an në gjuhën
arabe.

Dunja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e
amshueshme)- 115 herë

Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë

Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.

Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.

Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.

Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes
prej Iblisit- 11 herë.

Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë

Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë

Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë

Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë

Magji- 60 herë, fitne (ç’ orientim, mashtrim)

Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32, berekat
(rritja e bagatisë)- 32 herë

Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.

Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.

Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.

Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë

Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.

Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.

Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.

Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:

Salat (falje, namaz)- 5 herë,

Muaj- 12 herë,

Ditë- 365 herë,

Deti- 32 herë, toka- 13 herë

Deti+ toka= 32+ 13= 45

Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%

Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%

Deti+ Toka= 100. 00%

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të
tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Përveç mrekullive që cituam deri tani, Kurani përmban edhe një sërë mrekullish matematikore. Një shembull konkret i këtyre mrekullive është numri i përbashkët që del nga përsëritja e disa fjalëve të caktuara. Këto fjalë, të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën, përsëriten me të njëjtin numër në mënyrë të habitshme. Më poshtë janë përmendur këto fjalë si dhe numrat e përsëritur në Kuran:
Shprehja “shtatë qiej” përsëritet shtatë herë në Kuran. Gjithashtu, edheshprehja “krijimi i qiejve” përsëritet shtatë herë në Kuran.

Shtatë qiej 7 herë
Krijimi i qiejve 7 herë

Fjala “ditë”, në numrin njëjës, përsëritet 365 herë. Po kjo fjalë, në numrin shumës, përsëritet 30 herë. Ndërsa fjala “hënë”, përsëritet 12 herë në Kuran. Nuk duhet të harrojmë se lëvizja e hënës është baza e kalendarit hënor, i cili, ashtu si dhe kalendari diellor, ka 12 muaj.

Ditë 365 herë
Ditët 30 herë
Hëna 12 herë


Fjala “tradhëti” dhe fjala “i keq” përsëriten nga 16 herë në Kuran.
Fjalët “bimë” dhe pemë” përsëriten nga 26 herë në Kuran.

I tradhëti 16 herë
I keq 16 herë

Bimë 26 herë
Pemë 26 herë


Fjala “dënim” përsëritet 117 herë në Kuran, ndërsa fjala “falje”, e cila është një nga bazat themelore të Kuranit, përsëritet dy herë më tepër, pra 234 herë.

Dënim 117 herë
Falje 2 x 117 = 234

Fjala“thuaj” është përmendur nga 332 herë. Po aq herë është përmendur edhe fjala “thanë”.

Thuaj 332 herë
Thanë 332 herë

Fjalët “Dunيa” (jeta e kësaj bote) dhe “Ahiret” (jeta e botës tjetër) janë përmendur nga 115 herë secila.

Fjala “besim” dhe fjala “mosbesim” përsëriten nga 25 herë në Kuran.


Fjala “të mirët” përsëritet 6 herë, ndërsa fjala “të këqinjtë “ përsëritet dy herë më pak, pra 3 herë.

Fjalët “verë-ngrohtë” dhe “dimër-ftohtë” përsëriten nga 5 herë në Kuran.

Gjithashtu edhe fjalët “verë” (pije alkoolike) dhe “dehje” përsëriten nga 6 herë në Kuran.

Fjala “pasuri” përsëritet 26 herë, ndërsa fjala “varfëri” përsëritet dy herë më pak, pra 13 herë.

Në shumë ajete kuranore janë përmendur edhe fazat e krijimit të njeriut.Për këtë le të marrim për shembull ajetin kuranor të mëposhtëm:
“Ne e kemi krijuar njeriun nga toka. Pataj e bëmë pikë (nutfetun) në një vend të sigurtë (në mitrën e nënës). Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi (mudga) pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, Krijuesi më i mirë.” (El-Mu’minun: 10-14)

Pra fazat e krijimit janë: tokë, pikë (farë), diçka e varur, copë mishi, eshtra dhe mish. Po të bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme të përmendjes së këtyre fazave, përftojmë numrin 65. Po kaq herë është përmendur edhe fjala “njeri"

Njeriu 65

Toka Turab 17
Pikë Nutfetun 12
Copë mishi Alek 6
Eshtra Mudga 3
Diçka e varur Idham 15
Mishi Lahm 12

Shuma 65
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Po,nuk mund te behet.Nuk lejohet nga ligji i mbrojtjes se te drejtave te autorit.

Edhe po te lejohej, do t'ishte e kote. Sepse Kur'ani, si fjale e Zotit eshte jashte kompetencave te mendjes se njeriut. Kur'ani eshte mrekulli e gjithe njerezve. Ai ofron provokim. Per oratoret , ka elokvencen e vet, per filozofet urtesine e vet, e per shkencetaret, ka lloje te ndryshme te diturise . Per te gjitha keto aresye, Kur’ani u drejtohet gjithe njerezve:

“ Ne qoftese thua se ky liber eshte fjala e njeriut , ofroje te ngjashmin dhe te njejtin “. “ Thuaj : Edhe sikur te bashkoheshin njerezit dhe gjinet per te sjelle nje Kur’an te tille , ata nuk do te mund ta benin si ky , sadoqe ta ndihmonin njeri-tjetrin “

Apo, pse kane thene dhe thone:

" Ai ( Muhammedi) e trilloi ate (Kur’anin) . “ Thuaj : “ Formuloni pra , dhjete kaptina si ai (Kur’ani) ashtu te trilluara (sic thoni ju) dhe thirni pos Allahut po qe se jeni te drejte , (cka thoni) , ke te mundeni per ndihme ! “

" E nese nuk u pergjigjen juve , atehere pra , ta keni te qarte se , ai (Kur’ani) eshte i zbritur me dijen e Allahut dhe se nuk ka Zot pas Tij . A jeni pra ju myslimane ? “

" E ne qofte se jeni ne dyshim ne ate qe Ne ia shpallem gradualisht robit tone , Atehere sillni nje kaptine te ngjashem si ai (Kur’ani) dhe thirni (per ndihme) deshmitaret tuaj (zoterat) pos Allahut , nese jeni te sinqerte (ne theniet tuaja se Kur’ani nuk eshte prej Zotit ) “

Pra, as nje KAPTINE te ngjajshme si ai (Kur'ani) nuk kane qene ne gjendje ta sjellin deri me tani askush. Nje kaptine, hiq me shume. Jo krejt Kur'anin. Nje kaptine, vetem nje ! Ky eshte suksesi i Kur'anit.
 
Pe: Mrekullia matematikore ne Kuran

Ma hoqet trurin me keto matematike.
Po thuaji njerezve te lexojne ndonje vers nga Kurani se ndoshta ka me shume vlere se sa te tregosh mrekullit e numrave etj etj..
Nqs e ke lexuar edhe ske ca ben e merresh me mbledhje e zbristje atehere hallall te qofte.
Mendimi im personal kuptohet.. :qershi:
 
Titulli: Mrekullia matematikore ne Kuran

Nuk lejohen shkrimet ne arabisht per shkak qe pjesa me e madhe nuk i kupton. Jemi forum SHQIPTAR, dhe ketu vim te lexojme dhe te shkruajme shqip, te kuptohemi me njeri - tjtrin. Gjuha e forumit eshte shqipja, dhe ju lutem ta respektoni.
Per gjuhen arabe ose gjuhe te tjera, mund te perdorni forumet e specializuara ne kete fushe.
Ju flm per mirekuptim!
 
Back
Top