"Mrekullia e Haarlemit"

Lauri

Anunnak
Pse piktura "Mrekullia e Haarlemit", pesë shekuj më pas u quajt "Murgu dhe murgesha"?
IMG_20230403_195826.jpg
Një murg shtryll gjoksin e një murgeshe, kjo është ajo që në përcjellim me një vështrim të atypëratyshëm, duke aluduar për një akt perversiteti të murgjërve dhe murgeshave. Shpjegimi, i cili qarkullon gjerësisht pretendohet se është një satirë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, mbi jetën e shthurur të atyre që jetonin në manastire. Murgjit dhe murgeshat akuzoheshin shpesh për dehje, grykësi, koprraci dhe sjellje të shthurura. Prandaj, vera dhe frutat që piktori ka vendosur në tablo, do të aludonin për një jetë mes bollekut dhe imoralitetit.
Hulumtuesit deri vonë kanë qenë të ndarë më dysh, ata që besonin këtë varjant dhe ato që këmbëngulnin për një shtjellim tjetër të alegorisë që holandezi i manierizmit përcolli në këtë punë të vitit 1591, atë të quajturën "Mrekullia e Haarlem", e cila është punë me bojra vaji në kanavacë e përmasave 116 x 103 cm që ndodhet në Muzeu Frans Hals, Haarlem, Holandë.
Dhe nuk ka pse të ketë dyshime, këmbëngulin ekspertët, të cilët marrin në shqyrtim çdo detaj të pikturës, ajo i përket trajtimit të “Mrekullisë së Haarlem", pavarësisht keqinterpretimeve dhe synimeve të qëllimta për ta përdorur këtë vepër arti si një sulm ndaj fesë.
Po cila është “Mrekullia e Haarlemit"?
Sipas legjendës, një murgeshë në Haarlem, gjithashtu vend i origjinës së piktorit, u akuzua se kishte fshehur shtatzëninë dhe lindjen, akt heretik që dënohej dhe ndëshkohej rëndë nga autoritetet fetare. Gjykatorët e rreptë të manasirt besojnë se amësia e saj mund të zbulohet duke shtrydhur gjoksin. Nëse nga gjoksi i saj do të dilte qumësht, akuza ishte e vërtetë dhe penaliteti shembullor. Piktura përshkruan momentin kur një murg me përvojë në mjekësi dhe shkenca, shtrydh gjoksin e murgeshës. Pikërisht këtu ndodhi mrekullia. Nga gjoksi i saj nuk rridhte qumësht, por verë. Kjo vërtetoi devotshmërinë dhe pafajësinë e murgeshës. Në këtë rast vera dhe frutat simbolizojnë një jetë të virgjër.
Ndryshimi i emrit të pikturës së Cornelis Corneliszoon van Haarlem (1562 - 11 nëntor 1638), dëshmon dashakeqësinë e historianëve dhe studjuesve të artit, të cilët tëntuan jo vetëm të denigronin artistin, por edhe të sulmonin pastërtinë e devocionit të banorëve të manastirëve.
Sidoqoftë, piktura fillimisht titullohej "Mrekullia në Haarlemit", por u ndryshua në shekullin e 20-të, në "Murgu dhe murgesha", siç njihet edhe sot. Kjo tablo fillimisht u shoqërua me historinë e një murgeshë nga Haarlemi, e cila u akuzua se kishte lindur fshehurazi. Kundërshtarët e saj donin të provonin imoralitetin dhe amësinë, duke ia shtrënguar gjoksin. Nëse ajo do të kishte lindur, qumështi do të sekretohej. Piktura përshkruan ekzaminimin e provës pa treguar asnjë formë epshi në përbërjen e tij apo shprehjet e fytyrës, si të murguat ashtu edhe të murgeshës. Murgu po shikon larg për të ruajtur modestinë dhe pastërtinë e murgeshës, e cila është e përulur, shprehi që lexohet qartë në pozicionin e duarve dhe plastikën e fytyrës.
Nëse shikoni pikturën, poshtë gjoksit të murgeshës në gotë nuk ka qumësht por verë. Vera do të lidhej me Eukaristinë dhe gjakun e Jezusit, duke dëshmuar pra devotshmërinë, pastërtinë dhe pafajësinë e saj.
Shumë nga këto motive ishin shumë më pak të pazakonta për njeriun e Rilindjes sesa na duken sot. Në ato kohë, njerëzit e perceptonin botën në një mënyrë krejt ndryshe nga ne; në fakt kjo ishte një periudhë e shkurtër lirie kur mendja dhe trupi ishin të barabartë dhe kurioziteti mposhti frikën.

E shenjta dhe profane, ose shpirtërorja dhe trupore, filluan të përzihen në jetën dhe artin e Rilindjes. Nga fundi i Rilindjes, përmbajtja erotike u bë gjithnjë e më e dukshme. Manierizmi prodhoi imazhe ku një motiv mitologjik ose alegorik shfaqet vetëm si maskim për përmbajtjet erotike. Motivet kuazi të shenjta si kjo pikturë e Cornelisz-it "Murgu me një murgeshë" ishin gjithashtu përfaqësime mezi të mbuluara të erotizmit, siç diktoheshin nga normat shoqërore të kohës.
(Albert Vataj)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top