Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0704090816573_m.gif

ثshtë e vërtetë që meshkujt ndonjëherë është shumë e vështirë të kuptohen. Nëse vërtet dëshironi të kuptoni mënyrën me të cilën meshkujt mendojnë, për fillim po ju japim disa këshilla.

Ofroni përkrahje
Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë që mirë po e bën punën dhe që e ka përkrahjen tuaj. Nuk ka nevojë ta teproni, mirëpo nëse i bëni komplimente herë pas herë nuk do të ishte keq.

Zbuloni se cili është shkaku i motivimit
Me çka kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do t’i ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij.

Kuptojeni se edhe meshkujt kanë emocione
Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Pos kësaj, është me rëndësi edhe që ta dini që një numër i madh meshkujsh shfaq pikëllimin e tij nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit, sepse përpiqen që në të gjitha situatat të duken sa më shumë “macho”.

Tregoni mirëkuptim
Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit: meshkujt nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo e ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja që të përmirësohet ajo që tashmë është thënë vetëm sa e përkeqëson tërë situatën.

Bëhuni të sinqerta
Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti është gjë shumë e rëndësishme për çdo çift. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve. /Telegrafi/
 
Pe: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

`Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime` ????Ca dreq titulli eshte ky?
Perse duhet me patjeter te kerkoni te na mposhtni?Askush nuk del i fituar nga nje mposhtje e aq me pak ne nje lidhje.Kerkoni te bashkeveproni ju me ne dhe ne me ju, keshtu dalim te dy te fituar :D
 
Titulli: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve. /Telegrafi/

Flm per kte informacion shum te vlefshem Telegraf, se nuk e dinim...Ju sapo i falet ndriçim trurit tim!
 
Titulli: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Morem fund ne meshkujt tani
E c'na mor m'qaf ky dreq telegrafi::cool::
 
Titulli: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Sa te thjeshta i bejne gjerat me germa
 
Titulli: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Sa te thjeshta i bejne gjerat me germa

Nuk dua ta mendoj se je ende i futur nen kthetrat e " merimanges" !!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Elvinaz vejushka mka thone: Sa here kam dasht me shashtise tim shoq zhvishesha lakuriq dhe rrija pas deres se dhomes :hmm:Ma ha menja se ja ka cmontu psikologjine :zemerthyer:
 
Titulli: Pe: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

`Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime` ????Ca dreq titulli eshte ky?
Perse duhet me patjeter te kerkoni te na mposhtni?Askush nuk del i fituar nga nje mposhtje e aq me pak ne nje lidhje.Kerkoni te bashkeveproni ju me ne dhe ne me ju, keshtu dalim te dy te fituar :D

Temen ne forum nje mashkull e solli. ا'faj kemi ne qe doni te vete-shkaterroheni ju? :liber:
 
Titulli: Pe: Mposhteni psikologjinë e mashkullit me 5 veprime

Temen ne forum nje mashkull e solli. ا'faj kemi ne qe doni te vete-shkaterroheni ju? :liber:

Meqe e solli nje mashkull temen e duke qene edhe une mashkull (i thencin :P ) po filloj te ndjehem fajtor :P

PS-Kam pershtypjen une apo eshte e vertete qe kerkon debat me mua?Jo per gje por ti e di qe e kam per kenaqesi te debatoj me ty duke u nisur nga respekti qe ushqej natyrisht!
 
T'a them edhe unë mendimin tim?! Femrat që Duan të mposhtin meshkujt me strategji, kanë të njëjtin problem që kanë meshkujt që duan gjithë kohën të ndihen të dominuar. Ku ka me bukur se nje mashkull që të rri në krah dhe qëndron si strehë mbrojtëse me pak kujdes. E ku ka më bukur se sa një çift që bën edhe të tjerët të ëndërojnë një të ardhme më të mirë.
 
.... rrofsh e qofsh qè e the mendimin tènd , kètè kèshillè do e kemi parasysh :-)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top