Arfenilla
Themelues i Forumit
Motra e nderit nga SHBA-të për pak sa nuk përfundoi në burg pasi pranoi se kishte vjedhur një milion dollarë dhe i kishte humbur ato në slot aparate.
Motra e nderit, Maria Thornton (65 vjeçare) vodhi paratë e kolegjit katolik ku edhe punonte si arkëtare, shkruan Mirror. Maria i humbi të gjitha paratë nëpër kazinotë e Atlantic Cityt.
Paratë i kishte vjedhur gjatë një periudhe dhjetëvjeçare. Në gjykatë deklaroi se ndjen keqardhje dhe e ka turpëruar veten, familjen dhe fenë. Gjykatësi e dënoi me 2000 orë punë në të mirë të shoqërisë dhe e urdhëroi t’i kthejë 347.000 dollarë.
Kolegji mori nga sigurimi 480.000 dollarë dëmshpërblim. Në shenjë pendese motra e nderit tash po kalon ditë e natë në izolim në një dhomë të vogël e cila gjendet në manastirin e Philadelphias. /Telegrafi/