Moske, Putin baba? Alina Kabaeva bëhet me djalë

elbruna

Anëtar i Respektuar
MOSKE- Kryeministri rus Vladimir Putin ka shumë për të festuar pë krishtlindjet e këtij viti. Jo vetëm faktin që ka kontroll të fortë mbi Rusinë dhe tregtinë e naftës dhe të gazit, por më tepër ai është bërë baba.

Lajmi publikohet nga New York Post. Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva tashmë kanë një fëmijë. Kampionia 26 vjecare e gjimanstikës ritmike , ditët e fundit ka lindur një djalë, të cilën e ka quajtur Dimitri, si presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev.

Kabaeva u identifikua si e dashura e Putin që kur ajo u tërhoq nga gara në 2006-tën, pasi kishte fituar 2 medalje olimpike. Për të fejuarën e re të kryeministrit rus, Kabaeva flitet tashmë prej disa vitesh.

E vetjmja gazetë ruse il 'Moskovsky Korrespondent', e cila vitin e kaluar publikoi zërat për divorcin e Putin dhe marrëdhënien atëherë të fsheta me Alina Kabaeva, u mbyll brenda një kohe të shkurtër.

Media shkruan se martesa mes Alina Kabaevës dhe kryeministrit Putin nuk ndodhi asnjëherë, ndërsa lidhja e tyre u kulmua me lindjen e djalit të parë të Putin.

Me martesën e parë me ish gruan e tij Ludmilla, Putin ka dy vajza.

Balkanweb
 
Back
Top