Mos vritni në emër të fesë

Alko71

Anëtar Aktiv
Mos vritni në emër të fesë?

اfar faji ka taksisti hallexhi që therret ashtu siq therren kafshët në rrugët e Marokut e Algjerisë me pretekstin e xhihadit në rrugë të Allahut? Cili është faji i ushtarit të thjeshtë që ruan objektet për një rrogë të ulët për të mbajtur me bukë e gojës plot vështirësi fëmijët e tij, qe e presin te dera e shtëpisë të uritur, pastaj gjoksin e tij e hap një plumb dhe justifikimi për krimin është që ky është tradhëtar? ا'faj ka punëtori i thjeshtë, kamarieri i lokalit, punonjësi i një firme, plaku i kërrusur, fëmija i pafajshëm? C'farë krimi kanë kryer këta qe u shkatërrohen trupat e tyre me bomba me qëllimin për të mbrojtur Islamin? Islami është i pastërt nga këto vepra mizore dhe të shëmtuara. Feja Islame është e nderuar dhe larg këtyre sjelljeve të neveritshme dhe të gabuara të disa "pasuesve" te pashpirtë. Islami është fe hyjnore, univerzale, e qyteteruar dhe njerzore.

Profeti Muhammed a.s i perzgjedhuri i Zotit, ka treguar që një grua mbajti të lidhur një mace deri sa ngordhi dhe për këtë ajo do të dënohet në zjarr të xhehnemit. Feja Islame ka ndaluar padrejtësisht dhe agresionin. Zoti e ndalon tejkalimin e kufijve edhe ndaj atyre qe te kanë sulmuar padrejtësisht.

Zoti thotë në një ajet Kur'anor: " Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush por mos e kaloni kufirin se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin." (El Bekare 190).

Abdullah ibn Seluli i mynafikeve bëri shumë komplote dhe mashtrime ndaj Profetit Muhammed a.s dhe ndaj shokeve te tij. Armiqësia e tij arriti deri në atë gradë sa sahabet t'i kerkonin Muhammedit a.s ta vriste atë. Profeti Muhammed a.s u pergjigj: "Jo sepse nuk dëshiroj që njerezit të thonë që Muhammedi ekzekuton shoket e tij". Fjalë magjepsese, argumentim shumë i bukur i Profetit a.s njerezit mund te thone që Profeti Muhammed a.s i Dërguari me udhëzim hyjnorë dhe profeti i mëshirës vret njerëzit qe e kanë shoqëruar atë qoftë edhe për një orë edhe pse mund të jetë mynafik ( hipokrit) në besimin e tij. Vrasje e mynafikut qe e ka shoqeruar profetin për aq kohë mund të jetë shkak që njerezit të mos e pranojnë fenë Islame. Ky veprim mund të deformojë imazhin e mirë dhe të bukur të fesë.

Atehere si mund të ndikojë në shpërfytyrimin e imazhit të fesë sonë krimet e kryera me armë dhe bomba ndaj njerezve të pafajshëm, fëmijëve të vegjel, të moshuarve dhe shtresave të varfura që rropaten për të siguruar bukën e gojës dhe të dënuar për të vuajtur pasojat e çmimeve të larta dhe sëmundjeve e borgjeve që u kanë zënë fytin?
Mes gjithë këtyre vuajtjeve vjen një njeri me gjakftoftësinë më të madhe dhe i vret për të shkatërruar imazhin e fesë nëpërmjet internetit dhe kanaleve televizive!
Armiqët tanë tallen me ne, të gjithë popujt e botës kanë material për t'u marrë dhe një miliard e gjysmë muslimanë ulin kokën të prekur e të ofenduar. Na vjen turp për Zotin nga këto sjellje, na vjen keq për këto veprime të pamenduara, të papjekura prej injorantesh. Kërkojmë mbrojtje dhe ndihmë prej Allahut nga këto krime të tmerrshme dhe ngushëllojnë gjithë nënat algjeriane, marokene irakiane dhe të gjithë nënat e tjera që janë sprovuar me keto krime. Atyre ekstremisteve vrases u themi: ndaloni prishjen e imazhit të perjetshëm dhe Hyjnor qe ka feja jonë. A keni mendje per tu kthyer? A keni ndergjegjje per të zgjuar? A ka ngelur ndonje fije Islam në zemrat tuaja? A keni ndonjë grimcë turpi?

Pas një shperthimi pashë një nënë të gjakosur që qante dhe kishte ngritur duart drejt qiellit duke u lutur: O Zot na merr hak nga këta njerëz. Kam parë një punëtor të thjeshtë që i kishte këputur këmba që rënkonte dhe qante. Kam parë një vajzë të re në kulmin e moshës me pamje të fytyrës të deformuar, të vërbuar dhe të mbuluar me gjithë gjak.

Qeshin bota dhe tallen me ne nga këto veprime që kanë bërë disa të metë prej "nesh". Sa herë që mendimtarët tanë kanë arritur ta rregullojnë sadopak imazhin e fesë e të sqarojnë dilema të ndryshme rreth Islamit ngrihen disa të çmendur dhe injorante per ta prishur dhe shkaterruar kete imazh. Si mund t'i ftojmë tjerët per te pranuar dhe pelqyer fenë tonë kur shikojnë disa njerez që etiketojnë vetveten si muslimanë të devotshëm të hedhin në erë restorante, shtëpi jetimësh, shkolla, spitale e plot ambiente tjera. Sa humbje i kane shkaktuar Islamit, fesë së fundit, fesë së mëshirës, drejtësisë paqes, fesë që e kanë pranuar madheshtinë dhe univerzalitetin e saj dhe jomuslimanet.
اdo dite zgjohemi plot frikë se mos degjojmë ndonje veper të çmendurve dhe të paditurve. Hidhni poshte armet, ndalni padrejtësitë që bëni, mjaft gjak keni derdhur, mjaft njerez te pafajshem keni vrare, keni dëmtuar imazhin e fesë, keni bërë për të vajtuar të afërmit tuaj, shokët tuaj, popullin tuaj dhe u keni dhënë material dashakeqëve për të qeshur e tallur me ju!

Dilni në dritë, hapni sytë arsimohuni, kërkoni dijen dhe ndryshoni drejtim e kthehuni tek e verteta e bashkohuni me xhematin e muslimaneve. Ftoni njerezit për në fenë e Zotit me urtesi dhe këshillë të mirë, merrni pjesë në zhvillimin e shoqerisë, në arsimimin e saj. Merrni pjesë në projekte sociale, perkrahni të varfrit, ushqeni të uriturit, jini të dobishëm për njerezit. Kontriboni per te ndertuar qyteterimin Islam.

Dera e pendimit është e hapur, të gjithë njerezit gabojnë dhe gabimtaret me te mire janë ata qe pendohen.

AID EL KARNIJ.
===============================================
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top