Mos vall lidhja mes dashuris dhe intelegjences eshte ne perpjestim te zhdrejt..!?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mora shkak nga kjo thenje qe gjeta tek nje faqe letrare ne F-book..

" Gratë që lexojnë janë të rrezikshme, sepse ato nuk mërziten kurrë, dhe çfarëdo lloj gjëje të ndodhë ato e gjejnë një rrugë për të dalë :nuk e vrasin mendjen nëse i bëni të vuajnë shumë, sepse ato dashurohen pas një libri tjetër, një historie tjetër, dhe ju braktisin... "

487499_450774901666142_461939698_n.jpg


C"mendoni rreth kesaj shprehje qendron sipas mendimit tuaj..? dua te zgjeroj si diskutim ta mos e le vetem ne konturin femror,,por dhe ate mashkullor,,(vlen e njejta gje dhe per meshkujt,,qendron qe sa me i zgjuar i lexuar i shetitur qe thoshin te vjetrit,,aq me veshtir eshte qe ai te gjej shpirtin e tij binjak e te dashurohet vertet me nje femer ,,)..vall mos dashurojn por vetveten nuk do pranoni kurr ta cenonin per asnje lloj dashurie ..cila do qoft shkalla e saj..?
Apo mos vall keta njerez te dhen pas dijes,,leximit ,psikollogjis njerzore,.kerkojn prefekten,,dhe ajo ekziston vetem ne imagjinaten e saj/tij qe ju pjell c"do dite dicka te re per ta pasuruar ate,,brenda vetvetes se tij/saj,,e pastaj si nje i/e vuajtur perballet me valet neper realitetin e turbullt per ta gjetur dhe perqafuar pastertin e mendimit tij/saj imagjinare realisht!?
Vall gjendet nje pik e drejt ne kete lemsh relativiteti ndjenjash..


 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos vall lidhja mes dashuris dhe intelegjences eshte ne perpjestim te zhdrej

Dashuria është një ndjenjë budallaqe që prek edhe njerëzit më inteligjentë.Ashtu si thotë shprehja e famshe popullore; ''Nuk mbetet laraskë pa bisht'' them se nuk mbetet njeri pa dashuruar të paktën njëherë në jetë.Madje mendoj se këta lloj njerëzish dashurojnë më fort edhe me më shumë pasion pasi duke qëndruar brenda asaj ç'ka lexojnë besojnë fort në dashurinë ideale.Unë e shoh si shprehje të shtruar më shumë në kuptim reklame këtë shprehjen e mësipërme.Diçka që tregon se pasioni për të lexuar është i tillë sa këthehet në një dashuri e cila mund të rivalizojë edhe dashurinë midis dy njerëzve.
 
Titulli: Mos vall lidhja mes dashuris dhe intelegjences eshte ne perpjestim te zhdrej

Cdo njeri eshte i hekurt derisa dashurohet verte e pastaj lexo ji person inteligjent cte duash
do kete gjithmone nje pike qe na perkul ca.
 
Titulli: Mos vall lidhja mes dashuris dhe intelegjences eshte ne perpjestim te zhdrej

Mua shprehja ne vetvete me duket cinike, dhe absolutisht e gjykon gruan ne karriere apo inteligjente sa i perket javes se si dashurojne ato, ose me sakte se sa te lehte e kan ta perballojne zhgenjimin ne dashuri, por shtjellimi qe i ke dhene ti me duket me llogjik dhe i diskutueshem. Une do thoja qe kjo varet nga njeriu, nqs ecen gjithmone me plan dhe eshte mesuar qe te kete mendjen si drejtuese te cdo situate, edhe mund ta ket me te veshtire renien ne dashuri nje person i lexuar, kjo jo vetem qe kerkon idealen, por sepse i duket me e madhe pergjegjesia e nje ndjenje aq te madhe sa dashuria. Them se pikerisht me "inteligjentet"(ato qe e mbajne veten si te tille) i friksohen me se tepermi dashurise. E futa ne kllapa, pasi per mua nuk eshte inteligjent nje njeri qe i friksohet ndjenjave te bukura. Nga ana tjeter, ndjenjat kan deshmuar perher se kan thyer cdo mur, ide, plane etj. Keshtuqe nqs do i vinim perballe them se raporti apo pershorja do anonte gjithmone kah dashurise dhe ndjenjes :)

p.s. Dashuria s'ta ul kurre inteligjencen,te budalleps ne fillim, por pastaj kupton qe pikerisht personi qe ke prane ka qene zgjedhja me inteligjente qe keni bere, keshtuqe dashuroni pa merak! ;) (normal ka raste kur dhe s'ja qellon :p)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top