Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Arfenilla

Themelues i Forumit
5974749_l_620x310.jpg
Rreziku nga pësimi i një sulmi në zemër rritet shumë pas një zemërimi me dikë, ka gjetur një studim i ri.
Studimi, i publikuar në revistën mjekësore European, gjeti se rreziku nga një sulm në zemër ishte 8,5 herë më i lartë në dy orë pas situatës së zemërimit sesa gjatë nivelit bazë të njeriut të zemëruar.
Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre duket se i konfirmojnë indikacionet e hulumtimit të mëhershëm se zemërimi mund të veprojë si një shkaktarë për një sulm në zemër, transmeton Lajmi.net.
Ata thonë se kanë strategji për t’i mbrojtur individët që mos të kenë sulm në zemër gjatë zemërimit akut.
Hulumtuesit studiuan pacientët të cilët dyshonin se kishin sulm në zemër gjatë një zemërimi, dhe ishin pranuar për trajtim në spitalin Royal North në Sidnei.
Sulmi në zemër pas një zemërimi ishte konfirmuar në 313 pacientë, transmeton Lajmi.net.
Shtatë prej pacientëve me sulm në zemër të konfirmuar kishin arritur një shkallë të zemërimit të paktën në nivelin e 5 brenda dy orëve para se të fillonin simptomat e tyre.
Bazuar në modelet e zakonshme subjektive, rreziku relativ i fillimit të shfaqjes së simptomave të sulmit në zemër ndodhë brenda dy orëve pas një zemërimi të madh.
Rreziku i lartë nga një sulm në zemër vlerësohet se arrihet pasi që gjatë zemërimit normat e rrahjeve të zemrës dhe presioni i gjakut rriten, forcohen enët e gjakut dhe rritet koagulimi – ndryshime këto fiziologjike të cilat lidhen me sulmin në zemër.
Andaj, provoni të mos zemëroheni.B lajmi

-
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Do perpiqem fort sidomos kur lexoj budallalliqe virtuale . Se kto kane i te keqe ..se nxefesh dhe ske kujt i uleret
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Pse nuk eshte tek mjeksia kjo tema?
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Se flet per "sulme" jo per "atak"
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Aty ka shkaqe...si te mbrohesh..dhe pasojat.

Me shume se sa mjeksi :p
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

per mu duhet cu tek aktualiteti , te kronika zeze
Se une lexoj titullin..shof dhe foton dhe ndertoj i ngjarje
 
Pe: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Një thënje gjermane thot " In die Ruhe, liegt die Kraft!"
- اka don të thotë, se fuqia gjindet në qetësi gjegjësisht heshtje.

Gjendja e trazuar nuk sjell asgjë te dobishme.
Qetësia është ajo që të sjell harmoni me veten dhe rrethin.
Gjithëçka shkon sipas dëshirës.
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Pas cdo gjendje te tensionuar qe mund te kalosh duhen gjithmone disa frymemarrje te thella... ben mire, ti aiuta a non soffocare il cervello, Lol
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Kane thene plakat: Qa ta bene koka s'ta bene askush!,
 
Titulli: Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Vetem se jemi njerez dhe jo robota qe mos te ndjejme zemerim.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top