Mos u ngut.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një njeri i shtyrë në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç. Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej hare e madhe.Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti: -Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh!
Plaku buzëqeshi.
Pranë tyre ishte ulur një çift, që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq. -Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?- menduan ata. Papritmas djali bërtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali. Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. Papritmas ai bërtiti: -Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time. Shiko, shiko!
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë? Plaku u përgjigj: -Ne sapo dolëm nga spitali. Birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh për herë të parë në jetën e tij!
اdo herë kujto: Mos tento të dish rezultatin pa i ditur mirë detajet.L.l
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top