Arfenilla
Themelues i Forumit
Nëse dëshironi të jeni vetvetja, duhet të veproni ashtu si ju e ndjeni më mirë, duke mos u interesuar se çfarë të tjerët mund të thonë apo mendojnë për atë që ju bëni
Në rast se së pari nuk e kuptoni dhe e pranoni vetveten, nuk mund të jeni vetvetja. Merrni kohë të gjeni se cila është esenca e asaj se kush ju jeni. Gjithashtu, meditoni apo mendoni, analizoni mendimet, veprimet dhe vendimet tuaja. Mundohuni të gjeni gjërat të cilat ju pëlqejnë dhe nuk ju pëlqejnë të bëni. Gjithashtu kuptoni se ju përket vetëm juve të kuptoni se çfarë dhe kush jeni, si dhe çfarë e kush ju pëlqen apo nuk ju pëlqen.
Mos u fiksoni në të kaluarën dhe mos ia vështirësoni vetes fokusimin në të ardhmen. Njëri nga gabimet më të mëdha është kur merrni vendime të bazuara në atë se si keni qenë dikur në të kaluarën, pra duke u munduar të bëheni një personalitet që ishit më herët, në vend se të rriteni dhe të provoni e mësoni ndonjë vendim apo personalitet të ri.
Mos u interesoni në atë se si njerëzit ju perceptojnë
Disa njerëzve mund t’u pëlqeni, disave jo. ثshtë pothuajse e pamundur të jesh vetvetja kur t’i interesohesh për atë se çfarë mendojnë të tjerët, p.sh. “a mendojnë se jam interesant”, “a mendojnë se jam budalla” e të tilla. Nëse dëshironi të jeni vetvetja, duhet të veproni ashtu si ju e ndjeni më mirë, duke mos u interesuar se çfarë të tjerët mund të thonë apo mendojnë për atë se ju bëni.
Bëhuni të sinqertë dhe të hapur
اfarë keni për të fshehur? Askush nuk është perfekt dhe të gjithë mësojmë me kalimin e kohës. Nëse ndiheni të turpshëm apo të pasigurt për ndonjë aspekt të vetes dhe duhet t’i fshihni këto nga vetja juaj, qoftë në aspektin psikik ose emocional, duhet të vini në një përfundim, ku duhet të mësoheni me ato pjesë dhe ta bindni veten se duhet të jetë ashtu. Gjithmonë jini i sinqertë me veten tuaj.
Trajtoje veten sikur do ta kishe trajtuar shokun më të mirë
Gjithkush e di vlerën e shokëve dhe atyre që i ka afër, epo, kush vlen më shumë se vetja juaj? Jepni vetës të njëjtin respekt, sjellje dhe mendim sikur keni për personat që i doni apo i respektoni. Mendoni se çfarë i pëlqen vetes më shumë, p.sh. nëse do të mund të dilnit me veten, cilat do të ishin gjërat që do t’i bënit e do t’ju pëlqenin më shumë? Filloni me këtë ide dhe do të keni sukses.
Mos e krahasoni veten me të tjerët
Nëse keni për qëllim të jeni dikush që nuk jeni apo nuk mund të jeni, kurrë nuk do të jeni të lumtur. Kjo vjen si pasojë e krahasimit tuaj me të tjerët. Ju mund të shihni se si të tjerët shfaqen në publik, por kurrë nuk mund ta dini se çfarë ata mendojnë në botën e tyre private dhe pse i bëjnë ato veprime. Duke e krahasuar veten me të tjerët, ju i jepni fuqi të madhe imazhit të tyre, duke e ulur shumë poshtë tuajin.Sh media