Mos thuaj “po” për mirësjellje. Thuaj “jo” sepse është jeta jote

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mos kërko falje kur dikush përplaset me ty.

Mos thuaj “më fal që po të bezdisë”. Nuk je e bezdisshme. Ti je person me ndjenja dhe mendime që meritojnë respekt.

Mos shpik arsye për të cilat nuk mund të dalësh, por që vërtetë nuk dëshiron të dalësh. Askujt nuk i detyrohesh shpjegim. Thjeshtë “jo, faleminderit” duhet të jetë e pranueshme.

Mos mendo shumë se çka han para njerëzve. Nëse je e uritur, ha, dhe ha atë që të pëlqen. Nëse dëshiron picë, atëherë mos porosit sallatë për shkak të njerëzve tjerë rreth teje. Porosite atë picë të madhe.

Mos mbaj flokë të gjata vetëm për ta kënaqur dikë tjetër.

Mos vesh fustan nëse nuk don.

Mos rri në shtëpi vetëm sepse nuk ke me kënd të dalësh. Nxirre vetëveten. Përvojat krijoji vetë dhe për vete.

Mos i ndalo lotët tua. Qarja do të thotë se ndjen diçka që duhet nxjerrë në pah. Kjo nuk është dobësi. Kjo tregon se je qenie njerëzore.

Mos u qesh vetëm pse dikush të ka thënë ta bësh këtë.

Mos u frikëso të qeshësh me shakat e tua.

Mos thuaj “po” për mirësjellje. Thuaj “jo” sepse është jeta jote.

Mos i fsheh mendimet e tua. Flit me zë. Duhet të dëgjohesh.

Mos kërko falje për atë që je. Bëhu e guximshme dhe e vlerësuar dhe e mrekullueshme.
Bëhu pa justifikim vetvetja.
/femer/supergrate.net
 
Ne fakt njerezit e tjere nuk mund ti kenaqesh kurre sido qe te sillesh, kshu qe pse ta marresh mundimin. Beji gjerat sepse ashtu te pelqejne ty dhe te japin kenaqsi ty dhe kaq!
 
Shume nga keto qe lexova i kam bere .por jeta te meson cdo dite te kuptosh e te veprosh sic duhet per te miren tende. Nuk duhet bere asgje per te kenaqur te tjeret
 
Epo ndonjehere duhet edhe kompromisi apo si i thone ndryshe - ti thush derrit daje!

Ndryshe vl
 
Disa pika aty edhe i kam përjetuar edhe jam munduar ti pëlqej x por nuk funksionon. Unë jam unë e nuk ndryshoj dot
 
Pjo. ?
 
Kjo "Mos" eshte bo si romani Pse, nga jeta ne jete
 
Mos thuaj “më fal që po të bezdisë”. Nuk je e bezdisshme. Ti je person me ndjenja dhe mendime që meritojnë respekt.
(A sa budalle kam qen dikur,i thoja me fal dikujt qe interesohesha per te.E ai se vleresoi kurre :):)Tani them shyqyr qe eshte sa me larg meje.)
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top