Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
82 këshillat e Alejandro Jodorowsky
(Për një jetë më të qetë)
1. Përqëndro vëmendjen mbi veten tënde! Ji i ndërgjegjshëm për çdo moment që mendon, percepton, provon, dëshiron dhe bën.
2. Mbaroje gjithmonë, çdo gjë që fillon!
3. اfarëdolloj gjëje të jesh duke bërë, bëje në mënyrën më të mirë të mundshme!
4. Mos sulmo asgjë që mund të të shkatërrojë me kalimin e kohës!
5. Kultivo bamirësinë tënde, por bëje fshehtas!
6. Trajto çdokënd sikur të ishte i afërmi yt!
7. Sistemo rrëmujën që bën!
8. Mëso të pranosh dhe të falenderosh për çdo dhuratë!
9. Mjaft i vure përcaktime vetes!
10. Mos gënje, mos vidh sepse duke i bërë, ti gënjen dhe vjedh vetëm veten!
11. Ndihmoje fqinjin tënd, por mos e bëjë vartës të ndihmës!
12. Mos stimulo asnjë që të të imitojë!
13. Bëj plane për punën dhe çoji deri në fund!
14. Mos përvetëso shumë hapsirë!
15. Mos bëj lëvizje apo tinguj të panevojshëm!
16. Nëse nuk beson, shtiru sikur e ke!
17. Mos e lësho veten që të impresionohesh nga karakteret e fortë!
18. Mos konsidero askënd si pronarin tënd!
19. Shpërnda vazhdimisht!
20. Mos josh!
21. Ha dhe fli vetëm aq sa është e nevojshme!
22. Mos fol me askënd për problemet e tua personale!
23. Mos shpreh gjykime apo kritika kur je injorant i fakteve në të cilat je përfshirë!
24. Mos ndërto miqësi të panevojshme!
25. Mos ndiq modën!
26. Mos shit veten!
27. Respekto kontratat që ke firmosur!
28. Ji i përpiktë!
29. Mos lakmo fatin apo suksesin e askujt!
30. Mos fol më shumë seç duhet!
31. Mos kërko përfitime ekstra nga puna!
32. Mos kërcëno askënd!
33. Mbaji gjithmonë premtimet!
34. Në debate vendose veten edhe në vendin e atij që ke përballë!
35. Pranoje që dikush tjetër mund të jetë më i mirë se ti!
36. Mos shkatërro, por transformo!
37. Ndeshu me frikërat e tua, sepse çdonjëra prej tyre është një dëshirë e kamufluar!
38. Ndihmoji të tjerët që të ndihmosh veten!
39. Hidhi poshtë mospëlqimet e tua dhe qëndro pranë atyre që të inspirojnë refuzimin!
40. Mos reagoni ndaj fjalëve që të tjerët thonë për ju, qofshin këto lëvdata apo gabime!
41. Transformoje krenarinë në dinjitet!
42. Tranformoje zemërimin në frymëzim!
43. Tranformoje lakminë në respekt për bukurinë!
44. Transformoje zilinë në admirim për vlerat e të tjerëve!
45. Transformoje urrejtjen në bamirësi!
46. Mos e lavdëro ose ofendo kurrë veten!
47. Vlerësoje çdo gjë që s'të përket, sikur të ishte jotja!
48. Mos kundërshto!
49. Zhvillo imagjinatën!
50. Mos jep kurrë urdhra për të arritur kënaqësi, nga një person i bindur!
51. Paguaj për shërbimet ndaj teje!
52. Mos u bëj posesiv i punës apo ideve të tua!
53. Mos lakmo mëshirë, admirim, dhëmbshuri, bashkëpunim nga të tjerët!
54. Mos u ndje superior karshi të tjerëve, për shkak të paraqitjes!
55. Mos kundërshto, më tepër qëndro në heshtje!
56. Mos akumolo borxhe, shlyeji sapo të jepet mundësia e parë!
57. Nëse ofendon dikë, kërko falje. Nëse dikë e ke ofenduar publikisht, atëherë kërko falje publikisht!
58. Kur sheh që ke thënë diçka të gabuar, mos këmbëngul për shkak të krenarisë, por tërhiqu në mënyrë dinjitoze!
59. Mos mbro idetë e vjetra, vetëm e vetëm sepse jeni ju që i keni shprehur!
60. Mos grumbullo sende të panevojshme!
61. Mos e vish veten me mendime ekzotike!
62. Mos mbaj fotografi me persona të famshëm!
63. Mos u justifiko me asnjë dhe mbaji për vete mendimet e tua!
64. Mos e përkufizo veten në bazë të asaj që ke!
65. Mos fol për veten, pa marrë parasysh faktin se mund të ndryshosh!
67. Kur dikush të kërkon një mendim rreth dikujt apo diçkaje, përmbaju vetëm vlerave!
68. Kur sëmurësh, konsideroje sëmundjen si urdhëruesin tënd dhe jo si diçka që duhet urryer!
69. Vëzhgo hapur dhe mos përgjo!
70. Mos i harro kurrë të dashurit që nuk jetojnë më, por mos lejo që dhimbja të të kushtëzojë jetën!
71. Kudo që jeton, gjej kohën t'ja kushtosh diçkaje të shenjtë!
72. Kur ofron një shërbim, bëj përpjekjet e tua pa rënë në sy!
73. Nëse vendos që do të punosh në ndihmë të të tjerëve, bëje me dëshirë!
74. Nëse je i lënkundur midis, të bëj apo të mos bëj, rrezikon gjithmonë të bësh!
75. Mos tento të bësh të pamundurën që të jesh gjithça për bashkëshortin/ten tënd/e, pasi gjithmonë do të ketë gjëra që s'mund t'ia japësh, ndërsa disa të tjerë, po!
76. Kur dikush po flet në publik, dhe publiku është i interesuar për atë që thotë, mos e kundërshto dhe mos kërko t'i vjedhësh publikun!
77. Jeto me lekët që ke fituar vet!
78. Mos u tërhiq nga aventurat e hidhura!
79. Mos e justifiko dobësinë tënde!
80. Mos i shko për vizitë dikujt vetëm sa për të shkuar kohën!
81. Përvetëso gjëra që më vonë mund t'i ndash me të tjerë!
82. Nëse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bëje dhe djallin të mendojë!
Përktheu: Shtëpia e Librit

Ps; kam iden qe kam sjell dhe njehere kete teme:P
Nese dikush e takon ne forum te informoj ketu.hahaha.
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

16. Nëse nuk beson, shtiru sikur e ke!

K'te nuk e kuptova, se c'fare ka dashur te thote !?
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Jam kurioz me e dit ne sa pika e gjejn veten antaret :D

Un per vete i numeroj me gishta lol
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Eh perla.. por veshtire te arrihen, duke filluar nga vetja si fillim :). Ka raste dhe i zbatoj keto pika,por sh shpesh i shkel.. eh keshtu puna...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Qenkam rehat une nga kjo ane :)
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Jam kurioz me e dit ne sa pika e gjejn veten antaret :D

Un per vete i numeroj me gishta lol

Sje i vetmi lol
Por mos e thuj kshu publikisht ktu ne forum se fillojne me thashethemet pastaj
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Sje i vetmi lol
Por mos e thuj kshu publikisht ktu ne forum se fillojne me thashethemet pastaj

A problem i madh mu gjyku nga forumistat lol
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Mos ndërto miqësi të panevojshme!

Dmth ne varesi te nevojave te ndertoj dhe miqesine!!!

Mos mbaj fotografi me persona të famshëm!

Po kjo ca keshille eshte!?

Doja te dija po ky ka ndjekur keto keshilla apo beni si ju them jo sic bej vete! :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

Asnjehere s"me ka pelqyer te jem shume produktivitet i "cfare thone te tjeret".
Qofte kjo filozofi apo psikollogji!!
Shpesh disa mardhenje njerzore ngjajne si perseritje mes te keqea dhe te mires,te duhures dhe gabuares.
Duke qene qe cdo qenie njerzore eshte unike dhe relative ne perberjen e saj,mendoj qe ne te njejten forme dhe shoqerit dhe afrimiteti jone me miqesit apo njohjet tona,jan zhanera individual.
Jo keshillues apo induktues.
 
Titulli: Mos ndërto miqësi të panevojshme(82 këshillat e Alejandro Jodorowsky)

54. Mos u ndje superior karshi të tjerëve, për shkak të paraqitjes!
Sa e bukur kjo thenia :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top