Mos ke rënë në dashuri me telefonin?

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Bëni testin dhe mësoni të vërtetën.

A po ndikon telefoni negativisht mbi cilësinë e jetës dhe marrëdhënieve të tua? Dr. David Greenfield, profesor i psikiatrisë në "University of Connecticut" i cili është dhe themeluesi i Qendrës për Varësinë nga Interneti dhe Teknlogjia, ka zhvilluar një test të thjeshtë psikologjik që ndihmon të dallosh nëse përdorimi yt i telefonit është i arsyeshëm apo i tepruar.
1. A e kap veten duke shpenzuar më shumë kohë në telefon nga ç'e kupton?
Po
Jo
2. A e kap veten duke kaluar kohë rregullisht në telefon pa e patur mendjen?
Po
Jo
3. A të duket se humbet sensin e kohës kur merresh me telefonin?
Po
Jo
4. A e gjen veten duke kaluar më shumë kohë me mesazhe, rrjete sociale dhe email*e sesa duke folur me njerëz?
Po
Jo
5. A është shtuar sasia e kohës që shpenzon me telefonin?
Po
Jo
6. A dëshiron të jesh pak më pak i përfshirë me telefonin?
Po
Jo
7. A fle me telefonin ndezur nën jastëk apo pranë shtratit në mënyrë të rregullt?
Po
Jo
8. A e gjen veten duke iu përgjigjur teksteve, statuseve dhe email*eve në çdo orë të ditës dhe natës edhe kur kjo do të thotë se po ndërpret të tjera gjëra që po bëje?
Po
Jo
9. A dërgon mesazhe, vendos statuse apo shfleton internetin ndërsa je duke ngarë makinën apo aktivitete të ngjashme që kërkojnë fokus dhe përqëndrim?
Po
Jo
10. A ndjen se përdorimi i telefonit ta ul produktivitetin ndonjëherë?
Po
Jo
11. A heziton të jesh pa telefonin qoftë edhe për njëë kohë të shkurtër?
Po
Jo
12. A ndihesh në siklet dhe parehat lir aksidentalisht ke harruar telefonin në shtëpi apo makine, apo kur nuk ke sinjal apo telefon të prishur.
Po
Jo
13. Kur ulesh për të ngrënë, a e ke telefonin gjithnjë në tavolinë bashkë me lugën e pirunin?
Po
Jo
14. Kur të tingëllin apo dridhet telefoni, a ndjen një nevojë urgjente për ta kontrolluar?
Po
Jo
15. A e gjen veten duke e kontrolluar telefonin pa mendje shumë herë gjatë ditës, edhe pse e dini se nuk do gjeni asgjë të re që ia vlen të shihet?
Po
Jo
REZULTATET

Për të gjitha përgjigjet, Dr. Greenfield nënvizon se sondazhi është për efekte mësimore dhe se diagnoza nuk mund të kryhet vetëm përmes një kuizi.
1 - 2 Po: Sjellja juaj me telefonin është normale
3 -* 4 Po: Sjellja juaj me telefonin po anon nga problematikja dhe mungesa e përmbajtjes.
6 *- 7 Po: Ka gjasa që përdorimi i telefonit nga ana juaj të jetë problematik dhe kompulsiv.
اdo rezultat me mbi 8 përgjigje pozitive konsiderohet shqetësues dhe tregon përdorim të tepruar të telefonit.

Syri.net
 
Keq puna.
Vetem nje po.
Me duhet te permiresoj marredheniet me telefonin :P

PS-Duhet thene ama qe skam rrjete sociale.Telefonin e perdor kryesisht per telefonata, lexim media dhe fv.
 
Skandal....duhet te marr vendim te thyej tel dhe te kaloj tek tel i dikurshem me taste!
 
Te mos e bejme mizen buall kot, le te themi ceshte per te thene...telefoni ne keto dite , DUHET dhe pike.
 
Jo...mund te kem rene ne dashuri vetem me ate qe fshihet ne anen tjeter te telefonit, si dihet. :P
 
Jo me telefonin,por me ca gjera qe ka telefoni .

Tak e hap,e mendoj c'po bejne ato :P.
Lexoj shkrimet e tyre.
A me kan menduar mua naten qe sapo kaloi ?

E kshu ju dergoj nje foto hot (muskujt e krahut dmth )me mengjes,ku marr ca komplimenta.
Jetojme ne epoken e internetit ku duhet ta shfrytezojme ne max. :P

Me zuri pak te madh dreqi e hengert :( se do e kisha shiju ne max,,,,,sa do thoja e du telefonin ,pa ndrojtje. :D
 
Eshte e veshtire sot ta specifikosh si telefon pasi eshte bere nje mini lap top me vete prandaj dhe te mer me shm kohe.
 
Na duhet nje Nokia 3310 urgjent qe te shpetojme njehere e mire!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top