Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje buqete me lule eshte dhurate klasike per dashuri. Por, nje dhurate e tille befasuese nuk do ta kete efektin e deshiruar. Shumica e femrave do te mendonin se partneri i tradhton. Rreth një e katërta e femrave janë të bindura se dhurimi i befasishëm i luleve është shenjë e sigurt se partneri i tradhton. Përveç luleve, femrat dyshojnë edhe në rast të dhuratave të tjera: ëmbëlsirat- zakonisht mendojnë se mashkulli i ka gënjyer diçka; ndërsa darkën romantike do ta përshkruajnë si paralajmërim për lajme të këqija.
1315315975-mos_blini_lule.jpg
Rreth 3 000 meshkuj dhe femra, pjesëmarrës të një studimi, u janë përgjigjur pyetjeve se si i përjetojnë dhuratat nga partnerët, ndërsa rezultatet tregojnë se dyshimi në raport me dhuratën është proporcional me shumën e parave të shpenzuara për blerjen e saj. Ndoshta keni pasur qëllime të mira, mirëpo do ta përjetoni ferrin në martesë, nëse i keni blerë një dhuratë të shtrenjtë, sepse dyshimi është shumë më i madh.

Edhe meshkujt, edhe femrat mendojnë se dhurata e shtrenjtë është vetëm tentativë për lehtësimin e ndërgjegjes pas tradhtisë, ndërsa gjysma e meshkujve të anketuar pranojnë se kanë hequr dorë nga dhuratat e shtrenjta, sepse të dashurat e tyre janë bërë paranoike. Nga ana tjetër, një e katërta e femrave kanë pranuar se të dashurit u kanë dhuruar diçka të bukur, kur kanë bërë diçka të keqe. Autorët e studimit rekomandojnë që dhurata “e pafajshme” është torta. Një pjesë tortë nga ëmbëltorja nuk do të shkaktojë dyshim dhe, njëkohësisht, nuk do të shkaktojë goditje të madhe në kuletë./Shqiperia

pS: Ju goca, nqs merni lule nga i dashuri dyshoni se ka shkelur shtrember?
Ju djemt, nqs tradhetoni...a i merni lule te dashures?!
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Jam mire un qe sdhuroj lule kurr :)
 
Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

ani po tjen lulet artificiale boooo
 
Pe: Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

e po atere i bihe mos kete asnje cast romantik ajo lidhje ? se lule jo embelsira jo mbremje jashte darke jo dhurate te shtrenjte jo e sorry po vetem love nuk eshte ajo lol . me shume me duket me dike qe ka semundje xhelosie :S
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

S'meret vesh me ne femrat .........keq ashtu keq kshu :P
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Hajde keshille hajde...

Lulet = tregojne dhe perfaqesojne bukurine... jeten... shpresen... diellin e te sotmes dhe te ardhmes.... gjithcka te bukur qe mbajne mendimet e lumtura te njerezve ... si mund te jete atehere kjo bukuri, jete, shprese dhe dielll nje tradheti... kur ne fakt jane reale: celin... lulezojne... rriten dhe ne fund hapin petalet e tyre me aromen me te kendeshme....
Mblidhni mendjen o gazeta se po e beni dashurine sikur te jete gjeja me e keqe ne toke kur eshte e kunderta dhe e vetmja gje e bukur per njeriun ne hapat e tij te pare para krijimit te nje jete familjare....

Nuk kam tradhetuar kurre... por per t'iu pergjigjur pyetjes tende... do te thoja qe diten qe do i dhuroj lule... nuk do jete se e kam tradhetuar por sepse ai perfaqeson lumturine time... do jete falenderimi im per dashurine qe do me japi... respektin ndaj meje... besnikerine dhe sinqeritetin....
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

paskam ran rehat un.. ky i imi i urren lulet dhe mka than qe sdo mi dhuroj :D
kshuqe dhe un i vjedh kudo ndodhem :P
 
Pe: Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

e po atere i bihe mos kete asnje cast romantik ajo lidhje ? se lule jo embelsira jo mbremje jashte darke jo dhurate te shtrenjte jo e sorry po vetem love nuk eshte ajo lol . me shume me duket me dike qe ka semundje xhelosie :S
Tani nqs ai te blen lule regullisht, ose ne raste feste, ska asgje per te dyshuar...Nqs eshte tip qe te ben surpriza te ndryshme e vjen nje dite me lule prap ske ca dyshon....
Ama nqs e di tipin me te "pakujdeseshem", qe sdo blinte lule kurren e kurres...e te vjen nje dite me nje buqet me lule.... e do i vesh vetes 1 pyetje "ce gjeti?":P
 
Pe: Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Ama nqs e di tipin me te "pakujdeseshem", qe sdo blinte lule kurren e kurres...e te vjen nje dite me nje buqet me lule.... e do i vesh vetes 1 pyetje "ce gjeti?":P

Do shkoj direkt tek burri... Do mbaje pergjegjesi studimi pastaj nese nuk eshte e vertete?

Une i dua lulet shume, por ne fakt i blej vete, nuk m'i blejne.
 
Tani nje fare te vertete duhet te kete dhe studimi...Ka mundesi qe meshkujt tradhetar ti kap "ndergjegja" dhe ti cojne lule parteneres qe i pret ne shtepi...
Nuk them asgje per ata qe e bejne regullisht, ose e kane tipin e tille qe bejne surpriza ( jo vetem lule, gjera nga me te ndryshmet...)

Besoj qe dyshimet lindin pikerisht tek ata qe se kane zakon ta bejne kete gje, e pernjehere "ndryshojne" mendje...
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

...ja nje nga paranojat e femres.....trendafila???....si ka mundesi?....dicka ka ndodhur, qe me mer me te mire!....ne ate moment te vjen tja plasesh ato lule surratit...hahahahaha
te dhurosh lule , eshte gjest shume i bukur, qe besoj cdo femre i pelqen.....imagjinoni, ne mynyre spontane, keput nje trendafil ne lulishten ku jeni duke shetitur, dhe do te shikoni shkelqimin ne syte e vajzes kur tju shof me trendafil ne dore..ne ate moment do te ndihet e lumtur, dhe si shperblim , do te merrni patjeter nje te puthur.....
 
Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Prandaj me linin te dashurat mua sa here qe dergoja lule
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Paskam te drejte une qe si dua lulet,dhuratat e keta gjera te tilla...Qenkan gjithmone me hije dyshimi:PAaman se nuk eshte nje lule qe tregon dashurine as dhurate,cdo gje varet tek njeriu...Por nqs nje person qe ska lidhje me romanticitetin do sillte lule apo te bente nje darke romantike,vertet qe ndalesha pak te mendoja ca pati ky?O ka pire e nuk ndihet mir,ose ka lufte hormonesh:P
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Shih, shih sa teresant kjo puna :D pastaj ec e thuaj se shqipet nuk jan gjeni :syze:tani e marre vesh une se pse shqipet dhurojne lule apo kurora vetem kur te vdesesh:shsh::lol:
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Ju djemt, nqs tradhetoni...a i merni lule te dashures?!

Zizi personalisht nuk kam pse shpenzoj per te tradhtuar :) po tradhtova kursej leket per motel se pensionistet skane kacidhe :P
Ndersa kur i dhuroj lule "plakes" time thjesht perpiqem te kujtoj freskine e saj rinore :):)
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Ndoshta....por vetem ndoshta ky studim eshte i vertete vetem per ata djem qe i dhurojne shume rralle lule partnereve te tyre.Me te drejte mund te mendoje femra:po ky c'pati?Pse me dhuroi lule?Nese i dhuron lule shpesh dhe e ke mesuar me dhurate te tille atehere kjo s'ka te beje fare me tradhtine, ndaj djema dhuroni me shpesh lule partnereve tuaja.......(keshtu edhe nese e keni tradhtuar s'do kete arsye te dyshoje :P :P :P ).
Mua gjithmone me ka pelqyer te dhuroj lule edhe pse preferoj me shume ti dhuroj ne vazo se sa buqete.Po te ishte qe do dhuroja lule sa here qe kam tradhtuar do kisha bere nje kopesht si jardins de luxembourg ne paris :P :P :P
Shaka menjane, te dhurosh lule patneres nuk eshte asnjehere shume e s'do te thote aspak qe nese i dhuron lule je ne faj ose e ke tradhtuar.
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Zizi personalisht nuk kam pse shpenzoj per te tradhtuar :) po tradhtova kursej leket per motel se pensionistet skane kacidhe :P
Ndersa kur i dhuroj lule "plakes" time thjesht perpiqem te kujtoj freskine e saj rinore :):)
Aq kohe sa e ben regullisht kete pune ( jo dite per dite, kur te kujtohet ose kur keni raste), nuk ka si te dyshoj mbi ty...
Dyshimi lind tek njerzit qe sdo blinin kurre lule ose nje gje te tille, dhe e bejne papritur...
 
Pe: Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Tani nqs ai te blen lule regullisht, ose ne raste feste, ska asgje per te dyshuar...Nqs eshte tip qe te ben surpriza te ndryshme e vjen nje dite me lule prap ske ca dyshon....
Ama nqs e di tipin me te "pakujdeseshem", qe sdo blinte lule kurren e kurres...e te vjen nje dite me nje buqet me lule.... e do i vesh vetes 1 pyetje "ce gjeti?":P
e jo mir keshtu ok lol . se po te fillojme te dyshojme lule embelsira mbremje romantike ater ei bihe qe ai person mos na bej asgje qe ne te ndihemi te vecanta :P hahahhhaa
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Postimet dhe citime qe kaluan dhe do kalojne ne biseda tavoline u fshine dhe do fshihen.. Ju lutem respektoni temen...
Faleminderit....
 
Redaktimi i fundit:
Re: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Duhet ti them partnerit : Mos me sill lule se do ti hedh kokes LOL LOL
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

po tamam.....sme pelqen te me dhurojne lule.......sikur kam vdekur :(
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Te jemi aq koketrasha sa nje tradheti te arrij ta mbuloj vetem me nje tufe me lule?? LOL...Ka aty ca shenja para, mbrapa qe te le te kuptosh me shume ne behet fjale per tradheti apo thjeshte po te tregon kujdes duke te dhuruar lule...Mund te mos jete ne tipin e tij, po ja qe nje dit befas edhe te dhuron e nuk besoj qe pa 1 pa 2 duhet marrur se te ka tradhetu..
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

lulet.....jane per lulet.

me pelqejne lule +unaze ahahh
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Un gjithnje i blej lule dhe se kam tradhetuar asnjehere :dashuri::dashuri:
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Un gjithnje i blej lule dhe se kam tradhetuar asnjehere :dashuri::dashuri:

Romeo,e ka fjalen kur nuk i jep lule kurre,dhe nje dite te bukur te kercejne hormonet e romanticitetit dhe i jep lule...Ne kete moment ajo mendon : Po ky cpati?..Ose sic eshte rasti jot qe i jep lule gjithmone,beje prove e mos i jep me,ke per te pare qe do te shohi me nje sy dyshues : Po kete ca e gjet qe nuk sjell me lule?..Pra eshte idea si ta mesosh tjetrin,jo se po tregon tradhetine nepermjet luleve...
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

po tamam.....sme pelqen te me dhurojne lule.......sikur kam vdekur :(

me pelqejne lule +unaze ahahh

Tani zgjidh, kur i do, kur te vdesesh apo kur te martohesh :P lol

Ps: Gjerat qe behen rralle bien gjithnje ne sy, shpresojm mos te bien per keq, se mbeten pa u bere asnjehere :P
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Tani zgjidh, kur i do, kur te vdesesh apo kur te martohesh :P lol

Ps: Gjerat qe behen rralle bien gjithnje ne sy, shpresojm mos te bien per keq, se mbeten pa u bere asnjehere :P

kur te martohem i dua......:D
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Vetem do e mendoj besoj....ok deri ne momentin qe sme thote se mendon ate qe mendon nuk kam pse i krijoj vetes porbleme vetem per mendime qe nuk i lexoj dot :P LOL

Lulet jan nje xhest romantik.....nje person qe ska bere kurre dhurate lule nuk te ben papritur mendoj un.....keshtu qe se kam kete merak :D.....vetem per ditelindje me ble lule eshte bere si tradit tani ne fakt.
 
Titulli: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Mire shume kjo do te me ndihmoj, sepse edhe kur i bej lule dhurate me shikon me dyshim, por nuk e dija qe eshte shkaku i trathetise qe ia bej hahhahahhahaha
 
Pe: Mos i blini lule, do te mendoje se e keni tradhtuar!

Nuk ka lule zemër më vjen keq . Nëse të tradhëtoj do të ta them edhe pa blerë lule se harxhohem kot më kot
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top