Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin

ida angel

:)
V.I.P
Epoka e teknologjisë ka të mirat e veta, por edhe anët e saj negative, siç është ajo e mpirjes së trurit dhe posaçërisht zonave të veçanta të tij që përgjigjen për veprime të ndryshme të vetëdijshme tonat.
shkruaj-2-300x186.jpg

Një nga këto është edhe ai i të shkruarit, i cili mbetet disi në hije në epokën kur njerëzit gjenden përballë një ekrani dhe kanë në duar një tastierë për ta shtypur.

Kështu pohon një studim i fundit, i realizuar nga dy shkencëtarët Anne Mangen, dhe Jean-Luc Velay, sipas të cilëve, të shkruash me dorë të bën mirë se të gjallëron dhe të ruan trurin.

Sipas tyre, të pushtuar nga teknologjitë që ju ndihmojnë të derdhni më pak djersë, paraqitet rreziku i tendosjes së muskujve të trurit nuk vihen më në lëvizje.

n.e/NOA
 
Pe: Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin

Eshte shume e vertete, e lexova para disa ditesh kete lajm, Plus e kane dhene edhe neper lajmet te ndryshme. Fakti qe jemi bere me fiksime mbas pc, na ka lene mbrapa edhe ditaret, qe dikur u shkruanim me kenaqesi. Mund te jete shume komod tastiera e nje pc, por nuk ka si shkrimi te zeze mbi te bardhe. Edhe vete menyra e shkrimit trasmeton ndjenja dhe emocione qe nga pc nuk mund t'i kemi kurre.

Kot nuk e shkruajta ne leter kete :p
 
Pe: Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin

Jam shume darkort me kete. Personalisht shkruaj akoma me dore, eshte kenaqsi dhe qetesi. Ditarin javor te pergjithshem e shkruaj me kompjuter, por ditor preferoj ta shkuraj me dore.
 
Titulli: Mos harroni të shkruani me dorë, ju gjallëron trurin

Me pelqen ky artikull edhe jam dakort me te, jo pervec faktit qe te ben mire per trurin por edhe se per mua
eshte kenaqesi(shume shume) te shkruaj ne zi mbi bardhe, gati gati njerezit po harrojne te shkruajne me dore
edhe do bejne si ne klase te pare a-ariu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top