Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Eklipset janë gjithnjë fenomene natyrore mjaft të pëlqyera për njerëzit dhe tendenca për ti fotografuar këto momente është gjithnjë e lartë.

Megjithatë sipas ekspertëve nuk është e këshillueshme që të fotografohet ky lloj fenomeni. Rreziku i fotografimit të këtij eklipsi pa asnjë masë paraprake mbrojtëse është mjaft I lartë. Retina e sytit mund të pësojë dëmtime të pakthyeshme duke shkaktuar probleme të mëdha për sytë.
163008.jpg
Eklipsi i të premtes që vjen, sigurisht që do të shkaktojë një mori “fotosh selfie” dhe kështu shumë persona do të ngrenë sytë nga qielli për të parë fenomennin, ndonëse ku veprim do të shkaktojë një rrezik serioz në shëndetin e syve tanë.

Eklipsi i parashikuar në datën 20 mars do të përfshijë një pjesë të mirë të Evropës dhe do të jetë një eklips i pjesshëm, pikërisht kjo karakteristikë e bën atë kaq të dëmshëm për ata që do të qëndrojnë një kohë të gjatë duke vështruar diellin në atë çast.

Ky lloj eklipsi është një fenomen mjaft i rrallë. Një mënyrë efikase për të mbrotjur sytë është duke përdorur filtra të posaçëm ose me syzet që përdorin saldatorët, të cilat e kanë shkallën e mbrojtjes 14, dhe jo me syzet e diellit të përditshëmrisë ato nuk kanë asnjë efekt për mbrojtjen e syrit.
shqiptarja.com
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Nese arri ta shoh, sdo mundohem aspak ta fotografoj... por sot bie bore ketu tek ne, keshtuqe pas sa vjetesh do kete prap eklips?
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Po nese ne thjeshte veme objektivin aty...dhe e shkrepim pa pasur syrin aty?
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Mendoj se fotografimi i eklipsit mund te behet vetem nese e pozicionojme kameren ne drejtim te diellit para eklipsit dhe e shkrepim gjate eklipsit pa rrezikuar te shikojme ne kamere, ose me kamere ashtu si e tha Nick.
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

me duket si propagande sesa si keshille
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

po cdo here fotografohet ajo pamje po nejse, mjeket mir bejn se japin keto keshilla,, sepse ata kot nuk e kane lodh trurin:stelle:
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Edhe kesaj Henes si si ndejti bytha rehat njehere :dylbi::dylbi:

Si shpesh i hip Diellit siper :viol:

Keni per t'pa si ka per tu djeg nje dite ;)
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Ku ishte ky eklipsi si perfundim?
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Ne 10 e gjyse eshte pak a shume.
Dhe do nxihet vetem 45% e diellit :)
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Ne 10 e gjyse eshte pak a shume.
Dhe do nxihet vetem 45% e diellit :)

Eklipsi sapo po ndodh.... :P
tek ne nuk do shihet shume por gjithsesi vlen si ajo...


erdhi gjermani erdhi gjermani
me makina te medha
ne u fshehem tek kanali
shyqyr qe nuk na pa lol
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Pse eshte kaq gjo e rradh kjo? rete e mbulojn pothuajse cdo dite diellin lool
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Mbase varet me shtete :)

Mua me kane genjyer ne 10 e gjyse keto gazetat :p
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Ja dhe dielli iken si legen lol
Vjen hena dhe pamjen ja zen :P
Po mir po kjo çpat?
A nuk i doli nje nate aq e gjat?
Ah medet çna ka gjet!
ishalla nuk perplasen se kush i pret lol lol
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Pse eshte kaq gjo e rradh kjo? rete e mbulojn pothuajse cdo dite diellin lool

po ama jo ne kete form.. forma eshte ajo se i ka dhen nje pamje shum te bukur .
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Pse knej ka ne sduket gje eklipsi..? epo dhe eklipisi na le jash pjese se evropes kjo sdurohet :p
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Duket duket shife me sy myll :P
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Une kisha be aparatin gati 1 nate para, vura dhe alarmin me u çu shpejt ne mgjes veç kur shof t'gjith qiellin gri dhe te zymte. Zhgenjim total, s'shifej asgje. :(
 
Titulli: Mos fotografoni eklipsin e 20 marsit, mjekët: Rrezikoni verbërinë

Po ketej nga Dr kaloi gje ky eklipsi apo i ra anash?
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top