Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mos e rrit vajzën dhelpër. Rrite luaneshë.”

Edukoje vajzën tënde pa nënshtrim.
Edukoje të jetë e pavarur dhe modeste.
Edukoje të jetë e lumtur.
Mësoja të lexuarit ende pa e dërguar në shkollë.
Mësoja higjienën dhe pastërtinë, mësoje të mbajë veten qysh e vogël, ta krijojë stilin e saj fëmijëror. Nesër të mos ndryshojë stil për askënd.
Mësoje te duket mirë, të veshë rroba të pastra dhe të hekurosura, të rregullojë flokët në gërsheta, të prejë thonjët, të parfumoset, t’i vendos lodrat e saj në vendet e tyre pasi të luajë me to, të largojë pjatën pasi të ketë mbaruar ushqimin.
Mësoja fjalët “të lutem”, “faleminderit”, dhe “më fal”.
Mësoje të bindet me fjalët “po” dhe “jo”.
Mësoja dashurinë për librat, përrallat dhe poezitë.
Mësoja punën në grup, që të ketë sa më shumë shokë dhe shoqe.
Nesër kur të rritet mësoja gatimin. Mësoje të gatuajë për vetveten e saj, dhe jo për një derë të huaj. Mos e bëj vajzën të ndihet se ti e ke lindur vetëm për atë derë.
Tregoji se në jetë ka njerëz të mirë që të duan pa interes, dhe mos e mëso vetëm të dojë të tjerët për hatër.
Tregoji se nuk ka nevojë një çfarëdo burri vetëm se do t’ia financojë mirë të ardhmen. Tregoji se jeta duhet të shkojë me sinqeritet dhe dashuri. Tregoji se një bashkëshort i mirë është i mirë edhe nëse nuk është i pasur.
Tregoja pavarësinë. Pavarësoje. Rrite me vizione të larta femërore. Të rritet si femër krenare. Të mos pret asgjë nga askush. Të ruajë krenarinë e saj dhe të jetojë me kokën lart.
Të mos ndryshojë për askënd. Ata që dëshirojnë ta duan, le ta duan për atë që është. Tregoji se mund të mos qeshë kur nuk i qeshet. Tregoji se duhet të jetë e drejtpërdrejtë. Mos e rrit vajzën dhelpër. Rrite luaneshë.
Kur të vijë dita të të dalë nga shtëpia mos i thuaj “Mos na turpëro”, por thuaji “Qofsh e lumtur”. Ajo nuk duhet të jetojë për fytyrën tënde, mësoje të jetojë për fytyrën e saj.
Kur t’i kesh përmbushur këto, vetëm atëherë do të jesh e lumtur si nënë.
Duhet të lumturohesh kur sheh vajzën tënde teksa ajo e krijon jetën e saj në lumturi. Teksa sheh vajzën tënde të rrethuar me njerëz që e duan për origjinalitetin e saj, dhe jo për atë vajzë të cilën e ke mësuar për vite të tëra të jetë fallco vetëm që të hyjë në zemrat e të tjerëve. Lumturohu kur sheh vajzën tënde duke qeshur atëherë kur i qesh edhe shpirti.
Jeta nuk është interes. Jeta është e bukur vetëm kur njeriu e kupton se shëndeti dhe dashuria është mbi të gjitha./supergrate.net/
 
Kam 2 vajza te vogla. Shpresoj tu jap frymen e duhur si nene e tyre me shume nepermjet shembullit. Pastaj rrugen do ta ndertojne vete!Ama une do jem perhere aty t'u jap doren, sido qe jeta te vij!
 
Po vajza kurrë nuk i ngjan nënës.
Përulsia,edukata edhe karakteri i fortë janë të lindura.
Nuk kanë të bëjnë gjenet.
Njoh shum raste që nënat jan zonja e të bijat kanë dal dursh.
Edhe raste të kundërta:):)
 
Meqe vete nuk kam vajze po shkruaj ne emrin e shoqerise civile. :P
Mos i rrisni hipokrite!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back