Mos e merrni lehtë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
47129.jpg

Pak ditë më parë parlamenti gjerman aprovoi e fondet e reja për “European Financial Stability Facility” (EFSF), fondi i stabilitetit europian i krijuar për të përballuar krizën. Titujt bankar francez, pas vështirësive të javëve të fundit arritën të mbyllnin javën pozitivisht, duke u rritur me 20%. Pavarësisht sinjaleve pozitive në kopertinën e Economist të kësaj jave shkruhet “Be afraid” (shqetësohuni) në mes të një fotoje të një vrime të zezë. Analiza e të përjavshmes britanike është se këto ditë ka tepër probleme në gjendjen e ekonomisë botërore dhe hapat e vegjël të kryer rrezikojnë të tregohen kundër producent.

Problemet kryesore, thotë ekonomist, janë tre. Liderët europian janë ende larg arritjes së një marrëveshje për të shpëtuar euron: “Maksimumi i asaj që kanë arritur është se tani kanë një plan për të pasur një plan, me shumë mundësi brenda fillimit të nëntorit”. Në radhë të dytë, edhe pse Europa do evitoi rreziqet më të mëdha dhe imediat, politikat e shkurtimeve fiskale do kenë një efekt depresiv në rritjen ekonomike ndërkohë që edhe tregjet emergjente (si Kina) tregojnë shenja ngadalësimi. Problemi i tret është situata aktuale në SHBA, ku klasa politike kërcënon një bllokim tjetër të rritjes.

Europianët e ndrojtur
Politikanët euopian kanë arritur më në fund të kuptojnë se duhet vepruar me më tepër vendosmëri dhe po përqendrohen në ato që, sipas të përjavshmes, janë prioritetet reale: Vendosja në punë e mekanizmave të mbrojtjes për vendet që mund të paguajnë borxhet e tyre dhe që kanë vetëm problemin e likuiditetit (domethënë të besimit, pra të gjejnë mjaftueshëm investitor të gatshëm të japin hua), si Italia; që duhet të mbroj bankat; të veprohet me më vendosmëri për Greqinë (dy javë më parë Economist kishte sugjeruar falimentimin e Greqisë). Objektivi i politikanëve europian është të kenë një plan gati për G20-ën e ardhshme, që do të mbahet në Kanë në datë 3 dhe 4 nëntor.

Mbi cfarë të veprohet konkretisht vendet europian janë të ndarë. Gjermania mendon se problemi kryesor është butësia e regjimit fiskal, pra jep me vështirësi mbështetjen e saj për mekanizmat e shpëtimit dhe fondit të stabilitetit. Nëse tregjet stabilizohen duke dërguar sinjale pozitiv, argumenton Economist, me shumë mundësi klasa politike europiane nuk do të jetë aq e trembur sa të vërë në punë masat vendimtare që duhen marrë.


Edhe SHBA nuk po ja kalon mirë
Në SHBA tregu aksionar vjen nga një verë rëniesh dhe konsumet nuk do të rriten në të ardhmen, sipas treguesve ekonomik. Në këtë skenar, lehtësimet fiskale të lejuara nga Bush dhe të rinovuara nga Obama do të skadojnë në fund të vitit, ashtu si edhe garancitë financiare për të papunët: Do të ndiqet nga një rritje e konsiderueshme e presionit fiskal, që sjellë efekte depresive në ekonomi dhe në konsumet.

Republikanët dhe demokratët duhet të gjejnë një kompromis mbi deficitin dhe planin e Barack Obama-s për krijimin e vendeve të punës, për të evituar që nga 2012-a taksat të mbysin ekonominë. Economist thotë se të dy partitë duken në realitet më të interesuara për fushatën elektorale të 2012-ës se sa për sistemin e ekonomisë.

Konkluzioni: ثshtë një problem i klasës politike
Economist mbyllë duke nxjerrë në evidencë dy gabime që bëhen nga politikanët: Një është ai i këmbënguljes mbi rritjen fiskale se sa marrjen e masave për një rritje ekonomike. Orientimi i së përjavshmes ka qenë gjithmonë për një status “classical liberal” (sic thotë edhe drejtori i saj), i favorshëm ndaj tregut të lirë dhe një ndërhyrje minimale e shtetit në ekonomi, kjo reflektohet shpesh në ftesat e vazhdueshme qeverive për të lënë mënjan idenë e taksave të reja dhe të kryejnë privatizime dhe shkurtime në burokracinë.

Gabimi i dytë, sipas së përjavshmes, është mungesa e ndershmërisë. Merkel duhet t’ia shpjegoi në mënyrë të qartë Gjermanëve se problemi nuk u përket vetëm Grekëve apo Italianëve, por edhe sistemit bankar gjerman dhe francez. Duhet edhe të shpjegoi se shpëtimi i euros do të jetë i kushtueshëm, por nga ana tjetër dalja e një vendi cfardo nga euro di të ishte shkatërrues. Në SHBA republikanët po bllokojnë në mënyrë të vazhdueshme iniciativat e qeverisë, por edhe Obama ka favorizuar konfliktet sociale mbi cështjet fiskale. Masat që duhen marrë, thotë Economist, kanë nevojë për një guxim që liderëve aktual u mungon.

(a.h/BalkanWeb)
 
Back
Top