Mos druej me m'dasht!

Lauri

Anunnak
Mos druej me m'dasht!
IMG_20230221_191802.jpg
Prej tan drynave puth e robnojnë shpirtin, ai i zemrës asht ma i randi. Druejm me ken t'hapun e me i ba vend n'përkundjen e njatyne trokitjeve puth na çojn te dhimbja ma me ngut se te gazmimi, njatyne gulçeve puth na kallzojnë se sa vuajtje ju deshtën njatij shpirti me i blatu shenjtnis së altarit, ku naltsue n'hy asht zemra, njaty ku përulena e lutena, ku rrëfehena e shperblye jena hyjnisht.
Druej se njaj dry puth mban t'kyçun shpirtin, botës i'a ndal frymën e hapin i'a kput turrit.
Tan qiejt, don e s'druen, i rrxon në ngulmin e shkujdesun t'fluturimeve puth na mëkojnë liri e andrra, tamëltim ndjenjash e trazim zjarrmëtar epshesh.
Druej, ka nji jetë puth e due çlirimin e shpirtit, siç don syni dritën me pa, pikllimi dhembjen me kja, andja andrrën me gazmue, kurmi llavën me vërshu.
Duj dhe druj, ti zemër puth shpirtin tem robnue mbajte ka mot, ti tik-tak puth gjimove e m'çove pesh, tue m'përpush si n'andje njashtu edhe n'liri, ti zjarm puth m'drite tue m'djeg e n'hi mbane Hy me u ndi, me u naltsue n'hovin e pasionit, si tue u deh n'prehnin e yjsisë.
Tash s'druej ma, se ndry mbet kyçun njaj shpirt, se çlirt kam andrrimet e qiellin puth i bahet pend këtyne krahve, ngashërimi prushun n'dëshirim, puth e rrok me tan zemër njat frym, njat afsh puth shpërthen n't'amlat puthje e prehje dëshirimi, tue e mylmy me pika loti.
Tash e mbas, tash puth u lind nji andje prej andrres me ty, prej dritet e diellit endun, shend n'nji shpend lirie krah'hapun, tash e mbas, prej tana drojeve mbes çlirt e krejt robnimeve, tash puth due me m'dasht njajt si un' s'kam pse dru me t'dasht me tan zemër.
Koha e ka ndryshk kyçin ku ndry mbajta njat shpirt, njat frymëmarrje puth sot don me ken e lirë, se s'drun me u ndry n'nji zemër puth asht përplot e mbushun me qiell e me det, me dëshirime e andrra.
S'druej ma robnimit të shpirtit, se s'ka dry puth mban t'mbyllun nji zemër puth t'don me tan shpirt.
(A-Vataj)

Ps, vetëm shkodranët e kuptojnë 😁
@Ledia @Marakli^Krapit 🤷
 
Dhe e kuptoj pa merak ....
Tash e mbas, tash puth u lind nji andje prej andrres me ty, prej dritet e diellit endun, shend n'nji shpend lirie krah'hapun, tash e mbas, prej tana drojeve mbes çlirt e krejt robnimeve, tash puth due me m'dasht njajt si un' s'kam pse dru me t'dasht me tan zemër.🥰🥰🥰❤❤❤
 
Lum kush e kupton gegnishten 💕👌
 
Eeeee une duhet te kem perkthyes ketu .....

Hajdeni e shkruani shqip 🙈🙈
 
Eshte shkruajtur me fjale qe vijne duke u ngjit prej thellesish thepash shekujsh, germa dale at'here kur qenia njeri i nxorri para se te klithte.
Gluha e Zotnave ne formen ma te amel shprehun ndonjiher.
 
Kuptoj ....por qe t'a kuptoj cdo thote çdo germe ... fatkeqësisht nuk arrij t'a kuptoj ka fjale qe nuk i di
 
Ska gje. Po mundohem ta bej me te thjeshte kuptimin me poshte:
Citoj:
"Prej tan drynave puth e robnojnë shpirtin, ai i zemrës asht ma i randi. Druejm me ken t'hapun e me i ba vend n'përkundjen e njatyne trokitjeve puth na çojn te dhimbja ma me ngut se te gazmimi, njatyne gulçeve puth na kallzojnë se sa vuajtje ju deshtën njatij shpirti me i blatu shenjtnis së altarit, ku naltsue n'hy asht zemra, njaty ku përulena e lutena, ku rrëfehena e shperblye jena hyjnisht.
Druej se njaj dry puth mban t'kyçun shpirtin, botës i'a ndal frymën e hapin i'a kput turrit.
Tan qiejt, don e s'druen, i rrxon në ngulmin e shkujdesun t'fluturimeve puth na mëkojnë liri e andrra, tamëltim ndjenjash e trazim zjarrmëtar epshesh.
Druej, ka nji jetë puth e due çlirimin e shpirtit, siç don syni dritën me pa, pikllimi dhembjen me kja, andja andrrën me gazmue, kurmi llavën me vërshu.
Duj dhe druj, ti zemër puth shpirtin tem robnue mbajte ka mot, ti tik-tak puth gjimove e m'çove pesh, tue m'përpush si n'andje njashtu edhe n'liri, ti zjarm puth m'drite tue m'djeg e n'hi mbane Hy me u ndi, me u naltsue n'hovin e pasionit, si tue u deh n'prehnin e yjsisë.
Tash s'druej ma, se ndry mbet kyçun njaj shpirt, se çlirt kam andrrimet e qiellin puth i bahet pend këtyne krahve, ngashërimi prushun n'dëshirim, puth e rrok me tan zemër njat frym, njat afsh puth shpërthen n't'amlat puthje e prehje dëshirimi, tue e mylmy me pika loti.
Tash e mbas, tash puth u lind nji andje prej andrres me ty, prej dritet e diellit endun, shend n'nji shpend lirie krah'hapun, tash e mbas, prej tana drojeve mbes çlirt e krejt robnimeve, tash puth due me m'dasht njajt si un' s'kam pse dru me t'dasht me tan zemër.
Koha e ka ndryshk kyçin ku ndry mbajta njat shpirt, njat frymëmarrje puth sot don me ken e lirë, se s'drun me u ndry n'nji zemër puth asht përplot e mbushun me qiell e me det, me dëshirime e andrra.
S'druej ma robnimit të shpirtit, se s'ka dry puth mban t'mbyllun nji zemër puth t'don me tan shpirt."

Po e perkthej Shqip-Shqip :), pra Gegnisht- Gjuhe letrare.

Nga te gjithe drynat qe roberojne shpirtin, ai i zemres eshte me i rendi. Kam frike qe ata te jem te hapur duke i bere vend neper perkundjen e tyre trokitjeve qe na cojne tek dhimbja me shpejt se sa gezimi, atyre gulcave qe na tregojne se sa vuajtje ju deshen atij shpirti me ju dhene shenjteris se altarit, ku e lartesuar ne te eshte zemra, aty ku perulemi dhe lutemi, ku refehemi e te shperblyer jemi hyjnisht.
Frike kam se zi dry i puthur mban shpirtin te mbyllur, duke ja ndalur frymen botes dhe hapit ja nderpret vrullin.
Te gjitha qiejt, me apo pa dashje i rrezon ne ngulmimin e shkujdesur qe fluturimat e puthjeve cojne ne ushqimin e te qenit te lire e mbushur endrra, embelsim ndjenjash e trazim i flakes se epsheve.
Kam frike se nje jete te tere e dua clirimin e shpirtit, sikur syri kerkon driten ta shohe, pikellimi dhimbjen ta qaje, deshira endren ta gezoje, dhe llava te verrshoje.
Dua dhe frikesohem, ti zemer qe shpirtin tim te roberuar e man kaq vite, me tik-taket e tua gjemuan dhe me cove ne epsh, dume me sorollat neper deshore dhe ne liri. ti zjarr qe me driten tende me djeg e me bere sikur ne hi te hyj, duke u lartesuar ne hovin e pasionit, sikur i dehur ne preherin e hyjsise. Tani nuk frikesohem me sepse mbyllur ne dry mbeti ai shpirt, ai afsh qe shpirtin puth me te emblat deshita, duke e njomur me pika loti. Tani dhe me pas, sapo lindi nje deshire pas endres me ty, nga drita tek dielli pershkuar, me gezim kraheve te hapura te nje shpendi, tani dhe me pas te gjitha frikat mbetem i lire prej cdo lloj roberie, e tani dua te me duash njesoj sepse un skam per te patur frike qe do te te dua me gjithe zemer.
Koah e ka ndryshkur drynin me te cilin mbyllur mbaja shpirtin tim, dhe frymemarrjen qe sot kerkon te jete e lire, qe sdo te mbyllet ne nje zemer qe eshte e mbushur plot me qiell e det, deshra e endra.
Nuk i frikesohem roberise se shpirtit, sepse nuk ka dry qe mundet te mbaje te kycur nje zemer qe te do me gjithe shpirt.
 
Shume flm .....drynat eshte brava e deres ?
 
Po
Ne Gegnisht thuhet e "n'dryva" per fjalen ne gjuhen letrare "e kyca" apo "e mbylla"
Dry, dryni etj.
 
Besoj se ka kuptim me te qarte fjala dry.
E mbyll, si dhe jam sh e sigurte qe derivate eshte dhe fjala ndrydh.
Pra ti mbash perbrenda.

A Keni noj kartpicete .. se kam grp 😪
Per mos me e n'dry gripin ferkohu me raki dhe mbulohu mire ose veri kembet ne uje te nxehte dhe perseri drejtoju krevatit me shum jorgane per te nxjerre lenden toksike. Sherim te shpejte.
 
Nadja e mir'!

Nadja e mir' me tan loçk t’zemrës
Tanveju puth njehni n’prehnin e andrrës t'tamëlt
Synin ua puth rrezja, e buzën ua ndez andja
Zgjimi u merr hopa, si fmijën kur gji i nep nana
E ditës ia difton si t’hyjshmin blatim.
Bahesh frym e fluturon me taftin e flladit, ksaj nadje
N’qiell, me t’pramin yll shkrep, n’rreze zjarmesh
n'krahnor t'gjëmon shkulmueshëm dëshirimi
e prush tue u përpush, vrik përpjet pupth.

Nadja e mir' e lumja ti puth kqyresh me rrezen e shndrin
ngjyresh hareshëm e larushit
n'kthjellim t'lodit lan syt e m'sheh n'shpirt.
Sod, asht nji ditë që del prej prehnit t'zgjimit,
e dritt shpërthimtare,
Dritë që çil n'çdo buz e gonxhe
Frymon e kundërmon deh e dalldis

Nadja e mir' t’kjoft, e bardh ama
ty zemër puth zashëm i zjarmon gjoksit, e kreshpëron gjinjt
ty dritë që t'puth kjo shkreptim hyjnimi
cytesh andjeve e t'amlave dëshirime,
kandje që prek me rreze ditën e ndez me shpirtje dritën,
ç'ka zemra me trokitje zgjon e shpirti blaton n'adhurime.

Nadja e mir' i kjoft njasaj vullnese n'ty,
njatij ngulmimi puth thuri me shpirtje andrrat
çohet me krah e jeton me flatra,
kumton me adhurim e kangës së zogjve
i'a beh ledhatare çdo melodie që n'buz i pushon.

Nadja e mir' t'kjoft, për njat Zot,
ty që t'preku me puthje tue t'prish andrrën,
n'tjetër andërr dashnimi t'kredhi,
siç di e sa due, pa u drasht
njaq sa t'muj, si tue dëshiru.

Nadja e mir' ty dritë që t'puth kjo rreze,
E t’çon përpjet ky hov e izëm,
t'përkund n'hymne si n'ninulla nana
dritsh në tana vezullimet e shpirtit tand,
siç dritën tana andjet e shndritën krejt mrekullimet.

Nadja e mir' e dita e bardh t’kjoft,
ty andje e andrrave t'mija.
E dritshme asht vullnesa e njatij shpirti
që gufue i nepet krahnorit,
kur tafti i freskët i agut mbështet kokën
njaty ku due me rrëzue puthjet
e me i vu zjarmin lumnimeve t'mija.

(Albert Vata)
@Ledia @Marakli^Krapit @Endrra @NjeZePraneJush
Kush tjetër kupton gegnishten
 
Mos druej me m'dasht!
Shiko fotografinë 1959144
Prej tan drynave puth e robnojnë shpirtin, ai i zemrës asht ma i randi. Druejm me ken t'hapun e me i ba vend n'përkundjen e njatyne trokitjeve puth na çojn te dhimbja ma me ngut se te gazmimi, njatyne gulçeve puth na kallzojnë se sa vuajtje ju deshtën njatij shpirti me i blatu shenjtnis së altarit, ku naltsue n'hy asht zemra, njaty ku përulena e lutena, ku rrëfehena e shperblye jena hyjnisht.
Druej se njaj dry puth mban t'kyçun shpirtin, botës i'a ndal frymën e hapin i'a kput turrit.
Tan qiejt, don e s'druen, i rrxon në ngulmin e shkujdesun t'fluturimeve puth na mëkojnë liri e andrra, tamëltim ndjenjash e trazim zjarrmëtar epshesh.
Druej, ka nji jetë puth e due çlirimin e shpirtit, siç don syni dritën me pa, pikllimi dhembjen me kja, andja andrrën me gazmue, kurmi llavën me vërshu.
Duj dhe druj, ti zemër puth shpirtin tem robnue mbajte ka mot, ti tik-tak puth gjimove e m'çove pesh, tue m'përpush si n'andje njashtu edhe n'liri, ti zjarm puth m'drite tue m'djeg e n'hi mbane Hy me u ndi, me u naltsue n'hovin e pasionit, si tue u deh n'prehnin e yjsisë.
Tash s'druej ma, se ndry mbet kyçun njaj shpirt, se çlirt kam andrrimet e qiellin puth i bahet pend këtyne krahve, ngashërimi prushun n'dëshirim, puth e rrok me tan zemër njat frym, njat afsh puth shpërthen n't'amlat puthje e prehje dëshirimi, tue e mylmy me pika loti.
Tash e mbas, tash puth u lind nji andje prej andrres me ty, prej dritet e diellit endun, shend n'nji shpend lirie krah'hapun, tash e mbas, prej tana drojeve mbes çlirt e krejt robnimeve, tash puth due me m'dasht njajt si un' s'kam pse dru me t'dasht me tan zemër.
Koha e ka ndryshk kyçin ku ndry mbajta njat shpirt, njat frymëmarrje puth sot don me ken e lirë, se s'drun me u ndry n'nji zemër puth asht përplot e mbushun me qiell e me det, me dëshirime e andrra.
S'druej ma robnimit të shpirtit, se s'ka dry puth mban t'mbyllun nji zemër puth t'don me tan shpirt.
(A-Vataj)

Ps, vetëm shkodranët e kuptojnë 😁
@Ledia @Marakli^Krapit 🤷
Shume e bukur kjo por ke harru tme citosh edhe mua si Dukagjinas 😂😂
 
Besoj se ka kuptim me te qarte fjala dry.
E mbyll, si dhe jam sh e sigurte qe derivate eshte dhe fjala ndrydh.
Pra ti mbash perbrenda.

A Keni noj kartpicete .. se kam grp 😪
N’drydh shpirtin
N*rdrye porten
Dry
E perdorim Edhe ne qe nuk flasim gegnisht :p

Hajde ta hanksha ironin me gjithe facolet 😁
 
Tartarian bonjour :p
shih ça shprehje gjeta : *Kush rren shtetin rren vedin *.

Gjeje ku e ka origjinen . 😋
 
Jam merzit shum mpaska ba ignore tartarian 🤣
Paske hy në list të zezë 🤣
Jo jo unë ty jo ishalla, biles as hoxhës nuk i baj ignore 😁

Por unë do e shtoj listën e zezë me do të tjerë...se po na shtohet vathi pak si shumë këto ditë .....si kanë lanë vend vetes askund...e vijnë ktu.
 
Ne fakt jam merzit shum 😁,ti ven vajzen e detit fute ne lista nera 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top