Morsi thërret muslimanët që të mos sulmojnë ambasadat

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti egjiptian Muhamed Mursi u kërkoi muslimanëve që të mbrojnë ambasadat gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror duke thënë: “Feja jonë kërkon që të mbrohen mysafirët, shtëpitë e tyre si dhe vendet e tyre të punës.”

“Kështu që unë u bëj thirrje të gjithëve të marrin këtë në konsideratë, të zbatojnë ligjin dhe të mos sulmojnë ambasadat, konsullatat, dhe misionet diplomatike në pronat Egjiptiane qofshin ato private apo publike,” raporton AFP.

Morsi e dënoi filmin anti-islam si një agresion ndaj Islamit dhe si një tërheqje e vëmendjes nga problemet reale që i ka Lindja e Mesme tani, siç janë konflikti në Siri, fati i Palestinezëve dhe mungesa e stabilitetit në rajon./mesazhi/
 
Titulli: Morsi thërret muslimanët që të mos sulmojnë ambasadat

Mire ka folur presidenti, por me sa pash ne lajme akoma eshte gjendje lufte andej.
 
Back
Top