Morali i larte i hz.Muhammed a.s. (pj.1)

redi-

Anëtar i Respektuar
20_2011_10_24_741460.jpg

Disa nga virtytet e hz. Muhammed a.s.



-Morali i larte i profetit Muhammed (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te)


Hz.Muhammed a.s. eshte shembulli me i perkryer i njerezimit. Hz. Muhammed a.s. ne nje kohe te shkurter arriti te permosoj jeten e arabeve, per te kaluar me vone ne permisimin e jetes ne fise e kombe te ndryshem.

Ne saj te shembullit dhe moralit te lare hz. Muhammed a.s. shume shpejt arrit te kete shume ndjekes dhe pasues. Si mos te kete pasues ku hz. Muhammed a.s. ishte njeriu me i mershirshem dhe me bujari.

Per ate Allahu xh.sh thote ne Kur'an:

"Pa dyshim, te i Derguari i Allahut xh.sh ka per ju nje shembull te bukur." (El-Ahzan: 21)

Gjithashtu Allahu xh.sh. thote:

"Pa dyshim, ti (o Muhammed) ke nje moral te larete." (el-Kalem: 04)

Kur eshte pyetur hz.Aishe mbi moralin e hz. Muhammedit a,s, ajo ka thene: "Morali i hz. Muhammed a..s ishte Kur'ani!" (Ahmedi )

Hz. Muhammed a.s. ka thene: "Mua me edukoi Allahu dhe edukaten ma beri te bukur."

Nese myslimani deshiron te kete nje pike referimi per permisiin e moralit te tij, ai le ti referohet hz.Muhammed a.s. Po nese do shikojme edhe me tutje, atehere morali i lart i hz.Muhammed a.s. eshte ngritur ne shkallen me te larte vetem duke u drejtuar nga Kur'ani.

-Hz. Muhammed a.s. ishte njeriu i ndershem.

Ai ishte shembulli me i bukur i ndershmerise. Per kete hz. Muhammedit a.s. i vendosen emrin "Emin" dmth i besueshmi.
Tregohet se nje dite hz.Muhammed kishte mbledhur fisin e tij ne malin "Safa". Nder te tjera ne predikimin e tij ai ua kishte bere kete pyetje: "Sikur t'u thosha se pas kesaj kodra po vjen nje ushtri armike, a do te me besonit?" Te pranishmit thane: "Po! Pasi ti o Muhammed kurre s'ke thene genjeshter."

Duke qene kaq i fuqishem hz.Muhammed a.s nje rast kundershtaret e tij i quajtur Haris b. Amir kishte thene: "O Muhammed! Vallahi ti kurre s'na ke genjyer ne, por nese bejme si thua ti, e humbim poziten tone, prandaj nuk besojme."

Hz. Muhammed a.s. porosit keshtu besimtaret e tyre: "Mos hiqni dore nga ndershmeria sepse ajo shkon me te miren. Te ndershmit dhe te miret e kane vendin ne xhennet. Largohuni prej genjeshtres sepse genjeshtra shkon me te keqen. Ata qe genjejne dhe ata qe bejne keq, e kane vendin ne xhehennem!"
(Birr ve Silah f.45)

-Bujaria e hz. Muhammed a.s.

Ai dallohej per bujarin e tij. Nese dikush i kerkonte dicka, ai asnjehere nuk e kthente duar bosh madje thoshte: "Une jam vetem nje shperndares sepse dhenesi eshte vetem Allahu xh.sh" (Muslim, Zekat)

Tregohet se nje dite nje sahabat kishte vendos ti dhuronte hz.Muhammed nje pal rroba/stof te ri, per te cilen Profeti Muhammed a.s. kishte nevoje. Teksia po ia dhuronin nje sahab tjeter qe ndodhej pran tha: "Sa rrobe e bukur!" Ka mjaftuar vetem kjo fjali qe hz.Muhammed a.s. tia dhuronte atij.


Shume here hz. Muhammed a.s. qendronte pa ngrene vetem qe te ndihmonte te varferit . Ne lidhje me kete hz. Aishe thote: " Ka pas raste qe hz.Muhammed te qendroj edhe tre dite pa ngrene pasi deshironte te ndihmonte te varferit."
(Ibn Maxhe)
-Meshira e hz. Muhammed a.s.


Ai ishte i mbushur me meshire. Ai shquhej per meshiren e tij. Meshira perfshinte cdo aspekt te jetes madje edhe gjallesat e tjera.
Hz.Muhammed a.s. ka thene: "Atyre qe tregojne meshire, edhe Allahu xh.sh u tregon meshire; tregoni ju meshire per ata qe jane ne toke , qe edhe ata te qiellit te tregojne meshire per ju!"
(Ebu Davud)


Gjithashtu hz. Muhammed a.s. thote: "S'ka meshire per ate qe s'ka meshire!" (Buhari)

"Nje here Profeti Muhammed a.s. kishte hyre ne bahçen e nje sahabi. Kur hyri ne bahçe shikoj nje deve. Deveja renkoi dhe nga syt nisin ti rridhnin lote. Nga dhembshuria qe pati hz.Muhammed a.s. iu afrua dhe ia fshiu lotet. Deveja ishte e pangopur dhe barkun e kishte pete dhe i kishte dal kurrizi. Me pas hz. Muhammed therriti:
"Kush eshte pronari i kesaj deveje?"
Nje ensar u pergjigj: "Une jam, o i derguari i Allahut!"
Hz. Muhammed a.s. tha: "A s'ke frike Allahun per te drejten e kesaj deveje qe te ka dhene? Kjo kafshe m'u ankua per ty se e mundon shume me pune dhe e le pa ngrene!" (Ahmed)

Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamin e re ne qytetin e Pukes
22.03.2013
 
Back
Top