Kresha
A pretty face can never trick me
Josef Fritzl shokoi Austrinë vitin që shkoi kur u bë e njohur se ai kishte lënë shtatzënë të bijën shtatë herë.
Personi që shokoi Austrinë vitin që shkoi kur u bë e njohur se ai kishte lënë shtatzënë të bijën shtatë herë, që e kishte mbajtur në një qilar, e ka pranuar që është fajtor për akuzën që i bëhet për përdhunim dhe incest.
Por në ditën e parë të gjyqit që po zhvillohet në qytetin e St Poelten, në perëndim të Vienës, Josef Fritzl e ka mohuar se e ka mbajtur me zor të bijën dhe që të ketë vrarë një nga fëmijët që vdiq pak pas lindjes.
Josef Fritzl e mbuloi fytyrën me një dosje blu ndërsa hyri i shoqëruar në dhomën e gjyqit.
Gjyqi, pjesa më e madhe e të cilit do mbahet me dyer të mbyllura, pritet që të zgjasë një javë.
Një nga avokatët e Fritzl, Rudolf Mayer, nguli këmbë se klienti i tij kishte shprehur keqardhje për atë që kishte bërë dhe ishte shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me procesin ligjor: "Ai vetë tha se do të ishte i gatshëm që t'i përgjigjej të gjitha pyetjeve që donte t'i bënte gjykata. Atij i vjen keq për personalitetin që ka dhe atë ç'ka u bëri viktimave të tij pikërisht si rrjedhojë e këtij personaliteti". /bbc/