LOL Jo ajo ka qene,edhe pse me moshe eshte shume e ''levizshme''...Thjeshte eshte funny,sepse ben cfare i pelqen e se vret mendjen cdo mendojne,pavaresisht moshes se saj te thyer...
“Mbretëresha’ e hedhur me parashutë ishte ky burrë (FOTO)
Një nga momentet kulmore të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike ishte kur Mbretëresha Elizabetë mbërrin në stadium në krah të Daniel Craig, aktorit që luan serinë e fundit të filmave me James Bond. Kësaj here Mbretëresha u kthye në një ‘Bond girl’, hipi në një helikopter me agjentin 007 dhe u hodh me parashutë. Natyrisht gjithçka ishte e parapërgatitur.
Një zëdhënës i Mbretëreshës tha se ajo ishte shumë e lumtur që mori pjesë në diçka kaq të jashtëzakonshme.
Skenat e këtij momenti spektakolar janë regjistruar në mars dhe prill të këtij viti nga regjisori Danny Boyle.
Ndërsa personi që u hodh nga helikopteri me veshjen e Mbretëreshës është një parashutist profesionist, iu quajtur Gary Connery.
42 vjeçari u bë i njohur në mbarë botën në maj të këtij viti kur u hodh nga një helikopter pa parashutë, por vetëm me një kostum me krahë specialë.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.