LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Një modele pakistaneze, e cila kishte postuar fotografi së bashku me një klerik mysliman, është vrarë.
Policia ka thënë sot se po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se modelja, Qandeel Baloch, 26 vjçare, është vrarë nga vëllai i saj për shkak të “nderit” lidhur me fotografitë.
Nuk është e qartë se kur është vrarë modelja por trupi i saj u gjet para disa orësh.
Oficeri i policisë, Sultan Azam, i tha AFP-së se modelja Baloch ishte “vrarë me zënie të frymës”, qartazi një vrasje “nderi”.
Shumë konservatorë në Pakistan ishin të shokuar nga fotografitë ku shihej modelja Baloch dhe kleriku mysliman, Mufti Qavi, duke pirë lëngje dhe duke thithur duhan, ndërsa ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur myslimanët e devotshëm përmbahen nga ushqimi dhe pija gjatë ditës nga agimi deri në muzg.
Myftiu Qavi e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje dhe tha se ishte takuar me modelen për të diskutuar për Islamin.
Qindra femra në Pakistan vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, të cilët i akuzojnë ato për shkelje të normave konservatore shoqërore ose fetare.
Noa.al