Modelja shqiptare e Roberto Cavallit

cent

...Lontano
- Vivian Canaj është vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, por di të flasë sit ë ishte një e rritur. Ka tre vite që merret me modë, por aspiron për t’u bërë avokate. Në këtë intervistë me “Shekullin” ajo do të na rrëfejë eksperiencat e saj me shtëpitë e modës brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për të gjithë ata që nuk e njohin Vivianin, ajjo është modelja shqiptare që ka pozuar dhe sfiluar për shtëpinë e modës së Roberto Cavallit në Gjermani.
2mfyouu.jpg
Kur ka nisur marrëdhënia jote me modën?
Ka nisur thuajse tre vite më parë. Isha pesëmbëdhjetë vjeçe, por fillova të isha pjesë e fotografive. Tani jam tetëmbëdhjetë dhe kam tre vite që merrem me modë. Fillimisht, kam pozuar dhe kam sfiluar në Shqipëri dhe Kosovë. Kam vetëm një vit që kam nënshkruar kontrata në Gjermani.
Si i arritët kontratat gjermane?
Më parë, u zgjodha si pjesë e Top Model of thë ثorld 2013. Përfaqësova Kosovën, në fakt pasi aty konkurrova. Pasi fitova të drejtën e garimit me vajza të tjera shumë të bukura, në Gjermani u njoha me oferta të tjera të studiove të modës. Sot, do të nisem në Gjermani për një set të ri fotografik, që do të jetë një set, i cili do ta bëjë imazhin tim të njohur në të gjithë Gjermaninë.
Do të jetë ky set fotografik po aq i rëndësishëm sa edhe bashkëpunimi yt me studion e modës së Roberto Cavalit në Gjermani?
Po, besoj se po. Sepse fotot do të realizohen nga Olaf Pitzer, fotografi më i mirë në Gjermani. Me siguri do të jenë foto shumë të bukura. Ndërsa në rastin e bashkëpunimit me shtëpinë e modës Cavalli në Gjermani, vërtet nuk di çfarë të them. Për mua është një nder i madh të punoj me shtëpi mode me kaq emër.
Pozon dhe je pjesë e pasarelave të modës. Ku ndihet më mirë Vivian Canaj, përpara aparatit fotografik apo në pasarelë?
t6vyao.jpg
ثshtë njëlloj të dyja janë dashuri të bukura. I dua të dyja njëlloj.
Sa e vështirë është të jesh pjesë e modës në Shqipëri?
Nuk është e vështirë nëse fokusohesh të japësh më të mirën tënde. Sigurisht që nëse më pyet është më e thjeshtë këtu apo në Gjermani më duhet të them se këtu gjithçka e bën më të vështirë vlerësimi. Në Shqipëri nuk vlerësohesh njëlloj edhe pse ti sillesh përpara aparatit fotografik dhe ecën në pasarelë njëlloj si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani. Unë punoj me pasion si këtu dhe si aty ku do të shkoj, mirëpo vlerësimi është më i madh jashtë Shqipërisë.
A do të pozonit **** për ndonjë revistë prestigjioze si Playboy?
Jo, nuk është në natyrën time. Nuk do të pranoja dhe kjo është përgjigja ime përfundimtare. (qesh)
Me çfarë merret tjetër modelja shqiptare e Cavallit në Gjermani?
Studion për Juridik. Sapo i kam filluar studimet në fakt. Më ka pëlqyer gjithnjë drejtësia dhe më vjen mirë që e kam mundësinë të studioj në një degë të tillë. Sigurisht, që akoma më shumë do të më pëlqente të isha e suksesshme dhe të kontribuoja në drejtësinë që i nevojitet këtij vendi. Shpresoj që ta përfundoj me nota të shkëlqyera.
Kujt ia dedikoni një pjesë të suksesit tuaj?
Familjes sime, punës sime të palodhshme, fotografëve shumë të mirë me të cilët kam bashkëpunuar. Stilistët të cilët më kanë veshur gjatë performancave të mia dhe shumë të tjerë të cilët më kanë qëndruar pranë. Sigurisht, nuk dua të harroj edhe Nazlie Sadriaj, e cila është një make-up artiste e shkëlqyer. Pa të nuk do të mund të dukesha kaq e bukur sa më konsideroni ju. Ajo ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me mua. Të më falin ata të cilët mund t’i kem harruar. Veçse më besoni jam në limitet e kohës. Do të nisem për pak minuta në Gjermani, por sigurisht që nuk mund të refuzoja të flisja për një gazetë si ju.

PLANET
“Miss Europe, stacioni im i radhës”


Pasi na informoi se ka vetëm pak kohë në dispozicion “Shekulli” përpara se t’i uronte shqiptares tetëmbëdhjetëvjeçare një udhëtim të mbarë e pyeti jo vetëm për projektet që e presin në Këln të Gjermanisë, por edhe për projektet që e presin në të ardhmen. ajo mundi të na flasë vetëm për projektet e këtij fundviti që në fakt nuk ishin të pakta. Në Këln të Gjermanisë e priste fotografi më i mirë i vendit. Do të realizonte disa fotografi për një firmë shumë prestigjioze në Gjermani, emrin e së cilës nuk mund ta bënte të ditur pasi ende nuk ishte e lejuar. Ndërkohë Vivian Canaj na rrëfen se me datë 2 nëntor, në Gjermani do të organizohet Miss Gjermania, në jurinë e së cilës do të ishte edhe top modelja Shqiptare.
“Këto janë planet e mia për udhëtimin e radhës në Gjermani. Sigurisht që edhe oferta të tjera që mund të dalin gjatë këtyre ditëve mund t’i pranoj, por sigurisht pasi të mbaroj së realizuari setin fotografik me Olaf Pitzer, fotografin më të mirë në Gjermani dhe pas pjesëmarrjes në Miss-in që do të organizohet me datë 2 nëntor të këtij viti. Mund t’ju rrëfej edhe një projekt tjetër që i përket këtij fundvit, por më shumë se kaq nuk di të kem planifikuar të tjera projekte të sigurta. Në 14 dhjetor, para përfundimit të këtij viti do të jem pjesë e Miss Intercontinental dhe Miss Europe. Këtë herë do të përfaqësoj Shqipërinë. Dhe shpresoj të dal mirë. më pas do të ulem të mësoj”, thotë Vivian Canaj në bisedën me “Shekullin” dhe e mbyll duke buzëqeshur. Kur e pyetëm për projektin e saj më të vështirë, ajo na rrëfen se ai ende nuk ka ardhur. Mendon se një punë e madhe do t’i duhet në organizimin e Top Model of Albania, në të cilën pretendohet të ketë rolin e një producenteje.

Profil

Vivian Canaj është vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Ajo ka lindur në Romë, por jeton mes Tiranës dhe Gjermanisë. Sepse ajo jeton dhe punon midis këtyre dy shteteve. Edhe pse një modele me emër të njohur tashmë në Kosovë dhe Gjermani, Vivian Canaj përpiqet gjithnjë që të mos e lërë pas dore shkollën. Sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka vetëm pak që ka fituar të drejtën universitare. ثshtë në vitin e parë të shkollës së lartë. Bukuroshja shqiptare studion për shkencat juridike dhe dëshiron që qoftë edhe pak t’i japë pak drejtësi këtij vendi. Nuk ndihet shumë e vlerësuar në Shqipëri, por ndihet mirë teksa thotë se ka pozuar për Cavallin në Gjermani. Ajo ka qenë pjesë e Top Model of the ثorld 2013. Ka përfaqësuar Kosovën, ndërsa në Miss Intercontinental dhe Miss Europe që do të zhvillohet në datë 14 dhjetor të këtij viti ajo do të përfaqësojë Shqipërinë.
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top