Mjeshtër i vetëkontrollit dhe lider i padiskutueshëm, pse të gjitha shenjat duan të jenë nga pak Bricjap

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Bricjapi është mjeshtër i vetëkontrollit dhe ka aftësinë për të udhëhequr rrugën, për të bërë plane të forta dhe reale dhe për të menaxhuar shumë njerëz që punojnë për të në çdo kohë. Jo vetëm që fokusohet në botën materiale, por ka aftësinë ta përdorë atë sa më shumë që mundet. Për fat të keq, ky element gjithashtu e bën atë të ngurtë dhe nganjëherë shumë kokëfortë për të lëvizur nga një perspektivë ose pikë në një marrëdhënie. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të pranojnë njerëzit që janë ndryshe nga ta, madje kanë tendencën t’u imponojnë edhe mendimet e tyre.

Saturni është planeti sundimtar i Bricjapit dhe ky planet paraqet kufizime të të gjitha llojeve. Ndikimi i tij i bën këta njerëz praktikë dhe të përgjegjshëm, por gjithashtu të ftohtë, të largët dhe të prirur ndaj ndjenjës së fajit. Ata duhet të mësojnë të falin me qëllim që ta bëjnë jetën e tyre më të lehte dhe më pozitive.

MIQTE DHE FAMILJA
Bricjapi është inteligjent, i qëndrueshëm dhe i besueshëm, dhe kjo i bën përfaqësuesit e kësaj shenje miq të mirë dhe shpesh shtylla ku shokët e tyre të mbështeten. Ata duhet të jenë të rrethuar nga njerëz që nuk bëjnë shumë pyetje, të dinë se ku janë vendosur kufijtë, por edhe të ngrohtë, me zemër të hapur dhe me besnikëri të mjaftueshme për të ndjekur hapat e tyre.

DASHURIA
Nuk është e lehtë për të fituar vëmendjen dhe zemrën e një Bricjapi, por sapo muret e tyre të bien dhe zemra e tyre shkrihet, ata qëndrojnë të përkushtuar përjetë. Ndjeshmëria e shfaqur vjen përmes akteve dhe jo fjalëve, dhe shpesh nevojiten vite për ta që të hapen sa duhet për të biseduar rreth problemeve aktuale emocionale. Nuk janë të gatshëm për kompromise dhe madje duket sikur ndonjëherë hapin probleme në mënyrë që më pas t’i zgjidhin.

SI TË BËNI PËR VETE NJË BRICJAP MASHKULL
Meshkujt e lindur nën shenjën e Bricjapit janë të vendosur dhe njerëz ambiciozë, të cilët duan të arrijnë në krye për të marrë mbledhur frytet e punës së tyre. Ata preferojnë realitetin mbi ëndrrat e pakapshme, por nuk kane frikë të vene në lëvizje disa nga ëndrrat e tyre më realiste. Nevoja e Bricjapit për kontroll është e fortë, dhe ai mund të jetë gjykues ndaj partnerëve të tij, duke pretenduar që ata të jenë diçka që vërtet nuk janë.

SI TË BËNI PER VETE NJË BRICJAP FEMËR
Femra Bricjap është e paduruar për të provuar emocione të rrëmbyeshme, por e ka të vështirë të hapet në fillim derisa të krijojë besim. Kur ndihet e sigurt në një marrëdhënie nuk të tregojë brishtësinë e saj.

Shenjat që përshtaten me Bricjapin: Demi, Virgjëresha, Akrepi, Peshqit.

LivingShiko fotografinë 1707400
 
Ho ho ho ... ho ho hooooo


hajd shnet... :P :P
 
I kam memorizu, me presje ene pika ne memorje e s'nuk i harroj. :P
 
Back
Top