Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mjeshtër i fjalëve. Urtësia “e papërballueshme” e Milan Kunderës

Mjeshtër i fjalëve. Urtësia “e papërballueshme” e Milan Kunderës​

1689439898838.png
  • Qentë janë lidhja jonë me parajsën. Ata nuk njohin ligësinë, xhelozinë apo pakënaqësinë. Të ulesh me një qen në një anë kodre, në një pasdite të lavdishme është si të kthehesh në Eden, ku të rrije pa bërë asgjë nuk ishte e mërzitshme – ishte paqe.
  • Të bësh dashuri me një grua dhe të flesh me një grua janë dy pasione të ndryshëm, jo thjeshtë të ndryshëm, por të kundërt. Dashuria nuk ndihet në dëshirën për çiftëzim (një dëshirë që shtrihet për një numër të pafundëm grash), por në dëshirën për të ndarë gjumin (një dëshirë e kufizuar tek një grua).
  • Njerëzit bërtasin gjithmonë se duan të krijojnë një të ardhme më të mirë. Nuk është e vërtetë. E ardhmja është një boshllëk apatik që nuk i intereson askujt. E kaluara është plot me jetë, e gatshme të na irritojë, provokojë dhe fyejë, të na joshë që ta shkatërrojmë apo ribëjmë. E vetmja arsye përse njerëzit duan që të jenë zotër të të ardhmes, është që të ndryshojnë të kaluarën.
  • Nuk ka perfeksion, ka vetëm jetë
  • Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet. Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut. Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave. Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten. Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë. Dhe në fund, është kategoria e katërt, më e rralla, kategoria e njerëzve që jetojnë në sytë imagjinarë të atyre që nuk janë të pranishëm. Këta janë ëndërrimtarët”.
  • … Dhe këtu qëndron halli i madh i njeriut. Koha e njeriut nuk vjen rrotull në një formë rrethi; ajo ecën përpara në një vijë të drejtë. Prandaj njeriu nuk mund të jetë i lumtur: lumturia është dëshira për përsëritjen.
  • Dashuritë janë si perandoritë, kur ideja mbi të cilën ato janë ngritur shembet, edhe ato zbehen dhe zhduken.
  • Befas i erdhi në mendje Simpoziumi i Platonit: Njerëzit ishin hermafroditë, deri kur Zoti i ndau më dysh, dhe tani të gjithë gjysmat bredhin nëpër botë, duke kërkuar njëra-tjetrën. Dashuria është përgjërimi për gjysmën tjetër tonën, që e kemi humbur
  • Çdokush, objektivi i të cilit është “diçka më e lartë”, duhet të presë që një ditë të vuajë prej marramendjes. Çfarë është marramendja? Frika se mos biem? Jo, marramendja është diçka ndryshe nga frika se mos biem. Eshtë zëri i boshllëkut poshtë nesh, që na josh dhe na tundon, është dëshira për të rënë, kundër të cilës, të tmerruar, ne vetëmbrohemi.
  • Shansi dhe vetëm shansi ka një mesazh për ne. Çdo gjë që ndodh prej nevojës, çdo gjë e pritshme, që përsëritet çdo ditë, është memece. Vetëm shansi mund të na flasë.
  • Lufta e njeriut kundër pushtetit, është lufta e kujtesës kundër harresës.
  • Çdo njeri është përgjegjës për injorancën e tij.
  • Ne ecim nëpër të tashmen me sytë e lidhur. Na lejohet vetëm të ndjejmë dhe hamendësojmë atë që po përjetojmë në të vërtetë. Vetëm më vonë, kur lecka na sytë na është hequr, ne shohim të kaluarëm dhe zbulojmë se çfarë përjetuam dhe çfarë domethënie kishte ajo që përjetuam.
  • Budallallëku i njerëzve buron nga fakti që kanë një përgjigje për çdo gjë. Urtësia e romanit buron nga fakti që ka një pyetje për çdo gjë… Shkrimtari i mëson lexuesit që ta kuptojë botën si një pyetje. Ka urtësi dhe tolerancë në atë qasje. Në një botë të ndërtuar mbi siguri të shenjta, romani është i vdekur. Bota totalitare, qoftë e themeluar nga Marksi, Islami, apo çdo gjë tjetër, është një botë përgjigjesh dhe jo pyetjesh. Atje, romani nuk ka vend.
  • Si mund të ndiente nostalgji ajo, kur ai ishte aty, mu përpara syve? Si mund të vuash nga mungesa e një njeriu, kur ai është i pranishëm?
Përzgjedhja dhe përkthimi nga Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back