Mjeku qe ngriti spitalet e para shqiptare

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Mjeku qe ngriti spitalet e para shqiptare

Dr. Jani Basho - jo vetem pionier i ngritjes e organizimit te mjekesise ne Shqiperi, por dhe i gjithe elites intelektuale ne vend. Doktori qe pati meriten per ngritjen e spitalit Civil dhe ate Ushtarak.

Eglantina Nasi


... Rrallehere me ka qelluar te lexoj fakte mbreselenese nga jeta e nje figure shqiptare, si ajo e Doktor Jani Bashos. Pionieri i ngritjes dhe organizimit te mjekesise ne Shqiperi, nuk eshte vetem figure dinjitoze e saj, por e gjithe elites intelektuale ne vend. Ndertimi ne vitet 1929-1931 i spitaleve qendrore te Shqiperise, Spitalit Civil (sot spitali nr.1), atij Ushtarak (sot spitali nr.2) dhe themelimi i sherbimeve mjekesore publike, lidhen drejtperdrejt me emrin e Dr. Bashos. Ai solli per to projektet gati nga Vjena, duke ia vene si kusht mbretit Zog ndertimin e tyre. Ai ka ndikuar shume edhe per ndertimin e Maternitetit te Tiranes. Mbetet themeluesi i sherbimit shkencor te obstretikes dhe gjinekologjise ne vendin tone. Jo vetem mjek dhe nje pedagog i shkelqyer, por ai ishte edhe nje intelektual shqiptar qe kudo dhe kurdo tha fjalen e tij per Shqiperine. Shkrimet dhe apelet e tij ndaj zhvillimeve ne vend, jane perla te thellesise se mendimit dhe largpamesise se tij. Mik i Faik Konices ne Vjene, ishte kryeredaktor i revistes "Djaleria", organ i shoqerise studentore shqiptare "Albania", e cila pati ndikimin e saj ne zhvillimet politike te kohes, sidomos ne mbeshtetje te qeverise demokratike te Fan Nolit. Per Dr. Jani Basho, vete prof. Chvorstek - kryeinternisti i Vjenes, do shkruante per te ne shtypin vjenez "se nje student shqiptar, di te diagnostikoje me mire se ai vete". Ndersa prof.dr. Jul Tandler, i tha pas provimit te pare: "Nese dikush do te me zevendesoje nje dite, ky mund te jesh vetem ti". Nderkaq, te shumta kane qene vleresimet e tjera ne mbare Evropen per te, duke iu lutur te punonte ne klinikat me moderne te Parisit, Berlinit, Vjenes. Por Dr. Basho donte vetem Shqiperine. Se ciles i sherbeu, edhe per 7 vite me radhe si mjek personal i Mbretit Zog. Po dhe pas Luftes kur u ndesh jo vetem me mjeke jugosllave e sovjetike, por edhe intrigat ne qarqet shqiptare, te cilat nuk ia njihnin meritat e tij per shkak te sherbimit te tij ndaj Mbretit. Vetem per kete fakt, ai do lihej ne heshtje te plote nga diktatura. Por nuk do te harrohej nga intelektuale te zote si ai, Lasgush Poradeci, Niko Nikolla etj, te cilet do ta kujtonin e do shkruanin per te gjithmone. Ky i fundit, do thoshte diten e vdekjes se Dr. Jani Bashos: "Non muri, sed viri presidium epidarum". (Jo muret, por burrat jane mbrojtesit e qyteteve) ...
 
Me projektet vjeneze ne dore per spitalet shqiptare

Ndertimi ne vitet 1929-1931 i spitaleve qendrore te Shqiperise, spitalit civil (sot spitali nr.1) dhe atij ushtarak (sot spitali nr.2) dhe themelimi i sherbimeve mjekesore publike, lidhen drejtperdrejt me emrin e Dr. Bashos. Per keto spitale, te cilat ai qe ne janar te vitit 1925 ia kishte ven-_gut si kusht qe te punonte ne Shqiperi, ai solli projektet nga Vjena ne tetor 1927. Sipas ketyre projekteve, spitalet do te ishin shume te medha. Kur perfunduan, per shkak te cungimit te projekteve te sjella prej tij, Dr. Basho nuk pranoi te nenshkruante marrjen e tyre ne dorezim. Megjithate, ai shprehte kenaqesine per ndertimin e tyre. Ai ishte themelues i sherbimit mjekesor ushtarak te organizuar dhe drejtori i pare i Spitalit Ushtarak (1928-1935). Nderkaq, hartoi dhe arriti te beje miratimin e ligjit te siperpermendur, qe iu jepte burse nga shteti te gjithe atyre qe mbaronin shkollen me rezultate "shume te mira", po te deshironin te studionin ne mjekesi. Prej vitit 1939 deri ne fillim te 1942, ishte drejtor i pergjithshem i Shendetesise shqiptare, qe konsiderohej ne shkalle ministri. Nuk pranoi dhe nuk pati keshilltar italian. Por ai ka ndikuar shume edhe per ndertimin e Maternitetit te Tiranes. Ne vitin 1935, ai themeloi ne shtepine e tij te paren klinike private, me shtreter dhe salle operacioni, ku punoi deri ne vitin 1944, bashke me mikun e tij te ngushte. dr. Jonuzin. Nga viti 1948-1952, ishte drejtor i Maternitetit te Tiranes. Mbi te gjitha dhe pa asnje diskutim, eshte themeluesi i sherbimit shkencor te obstretikes dhe gjinekologjise ne vendin tone dhe qe pergatiti e specializoi mjeket e pare obsteter-gjinekologe te Shqiperise (1948-1956). Mamite e para, u pergatiten prej tij. ai jepte mesim ne shkollen e mamive, te cilen e kishte ngritur vete (1946) dhe e kishte shume per zemer. Dr. Ilir Gjylbegu ne revisten "Shkenca dhe Jeta", 1991, do te shkruante per te se Jani Basho nuk ishte vetem nje klinicist i perkryer ne obstretike e gjinekologji, por edhe themeluesi i pare i ketyre dy degeve ne baza shkencore per vendin tone, por edhe pedagog i shkelqyer. Te gjitha keto shkruhen ne librin e dr. Jovan Basho, i cili eshte nipi i dr. Jani Bashos dhe qe ka marre persiper t(i sjelle publikut shqiptar te vertetat e xhaxhait te tij te nderuar.
 
Jeta e tij, rrugetim i gjate mes veshtiresish e arritjesh

Doktor Jani Basho u lind ne qytetin e Pogradecit ne 1892 ne nje familje te varfer. I filloi mesimet ne shkollen fillore greke te Pogradecit, me pas gjimnazin grek te Manastirit. Pasi mbaroi shkelqyeshem, pati shume oferta nga mesues greke dhe grekomane qe ishin ne Manastir per te marre nenshtetesine greke dhe te vazhdonte studimet ku te donte e me pas te punonte ne Athine. Po keto oferta, Jani i hodhi poshte me krenari dhe me diplomen e gjimnazit ne xhep, u kthye ne Pogradec. Me pas shkoi ne Stamboll dhe u regjistrua aty ne Fakultetin e Drejtesise. Por me fillimin e Luftes Ballkanike, e la ne mes ate. Me pas, vendosi te vazhdonte fakultetin e Mjekesise ne Vjene te Austrise, pasi vendi kishte nevoje per mjeke. Aty njihet edhe me Faik Konicen, i cili i ofroi ndihmen e tij. Ne provimin e tij te pare, ate te anatomise, prof. dr. Jul Tandler, do i thoshte: "Nese dikush do te me zevendesoje nje dite, ky mund te jesh vetem ti". Pas kesaj, fitoi Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Vjenes si edhe titullin Unicus Medicus Doctor (Mjek i Vecante), titull qe jepej shume rralle per te huajt. U kthye ne Shqiperi gjate qeverisjes se Fan Nolit dhe pas permbysjes se kesaj qeverie, ai shkoi perseri ne Vjene. Ketu u specializua per afro tre vjet e gjysme ne kirurgji dhe ne obstretike-gjinekologji. Gjate kesaj kohe, u emerua ne Spitalin e Universitetit te Vjenes, ku u emerua kryeasistent i profesorit Drenk, e pas pa kohe, zevendes i tij qe ishte ne ate kohe kryekirurgu i Vjenes. I propozuan edhe martesen me nje vajze austriake, qe te kushtezohej me qendrimin e tij pergjithmone ne Vjene. Por ai nuk pranoi. Ai nuk pranoi as rastin e te qenit mjek ne Buenos Ajres.
 
Patriot dhe drejtues i veprimtarise atdhetare ne Vjene

Por Dr. Jani Basho, pervecse mjek, do te ishte edhe nje drejtues i veprimtarive atdhetare ne Vjene. Ne vitin 1918, ne kete kryeqytet evropian ne zemer te Evropes, u krijua ne Vjene shoqeria studentore shqiptare "Albania", me revisten e tyre "Djaleria", numri i pare i se ciles doli ne prill 1920. Me kete bashkepunonin edhe emra te njohur patriotesh shqiptare si Faik Konica, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Rexhep Mitrovica. Ne drejtimin e Dr. Jani Bashos, ai dergoi edhe nje note proteste per problemet e Shqiperise Konferences se Paqes ne Paris. Si dhe u takua me ambasadorin amerikan Von Coolidge per problemet shqiptare. Shkrimet e tij ishin me nje fryme shume te theksuar atdhetare. Ja cfare shruan ne shkrimin e tij te pare: "Deshira me e madhe e cdo shqiptari te vertete, duhet te jete lumturia e Shqiperise. Shqiperia e djalerise shqiptare, eshte toka e te kater vilajeteve, shqiptare te Shkodres, Shkupit, Manastirit dhe Janines. Ideali yne permban ate Shqiperi, e cila permbledh ne gjirin e vet gjithe bijte e saj, ku mbreterojne liria, rregulli, drejtesia, dhe qetesia, e ku kultura perparon me te njejtin hap me boten e qyteteruar. Shqiptare! Rete e zeza te cilat prej kaq kohesh qendrojne mbi horizonitin e atdheut tone, po shperndahen, rreze te ndritura po duken. Fuqia duhet t(i ulet dhe do t(i ulet se drejtes. Sa kam shpirt, kam shprese!". Mjekun e ardhshem, e interesonte gjendja neper te cilen po kalonte Shqiperia ne fillim vitet (20. Ne artikujt e tij, ai fliste edhe per misionin e larte qe duhej te kishte parlamenti shqiptar. Sipas tij, "detyre kryesore e parlamentit te shtetit, ishte ndreqja e moralit te shtetit".
 
Ja si i drejtohet ne nje shkrim aktorit Aleksander Moisiu

- "Oh, do te ma kishte enda qe kete te vertete ta perhap ne gjithe boten, do ma kishte enda t(i deftenj sikujt, qe ky yll i shkelqyer Moisiu yne rrjedh prej atij populli, prej te cilit nje shumice vjershetoresh kane marre heronjte e vet: prej popullit te Pirros se Skenderbeut, prej popullit qe i ka dhene Turqise me shume se 30 Vezire nga me te miret, edhe Greqise prijesit me gjeniale, popullit qe i ka dhuruar Bizantit nje imperator, Kishes Katolike nje Pape dhe disa kardinale dhe Italise nje burre si Krispi. Nje nga keta gjenite e zgjedhur te popullit tone, jeni edhe ju, shume i ndershmi z.Moisiu".
 
Cfare shkruante per mbledhjen e pare te parlamentit shqiptar:

"Nje nga perparimet kryesore, nje nga fitimet me te medha te popujve ne kohen e re, eshte liria e fjales dhe etja per shpjegime, per drite. Mjetet me te cilat vihen ne veprim keto kerkime natyrale te popujve, jane shtypi dhe parlamenti. Parlamenti dhe shtypi, jane tribuna, predikuesit e medhenj te kohes sone. Mendimet qe me aq pasion nxirren, shtyhen perjashta parzmit ne parlament, bucasin ne pak kohe ne gjithe token. Deputeti flet ne parlament, shtypi, gazeta ne gjelletore, kafene, trame, hekurudhe, shtepi, ne treg; kudo qe sheh nje tufe njerezish, sheh edhe gazeten ne mes tyre duke predikuar. Parlamenti dhe shtypi perfaqesojne shumicen jane goja e popullit, veshi i mbretit. Sendi qe deshiron, qe kerkon shumica, duhet te shfaqet ne parlament, te perjashtohet ne shtyp, nje gje qe lendon, qe mundon shumicen, nuk mund te mbetet e fshehur. Duhet te gjendet nje, i cili te jete i detyruar te flase te verteten hapur, pa kursim, pa ndalime, se nje nga detyrat me te larta te njeriut te lire ne nje kushtetute te lire, eshte shfaqja e mendimit te tij para popullit. Parlamenti dhe shtypi, duhet te dine ta perdorin kurdohere kete te drejte. Vetem ministra te pazote kundershtojne, dhe e kane frike lirine e fjales, gjithe nga shkaku, nga i cili elemente te erret kane frike ndricimin e rrugeve. Parlamenti dhe shtypi i lire ne esencen e tyre jane pena e levizjeve popullore liberale, demokratike. "Djaleria" - 1921, nr.14, faqe 25.
 
Shkroi edhe "Orientimi nga Perendimi, shpetimi yne i vetem"

"Po te shikoje me vemendje njeriu gjendjen e sotme te Shqiperise, arrin ne kete rezultat: Shqiperia eshte si nje foshnje e lindur para kohe nga Turqia, e cila ishte nje grua e semure barse dhe prej goditjeve te fuqive te reja ballkanike, deshtoi, duke lindur disa foshnja te dobeta dhe te semura. Serbia, Bullgaria dhe Greqia, adoptuan secila nga nje prej ketyre foshnjave, dhe filluan t(i ushqejne me qumeshtin e vet. Shqiperia, megjithese u nda, u zvordhme pahir prej Turqise, ushqehet prape me qumeshtin e saj te helmet. Prognoza per jeten e nje foshnje te tille eshte e lehte. Vdekja. Menyra e vetme e sherimit eshte nderprerja absolute e ushqimit te helmet dhe dhenia e nje ushqimi te shendetshem. Orientimi nga Perendimi eshte ceshtje vitale per ne. Cfare kerkohet prej nesh, nuk eshte shume, vetem te mbledhim veten dhe te mendohemi per ate qe e kemi para syve tane, per fillimin e orientimit nga Perendimi. Te mos e lene mevetn te paralizohet nga mendimi se koha do t(i ndreqe punet, koha ose ndonje fuqi tjeter e fshehte. Neve nuk mund te na ndihmoje tjeterkush, vecse vetes sone. "Djaleria", nr.15-16, viti 1922.
 
Njohja dhe marrdheniet me Mbretin Zog

Jani u takua per here te pare me Mbretin Zog ne vitin 1918 ne Vjene. Jani ishte ne ate kohe student, ndersa Mbreti gjendej aty per t(u mbajtur larg Shqiperise Veriore te pushtuar nga Austro-Hungaria per shkak se veprimet e tij binin ndesh me ato te ushtrise pushtuese. Takimi ndodhi rastesisht ne kafene, kur Jano ishte me Faik Konicen. Pasi ndenjen te tre, Jani dhe Zogu, nuk u takuan me ne Vjene. Ne janarin e vitit 1925, pas renies se qeverise se Nolit, Jani shkoi ne Durres te priste vaporin e linjes Durres-Trieste per t(u larguar pergjithmone nga vendi i tij. Nderkohe beheshin arrestime per perkrahesit e kesaj qeverie. Kur ishte ne kabine, i trokasin dy xhandare. Jani kujtoi se do e arrestonin dhe ate, por me pas i thane te shkonte ne Tirane. Nje kapter e mori ne mengjes e i tha se Presidenti ishte shume semure dhe ai duhej ta vizitonte, pasi mjekimet qe i kishin bere deri atehere, nuk i kishin dhene rezultat. Zogu e thirri dhe e priti mjaft mire, duke i kerkuar te falur qe nuk e kishte kerkuar qe me pare. Iu lut ta kuronte, pa ne Vjene mund te shkonte kur te donte. Jani e vizitoi dhe konstatoi se Mbreti ne te vertete nuk vuante nga nje infeksion ne zorre, sic edhe po kurohej, por nga nje abces ne fund te zorres se trashe. I propozoi qe te operohej. Por njerezit e Zogut nuk pranuan ne asnje menyre: "i te operosh Presidentin? Nuk kemi besim!". "Si te doni" - u pergjigj Basho. Me pas, u mor nje profesor rus bashke me nje mjek malazez. Mjeket e ardhur, pranuan diagnozen e Dr. Jani. Operacionin e beri profesori rus. Narkoza, ne ate kohe ishte ne fillimet e saj. Mbreti nuk pranoi ta merrte, gjate nderhyrjes kirurgjikale nuk beri ze, vetem se kishte kafshuar fort buzen e poshtme. Rusi i bardhe u shperblye me 500 napolona flori, ndersa malazezi me 150. Janit nuk i dhane gje, vetem se i thane ta ndiqte gjendjen e Mbretit. Me pas, kur ai u be mire e ftoi te rrinte ne sherbimin e tij ne Shqiperi. "Une rri vetem nese ndertohen spitale shteterore per popullin qe te kem ku te punoj." Dhe Zogu i tha: "Po erdhe ti, do i bej spitalet". Me kete premtim, ai erdhi ne Tirane, pasi perfundoi edhe disa specializime ne Vjene e pasi siguroi projektet e spitaleve kryesore: Civilit dhe Ushtarakut. Pra, vjen perfundimisht ne Shqiperi me projektet ne duar ne fund te vitit 1927. Emerohet mjek personal i Zogut, drejtor i pergjithshem i sherbimit mjekesor ushtarak dhe drejtor i Spitalit Ushtarak. Megjithe nderhyrjet penguese te italianeve qe nuk donin, spitalet u ndertuan dhe u peruruan ne vitin 1932. Ne keto vite, flitej se Mbreti Zog vuante nga nje semundje e pasherueshme sic pohon shtypi i kohes dhe vete Fan Noli. Se bashku me kryekirurgun e Vjenes, pasi e vizituan arriten ne perfundimin se kishin te benin me nderlikim te semundjes ulceroze. Jani dha keshillen qe te vinte te vizitohej vetem ne Vjene dhe jo ne Itali. E keshtu u be. Pas mberritjes ne Trieste, i priste treni i mbretit Viktor Emanuel dhe shkuan drejt e ne Vjene. Aty e vizioi profesori Chvorstek i cili nuk ishte ne nje mendje me dr. Janin per diagnozen. Me pas, mberriti profesori Chvorstek, qe ishte kryeinternisti i Vjenes, ai qe kur shkoi te vizitoje mbretin e Vjenes, nuk pranoi te vishte kostumin e protokollit mbreteror anglez. Ai i beri me shume se 30 radiografi mbretit (radiologjia ishte ne hapat e saj te pare). Ne fund, i shtrengoi doren dr. Janit, duke i thene se "ishte pikerisht diagnoza e tij". Pas kesaj, ne gazeten mjekesore kryesore te Vjenes, ai botoi artikullin me titull: "Nje ish-studenti yne, di t(i vere diagnozat me mire se ne". Kjo ngjarje pati rendesi per prof. Jani Bashon, jo vetem se ai krijoi besim te plote tek Mbreti, por u be edhe nje person i besuar ne vendimarrjen e tij. Por edhe se ai pati oferta te tjera nga spitalet e Parisit, Vjenes, Berlinit, pferta te cilat i refuzoi. Dr. Basho e tregonte hapur se ishte kunder intrigave te italianeve. Por sic dihet, shume njerez rreth Zogut, paguheshin prej tyre dhe keta e shihnin dr. Bashon si kundeshtar dhe i shtuan intrigat ne adrese te tij. Zogu prej tij kerkoi edhe nje keshille nese duhej ta firmoste per here te dyte Paktin e Tiranes me italianet, i cili u lejonte me shume hapesira dhe privilegje. Por Basho i tha: "Nese doni t(ju mbetet pak histori, atehere mos e perserisni ne asnje menyre paktin". Nga ana e tij, edhe Zogu i tha qe edhe ai ashtu mendonte. Te nesermen, deklaroi se Pakti nuk do perseritej. U hap fjala se mendjen ia kishte mbushur dr. Jani Basho. Per te filluan te hapeshin fjale se ishte agjent grekqe perpiqej ta helmonte. "Po te degjova ta thuash me kete, do te te var ne mes te Tiranes" i tha Zogu atij qe ia tha kete fjale. Te gjitha keto, filluan t(i zbehnin marrdheniet mes dr. Janit dhe Pallatit Mbreteror. Vecanerisht ndikoi fakti qe ai nuk pranoi te behej minister i Legates sone ne Berlin. "Une jam mjek dhe jo politikan" iu pergjigj ai Zogut pas ketij propozimi.
 
Si reagoi shteti pas lufte me prof. Jani Basho?

Shteti ia shtetezoi per nevoja te shtetit te dyja shtepite e tij, kliniken private dhe shtepine ku banonte pas ministrise se Mbrojtjes. "Pas lufte, - i shkruante ai vellait, - shpresoj se do te ma lirojne shtepine". Vetem kjo shprehje "pas lufte", pasqyronte domethenien e faktit te rendesishem se intelektualet shqiptare nuk e kuptonin dhe nuk e merrnin me mend se c(po ndodhte dhe aq me pak se cfare do te ndodhte. Qeveria jo vetem qe nuk u kujtua, por per te do te fillonte nje periudhe mjaft e veshtire. I thoshin se kishte sherbyer ne regjimet antipopullore, se ishte "borgjez". Punonjesit e Maternitetit te Tiranes, ku ai punoi deri ne 1957, tregojne sesi ne vitin 1951, atij i bene nje gjyq ne kete institucion, duke e quajtur "antisovjetik", si "njeri qe nuk perfillte metodat sovjetike te mjekimit", ai dhe dr. Frederik Shiroka. Por dr. Basho nuk u trishtua me fatin e tij dhe nuk kerkoi privilegje personale. I vetedijshem per vlerat qe kishtem nuk u nenshtrua kurre. Nga ana tjeter, ai fliste me admirim per punen e shtetit ne ndertimin e spitaleve dhe ujesjellesave. Vecanerisht, ngriti shume lart punen e bere per zhdukjen e malarjes. "Ju nuk mund ta merrni dot me mend se cfare ka qene malarja per Shqiperine" thoshte ai. Ne varrimin e tij ne Poradec, 12 shkurt 1957, folen dr. Zisa Cikuli ne emer te ministrise se Shendetesise dhe dr. Kico Glozheni ne emer te punonjesve te maternitetit. Vete Glozheni, do te thoshte: "Si do te bejme pa ty, pas cdo konsulte mjekesore, fjala jote ka qene gjithmone fjala e fundit".
 
Martesa e tij dhe rendesia shoqerore e saj

Me mbleseri u martua me Zenepe Frasherin, bije e nje familje te pasur nga Korca, e cila kishte mbaruar shkollen e mesme ne Stamboll dhe njihte mire disa gjuhe te huaja. Ai mendonte se me kete martese, mes nje te krishteri dhe nje muslimaneje, po jepte nje shembull te mire per afrimin e shqiptareve. Shtypi i kohes, shkroi shume per kete fejese. Vlen te permendet ketu shkrimi i Branko Merxhanit "Rendesia biologjike-shoqerore e nje fejese" tek "Neoshqiptarizma" 1 korrik 1930. Nga kjo martese, Janit i lindi nje vajze, qe u quajt Diana. Nderkaq, ne vitet (50 gjendja e tij ekonomike ra shume. Por nuk u perkul, fale karakterit te tij te forte. Vinte cdo vit per pushime ne Pogradec dhe ndihej shume i lodhur. U semur pa shprese ne vitin 1957. Kur e kuptoi se nuk kishte me shpetim, kerkoi ta varrosnin ne Pogradec. Po keshtu, porositi te mos njoftoheshin organet e pushtetit. Megjithese ata kur e moren vesh, treguan respekt dhe interesim.
 
Kujtime nga puna e tij si mjek

Ne vitet 1946-1947, drejtor i Maternitetit te Tiranes ishte nje mjek jugosllav qe kishte mbaruar ne Austri dhe shkonte shume keq me Bashon. Nje nate, kur ai ishte roje mberrin nje grua e semure rende shtatzane me hemorragji, e cila duhej te operohej urgjentisht. Basho pasi e vizitoi dha urdher te behej gati salla, por stafi kishte frike ta bente pa lejen e mjekut jugosllav. Basho e njoftoi tek Hotel "Dajti" ku ishte duke pire dhe i tha se nje e semure ishte rende. Por mjeku jugosllav njoftoi duke thene se nuk donte te shqetesohej nga Basho. Si pasoje, e semura vdiq. Ne mesnate. jugosllavi u kthye ne maternitet i dehur dhe sa e pa, dr. Basho i tha "A mund te me thuash se c(krim me te madh mund te beje nje mjek, sesa ky qe bere ti sot? Te akuzoj ne emrin tim dhe te mjekesise shqitare per vdekjen me dashje te nje te semure!" Jugosllavi iu pergjigj se ishte i pushuar qe tani nga puna. Me pas, i nxehur Basho i tha "Nuk marr urdhra as nga Beogradi dhe as nga ti, por vetem nga ministria e vendit tim. Jam i pushuar vetem kur te me pushoje nje ministri shqiptare, prandaj perjashta nga materniteti". Skandali ishte i jashtezakonshem. Dr. Bashon e shpetoi vetem vdekja e te semures. Disa miq i kishin thene se i ishte futur emri ne listat famekeqe te Koci Xoxes, shpetoi vetem nga prishja e marrdhenieve me Jugosllavine. U vleresua se kishte kundershtuar jugosllavet dhe keshtu fitoi perkrahjen e shtetit, duke u bere edhe drejtor i Maternitetit ne vitin 1948.

***

Nga ana tjeter, ai nuk i nenshtrohej presionit qe behej deri ne servilizem per "pervojen sovjektike". Thoshte se "edhe ne kemi eksperiencen tone". E si mund te thoshte nje mjek qe kishte mbaruar shkelqyeshem ne Vjene? Por ne Shqiperi nuk donte t(ia dinte me njeri per keto. Ne gazeten "Bashkimi" u botua nje shkrim i gjate "Dr. Jani Basho dhe Dr. Frederik Shiroka, nuk perfillin eksperiencen sovjektike". Kushedi c(mase mund te kishin marre per te, sikur mos kishte ndodhur kjo ngjarje: "Gjate nje konsulte mjekesore ne spitalin nr.1, dr.Basho nuk ishte dakord me diagnozen qe po i vendoste te semures pala e mjekeve sovjetike. Gjithsesi, njeri prej tyre tha: "Nuk ka gje, ne jemi shumica dhe ne vendosim". Atehere, Basho ua preu: "Mazhorance ka ne parlament, ne mjekesi ka diagnoze". Gjate operacionit, e detyrojne dr. Bashon te asistoje. Kur ia hapin barkun te semures, mjeku sovjektik konstatoi diagnozen e dr. Bashos, duke e ftuar te vijoje operacionin. Ai pranon dhe perfundon operacionin me kujdes. Gjinekologu sovjetik (dr. Jelcof) i kerkont te falur dhe i thote: "Me vjen keq qe jeni ne Tirane, se po te ishit ne Moske, do ishit profesori me i madh".

***

Ne fillim te vitit 1945, shteti komunist, shtetezoi dy shtepite e tij ne qender te Tiranes. Dr. Basho mundi te marre vetem disa mobilje, orendite e nevojshme shtepiake dhe nje pjese te vogel te librave. Vec te tjerash, kishte tre dhoma biblioteke, nje biblioteke mjekesore, nje artistike dhe e treta ishte e mbushur me libra, revista dhe materiale arkivore, te kopjuara te albanologeve gjermane dhe austriake. Kur po ia nxirrnin me brutalitet te gjitha keto materiale ne oborrin perpara shtepise i tha komandandit partizan qe merrej me kete aksion: "Beni c(te doni me librat e mia mjekesore dhe artistike, por keto te tjerat nuk jane per mua, ato do t(i duhen shume Shqiperise, une prandaj i kam sjelle nga Vjena. I kam mbledhur per vite me radhe. - "Ama gjermanisht qenkan keto, ne nga gjermanet mezi shpetuam, - i tha komandanti partizan, - dhe urdheroi t(u vinin zjarrin.

***

Lasgush Poradeci

Dr. Bashos

Mes atdheut te Shqiperise,

cave rruge mundimplote

Puthi ballin e lavdise

mendja jote e shkenca jote.

Tashti fle, shiprt i pavdekur,

ne seline e se vertetes

lundertar qe s(u pat prekur

prej tallazeve te jetes.

LASGUSHI: "PACA EDHE UNE FATIN TEND JANO"

I njohuri Niko Nikolla, ka shkruar per Dr.Jani Bashon: "Ate dite, perballe fakultetit te Gjuhesise Shqipe (ne te cilin ndodhej Spitali Obstretik-Gjinekologjik), po ndodte dicka e vecante. Mora vesh se kishte vdekur dr. Jani Basho. Dola jashte. Ku te shkoja? Dhe ne nje menyre qe s(e kuptova as vete mendova: "Do te shkoj tek Lasgushi". Kur u ndodha para tij, ai ishte duke shkruar. "Po shkruaj poemen "Udhetimi i Sokratit ne boten tjeter dhe tani po udheton per aty edhe Jani yne i dashur". Dolem ta percillnim. Ne kete cast, u dha ne dere edhe Spiro Icka, mjeshtri i madh poradecar i perpunimit te drurit. Kur mberriti kortezhi, Lasgushi tha: "Si lum ti Jani qe Perendia te ndjeu, po udhetimin tjeter po e nis nga Pogradeci. Paca edhe une fatin tend!" ...

Ashtu si edhe Niko Nikolla, pas gjithe ketij rrefimi ajo qe me vjen ndermend eshte shprehja: "Non muri, sed viri presidium epidarum".

(Jo muret, por burrat jane mbrojtesit e qyteteve - lat.-) ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top