Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat
Nga: Danielle Samaniego

fan2001298h.jpg


Që kur isha fëmijë, mami më paralajmëronte mua për gjëra të tilla si të ndëjturit shumë afër televizorit, të dalurit jashtë me kokë të lagur, dhe mos lënja e tretjes së ushqimit para se të notoja. Ajo edhe më mbushte mëndjen se po të haja Pop Rocks (karamele që shkrijnë në gojë dhe bëjnë zhurmë sikur po kërcasin) dhe të pija pije me gaz, stomaku im do të shpërthente. Ndërsa unë tani, që mund të dëshmoj me fakte se Pop Rocks dhe pija me gaz faktikisht nuk të dëmtojnë asgjë në trup (përvec një ndjenje të gëzueshme në gojë), po për ato këshillat e tjera të nënës? A ka ndonjë të vërtetë, apo ishin thjeshtë taktika për të na friksuar?

Në qoftë se nuk pret një orë pasi ke ngrënë para se të futesh në ujë, do të të dhëmbi stomaku dhe do të mbytesh.
False. Ideja prapa kësaj është se kur gjaku juaj shkon në stomakun tuaj për t'ju ndihmuar të tret ushqimin, ti nuk do të kesh qarkullim gjaku të mjaftueshme për të mbajtur duart dhe këmbët tuaja të punojnë siç duhen (kur shkon për të notuar). Kjo këshillë fitoi popullaritet në vitet 1950 dhe 1960, kur fëmijët gëzonin pishinat publike, liqenet dhe lumenjtë më me pak kujdestari sic janë tani lifeguards. Si rezultat, prindërit gjetën një mënyrë për të mbajtur fëmijët larg ujit disa minuta pasi kishin ngënë drekë. Por sipas HowStuffWorks, ne kemi shumë gjak për të mbajtur të gjitha pjesët tona të tjera të trupit në punë. Disa notarë në gara hanë diçka menjëherë përpara një gare për t'i dhënë atyre energji që duhet të dalin mirë. Gjithashtu, gjatë ushtrimit, organet tona prodhojë adrenalinë që në fakt ndihmon që të japë oksigjen muskujve që u nevojitet më shumë.

Mos rri shumë afër televizorit se përndryshe do të verbohesh.
False. Megjithëse do të keni një dhimjë kokë, ju nuk do të humbni shikimin duke parë televizor afër. Ju mund të vuajni nga lodhja e syve, megjithatë, të njëjtin rezultat ka edhe kur lexon poshtë një dritë të zbehtë. E vetmja gjë që nuk i bën mirë syrit janë fotografitë dhe ngjyrat e ndezura që lëvizin me shpejtësi në ekran (mendoni këtu videogames). Le të mos harrojmë incidentin e Pokemon të vitin 1997, kur qindra fëmijë në Japoni pësuan konfiksim nga sytë e tyre gjatë episodeve me filma vizatimore (ngjyrat dhe levizjet e shpejta). Më mirë të jeni të sigurt se sa keq, thonë ekspertët, është rekomanduar të ulesh larg televizorit 1.5 deri në 2 metra.

Mos i kërcit kycet se do të bëheni me atrit.
False. Kjo është një nga ato vërejtjet që ju do të dëshironit të ishte e vërtetë (ju që ju bezdis kjo gjë). Por sipas WebMD, nuk ka dëshmi se kërcitja e kyceve të dorës- që shkakohet kur kockat tërhiqen krijojnë një poc të vogël ajri dhe që thyen lidhjen midis dy kyceve - të çon drejtë atririt. Rreth një e katërta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara angazhohen në kërcitjen e kyceve të dorës, e cila mund të shkaktojë reduktim në shtrngim ose dobëson gishtat. Kështu, ndërsa kjo nuk të çon drejtë artrit, nuk është zakon i mirë.

Mos urino në pishinë se do ta marrin vesh pasi uji bëhet i kuq.
False, por urina në ujë mund të shkaktojë irritime si krruajtje, sytë e fryrë ose kollë. Kur noton dhe djersin apo urinon në ujin e pishinës, lëngjet trupore kombinuar me klorin krijojë komponimin kimik të njohur si chloramines, sipas CDC. Pra, vërtëtë s'do ta marrë vesh njeri, por ju lutem... mos e bëni këtë.

Nga çumçakizi do të të ngjiten zorrët nëse e kapërcen atë.
False. Jo shumë e dinë se si doli kjo këshillë, por Snopes gjeti se në pakot e çumçakizit thote se ai është i "patretshem". Mbase ai nuk do të tretët si çdo ushqim tjetër, por ai do të dali nga sistemi si çdo gjë tjetër pa dëme.

Mos dilni jashtë me flokë të lagur se do të sëmureni.
False. Sipas Dr. Rob Danoff i faqjes se MSN Shëndeti dhe Fitness, gjëja e vetme që mund të na sëmuri është ekspozimi ndaj një virusi. Mënyra më e zakonshme për të kapur një të ftohtë është marrja frymë në ajrin ku ndodhen grimca virale lëshuar nga kolla ose tështima e një personi të sëmurë. Danoff gjithashtu sugjeron që të mos prekni sytë, hundën, ose gojë me gishtat e palarë që mund të kenë pasur kontakt me një virus/bacteria.

Pra, cfarë mësuam? Shumica e këshillave që na janë dhënë, janë vërtetuar false, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ofrojnë asnjë vlerë për fëmijët. Ai nuk mund të mbeten në sistemin tuaj për shtatë vjet dhe do të ngjisi zorrët tuaja, por a është përtypja e çumçakizit një idenë e mirë? Do bëhemi me atrit duke kërcitur gishtat? Jo, por prap e dimë që është zakon jo i mirë. Mamatë vetëm kanë dashur të mirën tonë.

Për Forumin Virtual,
KarameleZana.


Mbani mend keshillat e prinderve? Ndonje tjeter qe ka harruar autorja?
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Mos rri shumë afër televizorit se përndryshe do të verbohesh.

:po:...e vertet shuuum kjo..:(...nejse qetesuese i kam patur..
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Për Forumin Virtual,
KarameleZana.

Mbani mend keshillat e prinderve? Ndonje tjeter qe ka harruar autorja?

''Mos luaj me zjarr se do urinosh naten shtratin''

E vertete apo fallce nuk e di ama te luajne me zjarre femija e di se nuk eshte ide e mire. :ciaoo:
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

''Mos luaj me zjarr se do urinosh naten shtratin''

E vertete apo fallce nuk e di ama te luajne me zjarre femija e di se nuk eshte ide e mire. :ciaoo:

E mbaj mend kete. Psh po te ishte i ndezur shkopi, e levizje majtas djathas me shpejtesi, bente nje viz te verdh. Gjyshja me thoshte te njejten gje, po kjo nuk besoj se eshte e vertete. Nese ha shume shalqi para se te flesh, atehere po.
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Në qoftë se nuk pret një orë pasi ke ngrënë para se të futesh në ujë, do të të dhëmbi stomaku dhe do të mbytesh.
False.

Mua kjo sme duket fallco, sepse mbas qe ha buke eshte mire te rish 1 h per te tretur ushqimin me shume. Nuk eshte e keshilluar te besh banjo mbas buke.

Mos rri shumë afër televizorit se përndryshe do të verbohesh.
False.

As kjo sme duket fallco, sepse ashu sic ekrani i pc ashu dhe ai i tv, ndikoj negativisht ne shikim.
Nqs e keni vene re eshte shtuar nr njerezeve qe mbajne syze qe kur shkenca ( pc + tv...) ka evoluar...
Sa njerez me syze mbani mend kur kishit 5 vj? Sa kan tani?

Mos i kërcit kycet se do të bëheni me atrit.
False.

E shumta qe mund te ndodhi nqs kercet kycet, te prishesh ligamentet e artikuallacionit...por nuk arihet deri ne artit



Nga çumçakizi do të të ngjiten zorrët nëse e kapërcen atë.
False.

Ska si te ngjisi zoret, por stimulon prodhimin e acidit klorhidrik i cili ne suprasasi con ne ulcer...prandaj nuk keshillohet te hani cumcakiz me barkun bosh:D

Mos dilni jashtë me flokë të lagur se do të sëmureni.
False.

Lageshtia ne trup besoj qe ndikon me shume nqs i shtohet nje erre e ftoht...ka lidhje dhe me moshen...sepse nqs del nje i ri 20-40 vj sdo pesoj asgje...por nqs del nje femije deri ne 10 vj ose nje plak...ka shance te semuret.
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

'' Mos ndaje zjarrin ne dy vende se te vdes babai''

Besoj se eshte fallse, madje kete e kemi vertetuar se nje cun i lagjes ndau zjarrin, por, vdiq fqinji i par i tyre.:eek:hh:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Nga çumçakizi do të të ngjiten zorrët nëse e kapërcen atë.
False. Jo shumë e dinë se si doli kjo këshillë, por Snopes gjeti se në pakot e çumçakizit thote se ai është i "patretshem". Mbase ai nuk do të tretët si çdo ushqim tjetër, por ai do të dali nga sistemi si çdo gjë tjetër pa dëme.

Sa here ma thoshnin prinderit mua kete gje, ...aq sa njehere aksidentalisht e kalova cumcakizin poshte, ....dhe fillova te qaja nga frika se do me ngjiteshin zorret .
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Mos dilni jashtë me flokë të lagur se do të sëmureni.
False. Sipas Dr. Rob Danoff i faqjes se MSN Shëndeti dhe Fitness, gjëja e vetme që mund të na sëmuri është ekspozimi ndaj një virusi. Mënyra më e zakonshme për të kapur një të ftohtë është marrja frymë në ajrin ku ndodhen grimca virale lëshuar nga kolla ose tështima e një personi të sëmurë. Danoff gjithashtu sugjeron që të mos prekni sytë, hundën, ose gojë me gishtat e palarë që mund të kenë pasur kontakt me një virus/bacteria.

Pra, cfarë mësuam? Shumica e këshillave që na janë dhënë, janë vërtetuar false, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ofrojnë asnjë vlerë për fëmijët. Ai nuk mund të mbeten në sistemin tuaj për shtatë vjet dhe do të ngjisi zorrët tuaja, por a është përtypja e çumçakizit një idenë e mirë? Do bëhemi me atrit duke kërcitur gishtat? Jo, por prap e dimë që është zakon jo i mirë. Mamatë vetëm kanë dashur të mirën tonë.

Për Forumin Virtual,
KarameleZana.


Mbani mend keshillat e prinderve? Ndonje tjeter qe ka harruar autorja?[/QUOTE]

mesuam se te gjithe gjerat cka jan nga lashtesia dhe jan te ruajtura me vite nga prinderit gjishet, stergjishet, katragjishet.Jan thjeshte te verteta nese e medojm
 
Titulli: Mitet e fjalëve që na kanë thënë nënat: të vërtetat

Keto ishin tek nje artikull qe mua mu duk interesant ta sillja ketu pasi nje pjese te keshillave i kemi te njejta eshte ne ne shqiperi dhe i kemi degjuar nga prinderit tane (dhe une pikerisht ato solla).

Zizina, ke te drejte, sidomos per lageshtine dhe ftohtin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top