Misteri i Simetrisë
Eshtë rendi universal i botës, një fuqi që kontrollon çdo gjë. Simetria na ndryshon, dhe përcakton jetët tona – dhe kërkimi për ligjet e rregullat e saj, mund të përngjasojë me kërkimin për teorinë e gjithçkasë. Studiuesit janë vënë tashmë në gjurmë të një prej mistereve më të mëdhenj të universit
Shiko fotografinë 1791534
Nëse simetria është vërtetë rendi universal i natyrës, atëherë për ekzistencën tonë, ne i detyrohemi një gabimi në projektim. Gjatë Big Bangut, 13.7 miliardë vjet më parë, nuk ukrijau vetëm materia, por edhe antimateria. Rezultati ishte shkatërrimi i ndërsjellë i njëkohshëm – pothuajse sapo u krijua, universi ishte në rrezik që të merrte fund. Por një gabim i vockël në përllogaritje e shpëtoi kozmosin e sapolindur: dhjetë miliardë antithërrmija u takuan me dhjetë miliardë e një thërrmija. Ishte pikërisht ky çekuilibër shumë i vockël, kjo asimetri e pallogaritshme, që çoi në krijimin e galaksive, rrugëve të qumështit dhe sistemeve diellorë – dhe më pas, tek të gjithë format e jetës. Por, a ishte vërtetë një gabim në llogaritje, apo përgjigjet për jetën dhe universin janë të fshehura prapa misterit më të madh nga të gjithë?
GJUHA E FSHEHTE E SIMETRISE
Një flutur, një gjethem, makinat, njerëzit: të gjithë organizma dhe objekte të krijuar simetrikisht. Po çfarë mund të themi për një pemë, apo edhe një vullkan? A janë simetrikë? Në pamje të parë, mund ta përshkruani një pemë bredhi si simetrike, por një pemë e vjetër lisi, nuk duket se ka kurfarë rregullsie. E megjithatë, edhe ato janë simetrike, ashtu sikurse molekulat dhe orbitat planetare, ashtu si energjia elektrike, magnetizmi dhe drita. Atëherë, çfarë është ekzaktësisht simetria? Nëse një objekt rrotullohet, pasqyrohet apo kthehet në anën tjetër, ai është simetrik, nëse ngjan ekzaktësisht ashtu si dukej më parë. Gërma A është simetrike për shembull: pasqyroheni vertikalisht në mes, dhe sërish do të keni një A. Kjo formë simetrie – pasqyra, ose forma bilaterale – është ajo që njohim më shumë, sepse ne njerëzit jemi gjithashtu bilateralë.
Kemi një anë të majtë dhe një anë të djathtë – pasqyrojeni një qenie njerëzore përgjatë boshtit të vet qendror, dhe përgjithësisht do të duket pikërisht ashtu siç dukej më parë. Edhe gërma H ka dy plane simetrish: vertikal dhe horizontal. Po gërma Z? Edhe ajo është simetrike, por simetrike me rrotullim, domethënë që Z-ja nuk pasqyrohet, por rrotullohet me 180 gradë nga pika e saj fillestare.
Shiko fotografinë 1791535
EVOLUCIONI I SIMETRISE
Edhe qeniet njerëzore, edhe kafshës janë qenië bilaterale. Kjo është pasojë e lëvizjes. Shumica e organizmave të gjallë mund të ecin, fluturojnë ose notojnë në një drejtim: përpara. Eshtë konfigurimi simetrik i trupit që ofron ekuilibër.
Po të kishim tre këmbë do të ishim më të qëndrueshëm, por nuk do të lëviznim aq shpejt. Aftësia jonë për lëvizjen përpara vjen prej faktit që organet tanë më të rëndësishëm ndjesorë janë të vendosur përpara kokës, dhe jo mbrapa. Një raketë apo një balonë me ajër, nga ana tjetër, lëviz për lart, kështu që nuk ka nevojë për simetri bilaterale. Prandaj, të dyja kanë një ndërtim cilindrik. Eshtë e njëjta histori me rrokaqiejt, kullat dhe vullkanet. Të gjithë këto ngjiten për lart dhe kanë simetri sferike, apo cilindrike.
Përveç lëvizjes, është edhe një tjetër forcë që luan një rol qendror: graviteti. Tërheqja magnetike e Tokës pengon një simetri lartë- poshtë tek pothuajse të gjithë organizmat e gjallë: këmbët mbajnë trupin, shpina e mban drejtë, lart, me ndihmën e muskujve. Duke qenë se lëvizja dhe graviteti ekzistojnë kudo në univers, të njëjtët ligje të simetrisë gjejnë zbatim në çdo qoshe të universit. Kjo do të thotë që, nëse jeta ekziston edhe gjetkë në univers, ajo duhet të ketë një ndërtim të ngjashëm simetrik dhe duhet të jetë bilaterale – qeniet jashtëtokësore, me shumë gjasë do të ishin shumë të ngjashme me qeniet nejrëzore. TEORIA E GJITHCKASE, FALE SIMETRISE Katër forca themeore udhëheqin universin: Ndërveprimi i fortë. Kjo i mban atomet bashkë dhe është gjithashtu më e forta e forcave natyrore.
Elektromagnetizmi. Kjo është përgjegjëse për energjinë elektrike, magnetizmin, të gjithë reaksionet kimikë, dhe për dritën. Ndërveprimi i dobët. Kjo udhëheq ndarjen e substancave radioaktive, por është përgjegjëse edhe për shkrirjen bërthamore brenda diellit tonë.
Graviteti. Kjo është në fakt më e dobëta e forcave natyrore.
Të gjithë forcat i shkojnë ekzaktësisht për shtat universit tonë, dhe qoftë edhe devijimi më i vogël do të kishte pasoja katastrofike, që pashmangshmërisht do të çonin në shkatërrimin e botës. Qëllimi i shkencëtarëve është të sjellin këta katër ligje nën të njëjtën çati, dhe të gjejnë një formulë që të gjejë zbatim në gjithçka. Shkencëtarët e njohin këtë si “teoria e gjithçkasë” – ose thjeshtë formula universale. Dhe kyçi është pikërisht simetria. (Bota.al)
Fizikanët thonë se ligjet më të mirë janë ata me temperatura më të larta. Kjo sepse sa më e lartë temperatura, aq më i lartë numri i simetrive. Merrni ujin, për shembull: avulli nga uji i nxehtë është më simetrik se sa uji i lëngshëm. Kjo ndodh sepse avulli i ujit është gjithmonë simetrik, pavarësisht nga drejtimi që e sheh. Në gjendje të ngurtë, uji shfaq shumë më pak simetri. Sa më i ftohtë që bëhet, aq më pak elastike gjendja dhe aq më e ngurtë dhe e fortë bëhet një substancë, sepse i ftohti i prish simetritë. Dhe pikërisht kjo ndodhi gjatë Big Bangut, 13.7 miliardë vjet më parë.
Në fillim, është tmerrësisht shumë nxehtë. Nuk ka materie, hapësirë, kohë apo ligje natyrorë. Katër forcat themelore janë të bashkuara në një forcë të vetme elementare – një simetri e përsosur. Universi zgjerohet me shpejtësinë e dritës. Thërrmija të panjohura vërtiten nëpër hapësirën e krijuar rishtaz. Por teksa zgjerohet, universi ftohet. Temperatura e nevojshme për disa reaksione mungon dhe thërrmijat me energji të lartë shuhen, duke u zëvendësuar nga thërrmija të tjera. Dhe pikërisht këtu ndodh prishja e parë e simetrisë: graviteti ndahet nga forcat e tjera themelore dhe bëhet i vetëmjaftueshëm. Tre forcat e mbetura mbeten si e ashtuquajtura forca GUT (Grand Unified Theory).
Në këtë kohë shfaqet edhe asimetria e materies dhe antimateries – disa thërrmija “ngrijnë” në kohë. 10-36 sekonda pas Big Bangut, ndërveprimi i fortë ndahet nga GUT dhe krijohen kuarket dhe antikuarket e parë, që janë blloqet më themelorë që formojnë universin. Ajo që mbetet është forca e dobët që ndahet në elektromagnetizëm dhe në forcën e ndërveprimit të dobët, 10-12 sekonda pas Big Bangut. Tashmë temperatura ka rënë – por gjithësesi duhet të kalojë shumë kohë deri sa të mbërrihet tek minus 270 gradët, që është temperatura e hapësirës sot. Që atëherë, kanë ndodhur shumë prishje simetrish. Gjërat ndahen në simetri të reja, ose përfundojnë në rrugë njëdrejtimëshe asimetrike. Por në fillim ishte një simetri e vetme. kërkimi për këtë përsosmëri fillestare mund të jetë detyra më e lartë e njerëzimit. ScienceMag – Bota.al