Misteret që nuk i shpjegojnë dot as psikologët!

Didi

C'est la vie.

Nga besimi në Zot te dëshira e parezistueshme për të flirtuar me seksin e kundërt. Ka disa impulse njerëzore që edhe mendjet më të ndritura të psikologjisë nuk janë në gjendje që t‘i shpjegojnë. Ja disa nga çështjet që nuk kanë ende një përgjigje. Sic jane:


Vetëkontrolli

Martin Seligman, Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA.

Disa teoricienë besojnë se vetëkontrolli është një veçori e përgjithshme. Përvoja ime me humbjen e peshës e hedh poshtë një gjë të tillë. Unë kam peshuar 95 kilogramë gjatë 20 viteve të fundit dhe kam mbajtur dieta të vazhdueshme dhe disa herë rresht, por gjithmonë, pas disa kohësh, jam kthyer sërish 95 kilogramë. Mungesë vetëkontrolli? Vështirë të jetë kështu.

18 muaj më parë nisa që të eci, duke e ditur se 10000 hapa në ditë përgjysmojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake te një peron i moshës sime dhe me profilin e rrezikshmërisë sime. Që nga ajo ditë, bëj 14000 hapa në ditë. Kjo ndodhi pasi vendosa se duhet ta bëja një gjë të tillë, pra se ushtrova vetëkontrollin.



Bukuria

Chris McManus, Profesor Psikologjie në Universitetin e Edukimit Mjekësor në Londër.

اfarë është ajo gjë që e quajmë bukuri? Jo "arti" si një fenomen shoqëror bazuar në statusin apo pasqyrimin, apo fytyrat e bukura që dalin nëpër reklama, apo revista mode, por ato momentet e bukura me diell që na mbushin shpirtin me gëzim dhe paqe dhe na japin burime energjie për muzgun, apo gjethet e vjeshtës e të tjera si këto. Përmbajtja nuk ka rëndësi. Pikturat e mollëve të Cezanit nuk janë të bukura, sepse dikush mund të pëlqejë mollët për t‘i ngrënë, por sepse kanë formë të bukur. Madje bukuria gjendet edhe tek e tmerrshmja, për shembull ka fotografi të bukura, pra të arrira të gjërave të tmerrshme. Diku, duhet të ndodhet diçka formale, strukturore, kompozicionale, që përfshin të gjitha aranzhimet e dritës dhe hijes, tingullit dhe fjalëve që bëhen bashkë për të thënë në një mënyrë të re, idetë e vjetra. Kur shoh të bukurën, bie në kontakt me të, e di se përpara çfarë fenomeni ndodhem dhe jo vetëm unë, por edhe ti që po më lexon. Po a mund të ma shpjegosh se përse pak a shumë të gjithë jemi në një mendje për diçka që është e bukur, e diçka që nuk është e tillë?



Kush jam unë?

Stephen Reicher, Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Shën Andresë.

Kush jam unë. Jam hebre, por nuk jam besimtar. Nuk jam i sigurt se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh hebre. Megjithatë jam i sigurt se të tjerët janë të sigurt. Unë di se miliona njerëz janë masakruar për faktin e vetëm se ishin hebrenj. Unë e di se miliona të tjerë janë zhvendosur nga hebrenjtë për faktin e vetëm se ata nuk ishin hebrenj. Po çfarë është të qenit hebre për mua dhe për botën në të cilën jetoj? Kush jemi ne? Kush jam unë? Unë kam lindur në Angli në një familje që iku nga Gjermania dhe Polonia. Jam rritur nga prindër britanikë që dolën jashtë vendit për çështje pune. Tani jetoj në Skoci, me një grua që ka lindur në Yorkshire. Historia jonë është një pandemonium, fati ynë është një Kaledonian. Kush duam ne që të jemi, që të bëhemi? Deri ku na lënë të tjerët që të shkojmë, apo të realizojmë ëndrrat tona? A ka në fund të fundit rëndësi që të studiojmë me hollësi identitetet tona?


Vështirësitë e të mësuarit


Mike Posner, Profesor Psikologjie në Universitetin e Oregonit.

Përse e kam pasur shumë të vështirë që të mësoj të ndreq makinën, të gatuaj darkën, të qep një kopsë? Të tjerët e kanë bërë më me lehtësi, po atëherë përse unë jo? Ka shumë që më kanë thënë që të përpiqem më shumë, por të mësuarit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen personale, sado e madhe të jetë ajo. Pas më se 50 vitesh që studioj psikologjinë, sapo kam filluar që të kuptoj diçka. Ne mësojmë për rrjete neutrale, aftësi të fshehura dhe se si ato janë formësuar nga variacionet gjenetike dhe përvojat e hershme. Aftësitë e reja shpesh formëzojnë rrjetet e vjetra. E vetmja gjë që kam kuptuar në lidhje me aftësinë e të mësuarit është se ajo është ende një mister, por të paktën tani kam disa ide se ku mund të hulumtoj për të.


Ritualet sportive

David Lavallee, Profesor Psikologjie në Universitetin e Wellsit.

Do të doja të dija se përse ndonjëherë bëhem supersticioz, ndërsa luaj golf. Kur luaj jam i interesuar edhe për fenomenet psikologjike të lojës dhe lojtarit. Ndërkaq përpiqem që të aplikoj edhe teknika psikologjike si imagjinata për të përmirësuar pikavarazhin përmes veprimeve të supersticionit, të tilla si mbajtja e dy topave në xhepin e djathtë në shenjë fati të mirë. Ajo që nuk di është se përse vazhdoj që t‘i kem sjellje të tilla të vazhdueshme, ndërkohë që nuk i shpjegoj.


Optimizmi

Ellen Langer, Profesoreshë në Universitetin e Harvardit.

Kur një kolegu im i dashur ishte ende gjallë, ai shpesh thoshte se për të unë isha përcaktimi më i mirë që mund t‘i bëhet një optimizmi të përhershëm. Mendoj se këndvështrimi im shpjegon edhe fushën time të kërkimit shkencor. Në vend që puna ime të merret me përshkrimin e fenomenit, ajo synon eksplorimin e arsyes së ekzistencës së tij. Në një librin tim të fundit, diskutoj në lidhje me atë që ne konsiderojmë si kufirin e mirëqenies sonë fizike dhe shpirtërore. Mund të mos i kuptoj shumë gjëra, por çdo vit dhe çdo eksperiment që bëj më bind se e ardhmja i ngjan gjithnjë e më pak së shkuarës. Një tjetër gjë që di është se ndërsa e ardhmja shpaloset para nesh, njerëz si unë po kalojnë një kohë shumë pozitive. Unë mbetem optimiste në lidhje me të qenit optimiste.


Vdekja dhe falja


Paul Ekman, Psikolog i lirë.

Gjatë bisedave të mia të fundit me Dalai Lamën, ne patëm mosmarrëveshje në dy çështje. Njëra kishte të bënte me vdekjen për të cilën unë them se atë nuk e ndjen, ndërsa ai thotë se të gjithë e ndjejmë. Fakti është në anën e tij, duke qenë se të gjitha fetë premtojnë njëfarë jete pas vdekjes dhe ato nuk do ta bënin një gjë të tillë nëse njerëzve nuk do t‘u duhej një gjë e tillë. Unë kam frikë një vdekje të dhimbshme, por jo vdekjen në vetvete. Një tjetër mosmarrëveshje ishte në lidhje me faljen. Unë jam i mendimit që ka veprime të pafalshme, si abuzimi me të miturit, përdhunimi, Holokausti, tortura e të tjerë. Dalai Lama thotë se ai fal, por nuk harron.


Ankthet

Elisabeth Loftus, Profesore në Universitetin e Nju Jorkut.

Pas një përpjekjeje të mundimshme dhe jo veçanërisht të suksesshme, për të dhënë një ide në lidhje me ankthet, takova një grup njerëzish të zakonshëm dhe i pyeta se çfarë kishin për të thënë për veten. Ata nuk u ndjenë shumë komodë me pyetjen time ndaj më thanë, nëse kisha ndonjë ide më të qartë për pyetjen dhe unë i thashë të më thonin diçka në lidhje me ankthet e jetës së tyre. Një nga vajzat e grupit më tha se, sipas saj, ankthi ishte ajo ndjenjë që e bënte të vlerësonte më mirë paqen. Vetëm kaq? Po cila është arsyeja e mundshme për një sjellje të tillë, natë pas nate, një sjelljeje që në fund të fundit na frustron, na shqetëson?


Burimi: GazetaShqip
 
Back
Top