Miliarda vite më parë, në një pikë të panjohur të hiçit zanafillor, shpërtheu procesi evolutiv që ka arritur deri në ditët tona. Por Toka fsheh prej ngahera shumë sekrete aq sa janë dhe galaktikat që vërtiten nëpër Univers. Shumë prej tyre sfidojnë mendjen njerëzore duke lëshuar sinjale nga prania e tyre e heshtur? Të tjera prehen të pashqetësuara në pafundësinë e padukshme që na rrethon dhe kushtëzojnë egzistencën tonë me forca të pakonceptueshme e të stërmëdha. Kur do të na mundësohet vetëdija për origjinën tonë? Qysh nga origjinat e tij të largëta, njeriu nuk u mjaftua me të jetuarët, por ndjeu nevojën që të kthehej për të bërë pjesë në projektin e pafundëm prej të cilit ishte i bindur se e kishin dëbuar. Po përse kaq siguri? Në të gjitha kulturat që kanë gjalluar në këtë planet, egziston ideja e një atdheu të largët, e një Parajse Tokësore në të cilën njeriu ishte gjithçka, e gjithçka lëvrinte në të. Nuk kishte nevojë të dëshironte asgjë, e prapë kërkonte më shumë, e guxoi t'i afrohej së vërtetës, dijës, frutit të ndaluar. Qe ai çasti kur Zoti ndëshkoi etjen për ambicje të njeriut dhe e dënoi atë me një jetë mundimesh dhe vuajtjesh, në një botë të egër e të panjohur. ا'është njeriu? اfarë fshihet në 95% të trurit të tij, funksionet e të cilit mbeten ende të fshehta?
Nga Big Bengu deri më sot, ende shtrohet pyetja, nga e si u krijua njeriu?
A jo që na çudit me njeriun e lashtë, por që ende lëngon brënda secilit prej nesh, është aftësia e jashtëzakonshme për të jetuar në simbiozë me kozmosin, duke i njohur plotësisht shqisat e tij e duke ditur t'i kontrollonte e t'i orientonte kah e në mes të pafundësisë. Rreth kësaj aftësie të jashtëzakonshme, njeriu i zakonshëm nuk di sesi të përfitojë më, i mësuar siç është për të derdhur në teknologji funksionet natyrale të shqisave të tij, duke harruar kësisoj rëndshëm përmasën e tij shpirtërore. Në origjinën e dijës e të kulturës së çdo etnie njerëzore, ka një element që vjen para elementëve alkimikë apo themelorë, uji, toka, ajri, zjarri, hapësira? është tingulli.
Gjoni, në prologun e Ungjillit simbas atij vetë, thotë: "Në fillim ishte Ai që është Fjala". Ai ishte me Zotin; Ai ishte Zot. Ai ishte në fillim me Zotin. Përmes tij Zoti ka krijuar gjithçka??
Zanafilla thotë: "Zoti tha: bëhu, e u bë."
Në themel të filozofisë më të lashtë greke ishte marrëdhënia: mendim-fjalë-realitet. Por filozofia greke ka marrë nga ajo e Egjiptit.
E në fakt zanafilla egjiptiane e Menfit thotë: ?Ptah, i madhi, është zemra (truri) dhe gjuha (fjala) e Enneade-s së zotave, ai krijoi zotat, lindi në zemër dhe lindi në gjuhë diçka në formën e Atum.?. Tashti, Atum është krijuesi, por kuptohet se ai është i krijuar, falë zemrës (fronit të mendimit, simbas egjiptianëve) e falë zërit (gjuhës).
Edhe Egjiptianët kanë marrë nga filozofia e Lindjes së Afërme, e kështu me radhë derisa arrijmë atje ku adresohet filozofia më e lashtë: India . Brahma është Gjithçkaja, është Zot, shpirt universal.
Në themelin e zanafillës Indu, e kotë ta themi, është tingulli.
Tingulli i heshtur i Spiritualitetit. Kushdo që ka njohje rreth doktrinave shpirtërore indiane, do të ketë dëgjuar për Mantra-n. ثshtë një disiplinë meditative e cila nëpërmjet shqiptimit zëulët të rrokjeve të shenjta sanskrite, mundëson të dërguarët-për ta thënë me terma profane- në ?rikumbim? të mëndjes e cila është armikja më e betuar e Atman, Unit, shpirtit individual që duhet të realizohet për t'u kthyer e bërë pjesë në Gjithçkanë. Mëndja prihet ta largojë individin nga pafundësia, duke i dhënë iluzionin e të qënit i vetëmjaftueshëm e duke e shtyrë kah egoizmi. Vetëm duke arritur të asgjësosh e të kontrollosh mëndjen, Atman ngjitet në perceptimin më të lartë prej ku ndjehet përkatësia në Gjithçkanë që është Shpirt hyjnor?
Ajo që njeriu ka harruar përgjatë udhëtimit të tij të pasigurtë historik, është pikërisht fakti i të qënit njeri, një zot i rrëzuar që ëndërron të vezullojë prej dritës hyjnore.
Cosimo Orlando
Njeriu si masë e krijimit
اfarë lidhjesh mund të gërshetohen mes gjeometrisë dhe krijimit? Fraza mitike si, ?Në fillim ishte fjala?, ose aksioma të pazbërthyeshme si ?Gjeometria është muzikë e ngrirë? (Goethe) ose akoma më mirë e edhe më përpara ?Gjeometria është muzikë e ngurtësuar? (Pitagora), në dukje nuk mund të lidhen. Krahasimi mbetet thuajse një paradoks, duke patur parasysh ngjyrimet e ndryshme të këtyre mesazheve. Nëse mes gjithë krijimit njeriu rezulton të jetë produkti më i arrirë i bëmave Hyjnore (duke ditur se është krijuar si imazh a ngjashmëri), çfarë roli luan Gjeometria në krijim, apo mos ndoshta mund të jetë vetë njeriu hallka e lidhjes? ثshtë shumë tërheqëse të dihet se shumë prej njerëzve të mëdhenj të së shkuarës e kanë ndërmarrë këtë rrugë kah mendimi fillimor, pra kah Thelbi, nëpërmjet të cilit mund të lidhet gjithçka, ku gjithçka mund të bashkohet në një sinkretizëm idealist, diktuar nga i vetmi synim për të zbuluar të vërteta të mëdha që e mundojnë njeriun në kërkimin e dëshpëruar të realitetit të tij autentik. Qëllimi për të kuptuar të vërtetën, është diçka që mund të arrihet vetëm nëpërmjet sintezës.
Sepse sintezat janë në të vërtetë konstruksione të Shenjta të të gjitha kohërave e të çdo vendi ku vepron Krishterimi si Katedralet e mëdha apo kulturat dukshmërisht të ndryshme prej tonës, si ato parakolombiane, Hindu, Egjiptiane, Greke, etj?
Vëndet ishin të ndryshme, kohërat të ndryshme, por qëllimi, pra rezultati i Harmonisë, ka qenë gjithmonë i pandryshueshëm; sepse figura njerëzore, që në një farë periudhe të historisë është sintetizuar me urti nga Leonardo Da Vinci (i cili ndjek me përsosmëri të dhënat e Vitruvio-s), nuk shprehin tjetër veç se koceptin se, Njeriu është masa që duhet ndjekur për të shqyrtuar në trajtë të zvogëluar Krijimin Hyjnor, e për rrjedhojë edhe imazhin e Zotit.
Rezultati është Njeriu Vitruvian, i cili përfaqëson Mikrokozmosin që ndryshon simbas Makrokozmosit. Një konkluzion më i denjë na ofrohet nga Johan Kepler, i cili, në një nga traktatet e tij më të famshëm, ?Harmonices Mundi?, shkruan:
?Gjeometria i paraprin krijimit të gjërave, të përjetshme si Shpirti i Zotit, madje, gjeometria është vetë Zoti, dhe na ka ofruar arketipët për krijimin e Botës.?.
Enrico Galimberti
?Big Bang?-u në mitet egjiptiane të Krijimit
Mes miteve egjiptiane të krijimit, ka ngjallur shumë interes ai i ?përpunuar? në Hermopoli. Qyteti quhet sot El-Ashmuneim, që në egjiptianshen e lashtë është Khmun, numri tetë, që i korrespondon hyjnisë së Ogdoad, egzistenca e të cilit i paraprin hyjnisë Ra. Në lashtësi, qyteti qe qendra e kultit Thot, zotit të urtësisë e mbrojtësit të skribëve, që është Hermes për Grekët. Në epokën greko-romake Thot adhurohej si Hermet Trismegjisti, pra, tre herë i madhi, dhe atij i atribuohej i ashtuquajturi Trup Hermetik, pra një bashkësi shkrimesh me interpretim të errët dhe me karakter mistik. Miti hermopolit nuk shmanget shumë nga ai heliopolitan, dhe pse në ca veçanësi trazuese?
Kumti i teorisë së Big Bang na duket më se i justifikuar, ndonëse nuk e pranojmë një liri të tillë për të arnuar në rrobat e hipotezave tona një teori shkencore. Gjithsesi, nëse egjiptianët do të kishin dashur të na e hiqnin çdo dyshim mbi faktin se kishin përpunuar një teori shkencore-religjioze (kujtojmë se në ato kohëra të gjitha shkencat ishin të shenjta) të ngjashme me Bib Bang-un tonë miti do të thoshte pak a shumë kështu:
?dhe forcat që ushtroheshin mbi lëndën hyjnore zanafillore u shkrinë mes tyre e i dhanë jetë një shpërthimi të papërshkrueshëm e me një fuqi të padëgjuar, prej të cilit shpirti krijues hyjnor u shburgos e i dha rrugë krijimit të të gjitha gjërave, të qiejve e të tokës?.
Në Egjipt, ashtu siç po dëshmon edhe vetë arkeologjia me zbulimet e veta, janë varrosur tradita mistiko-religjioze që tashmë është moralisht dhe shkencërisht e padrejtë të trajtohen si frut i një populli që simbas oligarkisë ortodokse arkeologjike, fill i sapodalë nga barbaria prehistorike, qe në gjendje t'i lartësonte zotit të qiellit madhështinë e Piramidave, mrekulli të njerëzimit të frymëzuar në mënyrë hyjnore.
Antonio Mattera
Teori dhe hipoteza mbi jetën në univers
Qysh në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse egziston jeta në planete të tjera të Universit, e mbi të gjitha a egzistonin krijesa inteligjente. Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkenctarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumenta pro e kundër egzistencës së jashtëtokësorëve. Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar në shek. VI para Krishtit. Simbas këtij mendimtari, burimi i gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar e prandaj mund të egzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre.
Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se egzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga një llojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t'iu nënshtruar atypëraty një rregulli të përkohshëm. Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një botë në tjetrën, duke gjeneruar qënie shumë të ndryshme herë mbas herë. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).
Në përgjithësi mendimi filozofik perendimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të egzistencës së jetës në botëra të tjera.
Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planete të tjera u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planete, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere. Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtërngata. Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vimë në kohët tona kur vëzhgimi i planeteve është bërë më i saktë dhe me i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.
Përktheu: Shpëtim Kelmend