Mirësia, pse sot nevojitet më shumë se kurrë

Mirësia është kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe. Është kaq e natyrshme, dhe përqafon një gamë të gjerë ndjenjash të përshkruara me fjalë të ndryshme: solidaritet, bujari, altruizëm, qëllime të mira, humanitet, mëshirë, empati. Në të shkuarën këto ndjenja njiheshin me fjalë të tjera: filantropi (dashuria ndaj njerëzimit).
Gentilezza1a.jpg


MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Në pjesën më të madhe të historisë perëndimore, mirësia është lidhur me besimin fetar, i cili i konsideron të shenjta instinktet e bujarisë dhe i vendos në një besim më universal. Për shekuj, udhëheqësja ka qenë bamirësia e predikuar nga besimi, e cila ka mbajtur të bashkuar individët në një shoqëri. Postulati “duaje tjetrin si veten tënde” ose “bëj për tjetrin atë që do të doje të të bënin për ty të tjerët” apo “sillu me tjetrin ashtu siç do të doje ti të silleshin me ty”.

Nëse çdo njeri e nis me këtë synim, atëherë mirësia do triumfojë. Ikonat popullore të solidaritetit, Nelson Mandela, Nënë Tereza, Princeshë Diana etj., na mësuan të kuptojmë se mirësia vazhdon të jetë një përvojë pa të cilën nuk bëjmë dot. Mirësia është ajo që i bën jetët tona më kuptimplota për t’u jetuar. Çdo sulm kundër mirësisë, është sulm kundër mirësisë, paqes tonë të brendshme.





Siç shkuante Donald Winnicott më 1970, “mirësia është aftësia për të hyrë në mendimet, në ndjenjat, në shpresat dhe në frikërat e një personi tjetër, dhe t’i lejosh tjetrit të bëjë të njëjtën gjë me ne”. Përkujdesja për njëri-tjetrin, thoshte Jean-Jacques Rousseau, na bën thellësisht njerëzorë. Varemi nga njëri-tjetri jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për vetë ekzistencën. Një njeri pa lidhje emocionale ose gënjen, ose është i çmendur, shprehej ai.

Ciceroni e përkufizonte mirësinë dhe mirënjohjen si “Prind i të gjitha virtyteve”. Mendoj se ka thënë plotësisht të vërtetën, sepse është një virtyt që rrallë mund ta gjesh në ditët e sotme. Çdo njeri duhet të jetë bamirës, të japë ndihmë në ditët më të vështira, kundrejt atyre që i ofrojnë gjithçka vetëm e vetëm që t’i shohin të lumtura fytyrat e tyre. Prandaj, të bëjmë mirë, se nga mirësia veç pasurojmë shpirtrat e tyre dhe tanët.





Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155
 
?????????
Çdo njeri duhet të jetë bamirës, të japë ndihmë në ditët më të vështira, kundrejt atyre që i ofrojnë gjithçka vetëm e vetëm që t’i shohin të lumtura fytyrat e tyre. Prandaj, të bëjmë mirë, se nga mirësia veç pasurojmë shpirtrat e tyre dhe tanët.
 
Une jam akoma nen efektin e filmit the Mauritanian. aq sa pashe ne youtube cdo vidio ne lidhje me Mohamedou Ould Slahi. ?
Tek ai i shikoje te gjitha cilesite e mesiperme! E habitshme pas aq shume vitesh torture.
 
Dhe meqë jemi në kohë pandemie dhe flasim shpesh për transmetim sëmundjesh.
Edhe solidariteti, altruizmi, bujaria etj. Është "sëmundje që transmetohet pak më ngadalë, por tejet infektive"...
Uroj që të "sëmuren" sa më shumë njerëz nga ky "virus" pasi di ta bënte botën një vënd më të mirë...
 
Une jam akoma nen efektin e filmit the Mauritanian. aq sa pashe ne youtube cdo vidio ne lidhje me Mohamedou Ould Slahi. ?
Tek ai i shikoje te gjitha cilesite e mesiperme! E habitshme pas aq shume vitesh torture.
Un e kam shiku para disa ditesh super film, dhe kur thot ne fund te filmit qe sju maj meri atyre qe skan lan gja pa mba ?

Buzeqeshni njerez edhe kjo eshte miresi per dike.
 
Miresi eshte ajo me cka eshte i kenaqur shpirti yt dhe zemra yte
 
Me fjale jemi te gjithe te mire.
Miresia eshte ne veprime dhe sjellje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top